Hyrje | Intervista | Intervista: Shaban Hadëri,Mos i hiqni “Pesë heronjtë e Vigut”

Intervista: Shaban Hadëri,Mos i hiqni “Pesë heronjtë e Vigut”

Një jetë me daltë në dorë, ku kanë dalë me dhjetëra figura heronjsh apo figura historike. Që në moshë të njomë u pikas talenti i tij për të vazhduar mësimet në Lice dhe pastaj studimet në Petërburg (Rusi). Monumenti i Enver Hoxhës, i cili u vendos në qendër të Tiranës i kushtoi shumë, pasi aty filloi që shëndeti t’i binte dhe dalëngdalë dalta tek dora e tij nuk kishte më forcën e burrit të fuqishëm. Ndër të parët që mori titullin “Artist i Popullit”, për asnjë moment nuk lë pa përmendur mësuesit, por edhe shokët e tij si “mjeshtrin e madh” (sipas tij) Odise Paskali, Kristaq Rama, Mumtaz Dhrami. Tashmë dhe pse i ka kaluar të tetëdhjetat dhe shëndeti nuk është i plotë në vend të daltës ka marrë penelin. Pikturon mbi 8 orë në ditë. Kur nuk e zë gjumi ndez dritën dhe rrëmben penelin. Fëminia e tijë është akoma më interesante. Si në libra. Rritur mes plumbash, por dhe dëshirës për të mësuar, për të shkuar në shkollë. Nga familja trashëgoi ndjenja të theksuara patriotike, por më shumë për të formuar një personalitet solid personalitetin e të qenit njeri. Kujton me dhimbje rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në qendër të Tiranës (jo për emrin e Enverit), pasi punë të tilla, sipas tij, nuk ka pse të copëtohen sepse janë vepra arti, por mund të ruhen në vende të mbyllura. Por, tashmë përjeton një ankth. Atë të veprës së “5 heronjve të Vigut” në Shkodër. Do ta heqin atë nga vendi ku ka mëse 40 vjet? Pyet veten, por këtë pyetje ma drejton dhe mua. Loton dhe më thotë:- Bëni diçka, sensibilizoni pushtetarët që ai bust të mos lëvizë. 

 “Pesë heronjtë e Vigut” kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave për disa kohë. Kur ke filluar ta ideosh këtë vepër madhështore?

 Është një ndër kohët më të bukura dhe më të vështira të jetës time. Ishte periudha kur unë sapo kisha dalë nga bankat e Univeristetit. Unë që në vogëli, kur fillova të shoh ngjarjet e luftës, kur dëgjoja nga prindërit apo nga të afërmit ngjarje trimërie, ndieja një gëzim një dëshirë për t’i parë, për t’i shkruar apo për të bërë diçka për këta heronj. Unë edhe vetë kam qenë në luftë, pra kam marrë pjesë në luftë. Heronjtë e luftës më ndiznin fantazinë. Ngjarje të tilla, tregime të tilla më jepnin një forcë të brendshme të kërkoja diçka të veçantë në jetë. Kjo ndoshta ishte ajo që më shtyu që të merresha me portrete heronjsh. Kur isha në Universitet në Petërburg shumë skulptorë bënin të njëjtat punime. Kishin të njëjtën imagjinatë. Kishin të njëjtën dëshirë për të bërë porterte heronjsh. Sapo kishte mbaruar lufta dhe kudo diskutohej për heronjtë. Për partizanët që shporrën bishën naziste. 

Pra, shkolla në Rusi ju ndezi më shumë dëshirën për të derdhur në mermer, bronx, heronj?

Po.Unë studioja në Petërburg.  Shkolla në Rusi jo vetëm ma shtoi këtë dëshirë, por më mësoi edhe shumë gjëra nga arti i skulpturës. Unë ndenja 6 vjet në Rusi 1952-1958. Nga këto, një vit ishte diploma. Të gjithë shokët e mi të kursit ideonin skulptura heronjsh. Tema e luftës ishte tema e ditës. Rusia kishte një shkollë shumë profesionale për përgatitjen e piktorëve dhe skulptorëve. Pedagogët ishin të gjithë të moshuar dhe me tituj shkencorë. Kërkesa e llogarisë ishte maksimale. 

