Hyrje | Teknologjia | Hendo, skateboardi fluturues

Hendo, skateboardi fluturues

Hendo, skateboardi fluturues

Një kompani teknologjie në Kaliforni po shndërron fantazinë në realitet. Hendo Hover ka krijuar një skateboard real, të ngjashëm me atë të filmit të famshëm ‘kthim në të ardhmen’, të quajtur Hendo.

Ky objekt përdor një forcë magnetike për të pluskuar 2.5 centimetra mbi sipërfaqjen e tokës. Katër motorre me madhesi sa një pjate normale, në pjesen e poshtme të pajisjes krijojnë një fushë magnetike.

Kjo në këmbim, krijon një fushë magnetike sekondare e cila, kur përdoret mbi sipërfaqje konduktive si përshembull metali, e lejon skateboardin të pluskojë në ajër.

Prototipi i cili peshon rreth 40 kilogram lëviz ngadalë dhe sipas atyre që e kanë testuar, është i lehtë për tu përdorur.

Kyle O Neil është një nga inxhinierët që po punojnë mbi këtë projekt. Disa njerëz thonë se është si snowboarding.

Disa të tjerë thonë se është njësoj siç e kishin imagjinuar se do të ishte, cka është disi një përgjigje interesante sepse askush nuk ka përdorur një të tillë më parë, thotë ai.

Për momentin Hendo mund të funksionojë për rreth 15 minuta përpara se të ketë nevojë për rikarikim dhe funksionon vetëm mbi sipërfaqje metalike.

Zhvilluesit ëndërrojnë për të krijuar parqe, të ngjashme me parqet e skateboardve, ku njerëzit do të jenë të aftë të marrin me qira skateboard fluturues dhe të lëvizin me to në ato pista.

Kompania gjithashtu po ofron edhe disa pajisje për zhvilluesit individual, në mënyrë që këta të fundit të gjejnë edhe mënyra të tjera të reja për përdorimin e kësaj teknologjie.

Bashkë themeluesi i kompanisë, Greg Henderson thekson përshtatshmërinë e teknologjisë të përdorur në Hendo.

Teknologjia mund të përshtatet me çdo gjë. Kudo ku ka një rrotë, ka një mundësi. Kompania planifikon të zhvillojë teknologji magnetike dhe të licensojë patenta ndaj ndërtuesve, firmave inxhinerike dhe kujtdo tjetër që mund të dëshirojë të shndërrojë një objekt në fluturues.

Në të ardhmen, krijuesit e mendojnë teknologjinë e tyre të përdorur për trena, që transportojnë konteniere të mëdhenj dhe madje edhe për të ngritur ndërtesat mbi sipërfaqjen e tokës gjatë tërmeteve.

/oranews.tv/

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7