Hyrje | Teknologjia | Kopjuter Basics | Si të fshini të gjithë toolbar-et e bezdisshme nga shfletuesi juaj

Si të fshini të gjithë toolbar-et e bezdisshme nga shfletuesi juaj

Si të fshini të gjithë toolbar-et e bezdisshme nga shfletuesi juaj

Vjen një kohë që shohim se kemi instaluar shumë gjëra në shfletuesin tonë. E kush mund të na vejë faj?

Interneti është një “shesh lojërash” ku shpenzojmë orë pafund për të zbuluar programe dhe aplikacione të reja, derisa arrijmë në një pikë kur harrojmë se gjithë këto instalime që kemi bërë mund ta ngadalësojnë kompjuterin apo ta bllokojnë atë. Prandaj, për ta pasur kompjuterin sa më të pastër, duhet të marrim disa masa.

Një nga ato më efikaset është Toolbar Cleaner, pa pagesë, i cili pastron të gjithë shfletuesin tuaj nga toolbar-et e panevojshme. Ai shkon edhe përtej saj, pasi mund të fshijë edhe plugins dhe extensions. Një opsion tjetër shtesë është edhe pastrimi i menusë start up të Windows.

Fillimisht duhet të instaloni programin, proces i cili zgjat rreth 1 minutë pasi skedari i instalimit është vetëm 1 MB. Kini kujdes, pasi gjatë instalimit, aplikacioni do të përpiqet të ndryshojë faqen kryesore të shfletuesit tuaj si dhe të instalojë diçka që quhet "anti-phishing domain advisor".

Të gjitha këto mund t’i anashkaloni duke bërë uncheck gjatë procesit. Me një fjalë, duhet të përqendroheni gjatë këtyre hapave. Pasi të ketë përfunduar instalimi, hapni Toolbar Cleaner dhe do t’ju shfaqen menjëherë dy tab-e.

E para titullohet "Browsers", dhe do t’ju tregojë të gjitha toolbar-et, extensions dhe plugins që keni instaluar. Aplikacioni suporton shfletues si Firefox, Google Chrome, dhe Internet Explorer. Shihni listën dhe vendosni se cilat nuk ju duhen. Mbyllni shfletuesin dhe klikoni "Remove Selected Toolbar(s)". Pasi të hapni sërish shfletuesin, ato do të jenë zhdukur.

Tab-i tjetër është "Windows Startup". Do të shihni një listë të të gjitha shërbimeve dhe aplikacioneve që hapen kur hapet Windows. Nëse janë shumë, do të keni vënë re patjetër se kompjuteri juaj është ngadalësuar.

Nëse nuk kuptoni diçka, mos e trazoni, sepse në të kundërt mund të hiqni diçka të dobishme për sistemin operativ. Kryeni veprimet e heqjes (remove) vetëm për ato elemente që i njihni me siguri. Më pas klikoni "Remove Selected Startup Item(s)". Ato vetëm do të çaktivizohen, pra nuk do të çinstalohen. Së fundmi, ju themi se jo të gjithë toolbar-ët janë të rrezikshëm.

Për shembull, Google Toolbar është një mjet i dobishëm dhe i sigurt, i zhvilluar nga vetë kompania.

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7