Hyrje | Teknologjia | BE, në 2014 nuk do të ketë më roaming

BE, në 2014 nuk do të ketë më roaming

BE, në 2014 nuk do të ketë më roaming

Sa here keni pyetur veten perse duhet te paguani thirrjet qe merrni kur jeni jashte vendit tuaj? Bashkimi Evropian ka ndermarre nje ser ndryshimesh ne tregun e telefonise duke lehtesuar apo duke hequr barrierat e komunikimit ndermjet shteteve qe ndodhen ne BE.

Hapi i fundit eshte heqja e takses Roaming apo e thene ndryshe krediti i paguar ne momentin qe merrni nje thirrje kur ju jeni jashte shtetit. Thirresi duhet te paguaje shume shtrenjt e gjithashtu edhe ai qe merr thirrjen. Por nga 2014 ne vendet e BE tarifa roaming nuk do te ekzistoje, kjo fale nje iniciative marre nga BE.
Sipas BE, perdoruesit mund te zgjedhin mes dy opsioneve: E para qe poseduesi i SIM te mund te zgjedhe nje tarife unike kombetare qe vlen dhe per thirrjet jashte vendit ku ai ndodhet. E dyta qe ai te zgjedhe nje operator tjeter per thirrjet jashte. Ne te dyja rastet tarifa nuk mund te kaloje 0,19 euro per minute (pa tvsh).

Brenda 2014 operatoret e telefonise levizshme duhet te ulin cmimet me 67% per thirrjet brenda dhe jashte rrjetit kombetare dhe atij nderkombetare. Per ndermarrjet qe shfrytezojne felefonin fiks do te aplikohet nje tarife e njejte si per thirrjet kombetare dhe ato nderkombetare.

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7