Hyrje | Teknologjia | Kopjuter Basics | Fundi i një epoke, Thierry Henry tërhiqet nga futbolli

Fundi i një epoke, Thierry Henry tërhiqet nga futbolli

Fundi i një epoke, Thierry Henry tërhiqet nga futbolli

Vjen një ditë që edhe legjendat duhet të dorëzohen përpara moshës dhe viteve që kalojnë. Thierry Henry tashmë 37 vjeçar ka komunikuar sot tërheqjen e tij përfundimtare nga futbolli i luajtur. Ish ylli I Arsenalit nëpërmjet një statusi në rrjetin social “facebook” me keqardhjen lajmëroi se nuk do të zbresë më në fushë si futbollist profesionist

“ Pas 20 vjetësh të kaluara në terrenet sportive kam vendosur të tërhiqem nga futbolli profesionist. Ka qënë një udhëtim I pabesueshëm”

Thierry Henry cilësohet si një ndër futbollistët më të mirë të viteve 2000 kur me fanellën e Arsenalit shënonte në të gjitha mënyrat, megjithëse ka provuar të luaje edhe me Juventusin e Barcelonën ka qënë pikërisht me ngjyrat e topçinjëve që francezi arrit kulmin e karrierës së tij. Në sezonin 2001-2002 Arsenali u rikthye tek titulli kampion dhe merita ishte sigurisht e djaloshit nga Les Ulis.

Ndërkohë që magjitë e francezit pushtuan Premier Leaguen në sezonin fantastik 2003-2004, ku Arsenali u bë skuadra e parë në historinë e futbollit anglez që e mbyllet një sezon të plota pa pësuar humbje, ku ndërsa Henry realizoi bukurinë e 39 golave në të gjitha kompeticionet, duke u shpallur golashënuesi jo vetëm në Premier League por edhe në të gjithë europën, dhe gjithashtu u vlerësua për herë të dytë në karrierë me çmimin e lojtarit më të mirë në kampionatin anglez. Që nga ai moment emri I tij u gdhend përjetësisht në historinë e klubit londinez.

Por sukseset e Henry-s nuk janë ndalur vetëm në rang klubesh, ai triumfoi në kupën e botës me gjelat francez kur ishte vetëm 21 vjeç, në kompeticionin e vitit 1998 i cili u zhvillua pikërisht në Francë Titi së bashku me Trezeguen mrekulluan të gjithë opinion sportiv me talentin e tyre mahnitës. Ndërsa dy vite më pas erdhi një tjetër sukses madhështor si vendi i parë në kampionatin europian, ku francezët mposhtën në finale Italinë.

Së fundmi Henry u aktivizua në kampionatin e SH.B.A me New York Red Bulls aty ku edhe vendosi ti jepte fund karrierës. Tashmë ai do të nisë një tjetër udhëtim të bukur atë të analistit sportiv për eminentin e njohur televiziv “Sky News”. Megjithatë dita e sotme shënjon Epilogu i një rrugë të gjatë por të plotësuar nga lëvizje spektakolare , fitore madhështore dhe sigurisht edhe zhgënjime. E sigurt është që Thierry Henry do të mbetet gjithnjë në zemrat e atyre që e me futbollin bukur kanë lidhur pasionin e jetës, ndërsa statuja jashtë stadiumit të Arsenalit i ka dhënë përjetësinë një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave


Ora news

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7