 Po në shkollë a bëtë ndonjë skulpturë?

Po. Bëra skulpturën “Tre heronjtë”. Ishte një skulpturë që e bëra me shumë dashuri. Ishte për diplomën, ku dy shokë tërhiqnin në mes të rrezikut shokun e tyre të plagosur në luftë. Kjo skulpturë u ekspozua në Moskë mes shumë skulpturave të tjera të krijuesve nga vendet ish-komuniste. Pra ishin 13 shtete që paraqitën krijimet. Pra nga Petërburgu në Moskë. Ishte viti 1958, viti i fundit që bëja diplomën. Unë nuk e dija që skulptura ime kishte shkuar në Moskë. E mora vesh më vonë pasi në atë kohë unë erdha në Shqipëri se martova motrën. Atë vepër e paraqitën si të Shqipërisë. Ajo vepër ka ngelur në Rusi. 

 Kur u kthyet në Shqipëri, ku u emëruat?

Unë u emërova mësues në Lice. Atë kohë (pra në vitin 1958) ende nuk ishte hapur Akademia e Arteve. Akademia u hap dy vjet më vonë dhe unë pastaj kalova aty pedagog në degën e skulpturës. Së bashku me mua në degën e pikturës ishte pedagog mjeshtri Guri Madhi, ndërsa drejtor i Akademisë ishte i shquari Vilson Kilica. 

 Kur filluat skulpturën “5 heronjtë e Vigut”?

Pikërisht kur isha Pedagog. Pra pas vitit 1963. Në fillim e bëra të vogël, pastaj u hodh  në allçi. Por duke parë se ishte një vepër e gjetur, e spikatur, ku popullit të Shkodrës i pëlqeu shumë u vendos që të bëhej 5 metër e lartë. Pra 5 heronj. Ishte një punë e madhe që zgjati disa vjet. Aty ku do të vendosej në shesh u vendos dhe studioja ime (N.q.s do ta quaj kështu). Ajo u kthye në kantier pune. Populli i Shkodrës më vizitonte çdo ditë. 

Në Shkodër çfarë vepre ka bërë tjetër Shaban Hadëri?

Isa Buletinin. Një tjetër vepër gjigande kjo. Kjo është vendosur në Shkodër në një rrugë tjetër të këtij qyteti. Lartësia është 6 metër. Dy nga veprat e mia nga më të bukurat janë në Shkodër. Unë aty kam kaluar pjesën më të bukur të jetës. U bëra si shkodran. Aty sikur më vinte një frymëzim i veçantë. Sikur Buna ma ledhatonte daltën dhe mendimin për vepra sa më dinjitoze. Shkodra më dha shumë në profesion. Shumë. Aty mora atë tharmin për të qenë selektiv në vetvete, për të kërkuar më shumë ndaj vetes, për të respektuar më shumë profesionin.  

Meqë folët për fëmijërinë. Ku ka lindur dhe ku e gjeti lufta Shaban Hadërin?

Kam lindur në fashatin Palavli të Delvinës. Ishte një fshat i vogël, por me tradita patriotike. Rridhnim nga një familje e kamur. Shkollën fillore  e kam bërë në fshatin ngjitur në Kopaçes. Bëja gjysmë ore me këmbë për të shkuar në shkollë. Më vonë, në kohën kur Shqipëria po pushtohej nga Italia fashiste, familja jonë zhvendoset në Delvinë. Pra lufta bëri që ne të zhvendoseshim aty. Ajo zonë gjithmonë është shquar për ndjenja patriotike. Njerëzit janë punëtorë, fjalëpakë dhe të zgjuar. Është ajri që i bën njerëzit të tillë, është uji, qumështi i veçantë i bagëtive.  

Ju a morët pjesë në luftën Nacional Çlirimtare?

Po. Mora dhe pse fëmijë. Isha 16 vjeç kur shkova në Brigadën e 14-të Sulmuese (viti 1944). Unë u futa në fund të luftës, pra vitin e fundit. Më shumë luaja rolin e shpërndarjes së porosive, apo tregues rrugësh sinjalizues për partizanët. Isha shumë i gëzuar për këtë pjesëmarrje, për vetë faktin se tashmë po shihja nga afër ato që më tregonin pranë vatrës të afërmit e mi. Lufta të pjek para kohe, të jep mësime që nuk t’i jep shkolla. Aty kalitesh më së miri për jetën.  

Pas luftës ku filloi të mësojë Shaban Hadëri?

Në Tiranë. Pas lufte shkova tek disa të afërm të mi,  të cilët më futën në shkollën shtatëvjeçare (ashtu ishte atëherë). Këtu një mësuesi im më pikasi si talent. Ai më mbante afër dhe më thoshte do bëhesh piktor apo skulptor i mirë. Mësuesi quhej Nexhmedin Zani. Kishte mbaruar studimet në Romë. Ishte një mësues i pashëm, babaxhan, i dhënë shumë pas mësimdhënies. Por mbas 7-vjeçares unë fillova shkollën teknike, megjithëse kisha shumë talent. Rastësisht në shkollë vjen mësues Nexhmedini dhe habitet kur më pa. Kishte kohë që më kërkonte. Ai i thotë mësuesit tim kujdestar që këtë nxënës mos e mbani këtu. Niseni direkt për në Liceun Artistik. Të nesërmen u gjenda në Lice.  

Si ishte gjendja e Liceut në atë kohë?

Dhe pse në hapat e para siç do gjë pas lufte, kishte mësues të shkëlqyer. Profesionistë. Midis tyre ishte dhe skulptori i madh Odhise Paskali. Ai e nuhati talentin tim qysh në fillim dhe për 4 vjet në Lice më mbajti shumë afër. Në shumë punime të tij ai më mbante si ndihmës. Ishte një njeri shumë i apasionuar. Shumë korrekt dhe kërkues. Nuk falte kur merrte daltën në dorë. Nga njerëz të tillë ke gjithmonë se çfarë mëson. Ata mbeten ikona në udhët e jetës. Ata janë pak ku ne duhet të bëjmë shumë që ti kujtojmë, lartësojmë, për ti dhënë vendin e duhur në historinë e vednit tonë.  

Pse sot nuk bëhen skulptura të këtyre përmasave?

Sepse nuk ka investime. Shtetit si duket nuk i intereson të bëjë vepra të tilla. Këto punime duan investime të mëdha. Duhet të ketë përgjegjësi. Pra me një fjalë punë të tilla duhet të mbështeten drejtpërdrejt nga shteti. Këto vepra nuk janë lojë fjalësh.  Të merr malli të bësh një skulpturë?Malli?!. Eh mor djalë. Mos ma zër me gojë. Puna ma mori shëndetin. A e kupton ti çdo të thotë të gjendesh para “Heronjve të Vigut” dhe tashmë të mendosh se nuk mund ta bësh dot një të tillë (loton)?!

Po në Kosovë a ke shkuar në periudhën e komunizmit?

Po. Gjithnjë kam qenë i lidhur me këtë copë trualli të kombit tonë. Kam shkuar në Prishtinë nga viti 1968. Kam çuar një ekspozitë me piktura dhe skulptura. Jemi pritur jashtëzakonisht mirë. Ishte ekspozita e parë që hapej nga shqiptarët në ish-Jugosllavi.  Si e përjetuat pavarësinë e Kosovës?Ishte moment magjik për historinë e kombit tonë. Një moment që e kemi pritur me ankth, dëshirë dhe plot entuziazëm. Do kisha dëshirë të isha mirë me shëndet që të punoja diçka për këtë ditë. Do kisha shumë dëshirë. Kam lexuar, kam dëgjuar, kam mbajtur shënime për këtë trevë me histori të shkëlqyer të kombit tonë.  

 Box 1Monumenti “Pesë heronjtë e Vigut” 

Mos. Mos! 1000 herë mos! Mos e hiqni atë skulpturë, përmendore (monument) vigane. Ajo nuk më përket mua. Ajo i përket qytetit me kulturë të Shkodrës. Ajo skulpturë është pjesë e historisë së saj. Pjesë e arkitekturës së saj. Ajo tashmë është bërë një pjesë e trupit të Shkodrës. Afërsisht 40 vjet jetë. Gjysmë shekulli mes njerëzve, popullit të Shkodrës. Jo se është vepra ime. Ajo është pjesë e historisë së një populli. Vetëm për të bërë bazamentin e saj erdhën dhe punuan 5 ustallarë nga Korça, ku gurët u morrën nga gurorja e Shkodrës. 20 km larg. Merrej guri- mermer për bazamentin. Një bazament i shkëlqyer. Ata punuan vetëm për bazamentin 8 muaj. Bazamenti ishte mbi 4 metër. A mund të hiqet një vepër e tillë?  Box2 

Box 2Veprat e mëdha

Po. Kam disa bashkpunime me mjeshtrat e daltës shqiptare. Me ata që e ngritën në art të vërtetë skulpturën shqiptare. Ja disa prej tyre:-“Nënë Shqipëri” tek Varrezat e Dëshmorëve (Kristaq Rama, unë, Muntaz Dhrami,)-“Sheshi Flamurit” “Monumenti i Pavarësisë” (Kristaq Rama, unë, Mumtaz Dhrami,)

Të miat:-

5 heronjtë e Vigut”-“Isa Boletini”, në Shkodër-Busti i Enver Hoxhës (në qendër të Tiranës)-“Tre heronjtë” (Skulpturë mbrojtje diplome në Petërburg)-“Luftëtari i lirisë” (Skulpturë)   FOTOT Foto: Monumenti i Pavarësisë në Vlorë (Mumtaz Dhrami, Shaban Hadëri dhe Kristaq Rama) -“Tre heronjtë” (Skulpturë mbrojtje diplome në Petërburg)-“Luftëtari i lirisë” (Skulpturë)-“Pesë heronjtë e Vigut” Nesër do të lexoni:-Si u ideua busti i Enver Hoxhës në qendër të Tiranës-Sa ton bronx u nevojit për derdhjen e bustit-Ku u mor bonxi për derdhjen e bustit-Si e përjetova momentin e hedhjes së bustit    DDDDDDKKETUUUUUUUUUUUUUU          Personalitete botërore

Mbreti Henry VI  dhe lufta e trëndafilave

Lufta e trëndafilave, një varg luftërash civile në Angli ndërmjet qëndrave rivale të Lankaster dhe Jork midis 1455 dhe 1485. Lufta u quajt kështu sepse stema e familjes së Lankasterëve ishte një trëndafil i kuq dhe stema e familjes së Jorkëve ishe trëndafil i bardhë. Kundërshtarët fillestarë ishin Mbreti Lankastrian i Anglisë Henry VI, përkrahur nga mbretëresha e tij, Margareta e Anjou, dhe Rikard Plantagenet, duka i 3 i Jorkëve. Për shkak të çmendurisë së mbretit dhe të humbjeve ushtarake në Francë gjatë fazës së fundit të Luftës Njëqindvjeçare, autoriteti i familjes së Lankasterëve ra keqas. Jorkët kërkuan të drejtën e fronit në 1460, pasi kishin mundur ushtritë Lankastriana ne St. Albans në 1455 dhe në Northampton në 1460. Në vitet e mëpasshme Jorkët u mundën dhe u vranë në Ëakefield. Në vitin 1461, gjithsesi, djali i tij u vetëshpall mbret si Eduard IV dhe pak kohë më vonë mundi bindshëm Henrin dhe Margaretën, të cilët më pas u larguan nga Anglia. Në 1465 Henri u kap dhe u burgos në Kullën e Londrës.

Përçarja

Lufta u rigjallërua për shkak të përçarjes në familjen e Yorkëve. Richard Neville, kont i Uarvick, përkrahur nga George Plantagenet, duka i Klarencës, vëllai i vogël i Eduardit, bëri aleancë me Margaretën dhe drejtuan një sulm nga Franca në 1470. Eduardi u dëbua dhe Henri u rikthye në fron. Në 1471, gjithsesi, Eduardi e rimori fronin, i ndihmuar nga Klarenca, e mundi dhe e vrau Uarvick ne Betejën e Barnet. Pak më vonë, Lankastrianët u shkatërruan plotësisht ne Betejën e Teukesbury, dhe Henri u vra në Kullë.Pas vdekjes së Eduardit në 1483, vëllai i tij Rikard mori pa të drejta fronin, duke u bërë mbreti Rikard III, dhe Lankastrianët risulmuan për udhëheqjen e Henri Tudor, kont i Riçmond, që u bë më vonë Mbreti Henri VII, themelues i Dinastisë Tudor. Në 1485 forcat e Rikardit dhe të Henrit u ndeshën në Betejën vendimtare te Fushës Bosuorth, përplasja e fundit dhe më e rëndesishmja e luftës. Pas vdekjes së Rikardit ne betejë, Henri mori fronin dhe u martua me vajzën e Eduardit, duke i bashkuar kështu familjet. Rezultati kryesor i luftës ishte fuqizimi i pushtetit të Mbretit. Betejat dhe ekzekutimet pothuajse shkatërruan fisnikërinë e vjetër, dhe burimet financiare të monarkisë u shtuan  nga konfiskimi i pasurive. 

Saladin

 (1138-1193), lider mysliman, qe rimori Jeruzalemin nga Kryqezatat.Lindur në Tikrīt, Irak, Saladin, (kështu i njohur ne Perëndim), ishte Kurd. Emri i tij arab ishte Salah al-Din Yusuf ibn Ayyub. Kur ishte 14 vjeç ai u bashkua me pjesëtarët e tjerë të familjes (Ayyubids) nën shërbimin e sunduesit irian Nur ad-Din. Midis 1164 dhe 1169 ai mori pjesë në tre ekspedita të dërguara nga Nur ad-Din për të ndihmuar sunduesit dekandente Fatimid të Egjiptit kundër sulmeve të Kryqëzatave Kristiane të vendosura në  Palestinë. Në vitin 1169 ai u bë kryekomandant i forcave siriane dhe vezir i Egjiptit. Edhe pse formalisht nën varësinë e autoritetit të Kalifit Fatimid në Kairo, Saladin e trajtoi Egjptin si bazë ushtarake të Ayyubid, duke u mbështetur vetëm te familja e tij kurde dhe përkrahesit e tij. Pai rigjallëroi ekonominë e Egjiptit dhe riorganizoi tokat dhe forcat detare, Saladin i zmbrapsi Kryqëzatat dhe ndërmori një pozicion sulmues kundrejt tyre. Në Shtator 1171 ai i dha fund regjimit disident të Fatimideve, duke e bashkuar Egjiptin me kalifatin ortodoks të Abasideve, por ngurrimi për të bashkëpunuar me Nur ad-Din kundër Kryqëzatave solli luftën me ish-mjeshtrin e tij.Pas vdekjes së Nur ad-Din në vitin 1174, Saladin e përhapi pushtetin e tij në Siri dhe në Mesopotaminë veriore, duke luftuar me rivalet myslimanë. Pasi nënshtroi Damaskun (1174), alab (Aleppo) (1183), dhe Mosulin (1186), një numër i madh trupash myslimane, të bashkuar nën udhëheqjen e Saladinit, ishin gati për të sulmuar Kryqëzatat. Në vitin 1187 ai pushtoi tokën latine të Jeruzalemit, i mundi Kristianët në Hittin në Galilee (4 Korrik), dhe mori Jeruzalemin tetorin tjetër. Në 1189 kombet e Europes Veriore dërguan Kryqëzatën e Tretë për të rimarrë qytetin e shenjtë.Pavarësisht nga ushtria e palodhshme e Saladinit dhe përpjekjet diplomatike një zbarkim i Kristianëve dhe një bllokadë detare detyruan kapitullimin e fortesës Palestineze të Akres (tani‘Akko) në 1191, por kryqezuesit nuk mundën ta vazhdonin këtë fitore me marrjen e Jerusalemit. Në 1192 Saladin bëri një marrëveshje armëpushimi me Mbretin Rikard I të Anglisë që i lejoi kryqëzuesve të rithemelonin mbretërinë e tyre përgjatë bregdetit Siriano-palestinez por lanë Jerusalemin në duart e myslimanëve. Në 4 Mars, 1193, Saladin vdiq në Damask nga një gjendje e keqe shëndetësore.Historografia myslimane e ka përjetesuar Saladinin si një model ë virtytit mbretëror. Figura e tij ka qenë një simbol fortësie dhe qëndrueshmërie, për të cilin kanë shkruajtur novelistet modernë dhe shkrimtarët veriore.

Nga Albert zholi

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7