Hyrje | Me Teper | Shoqeria | Si të shkruani CV-në

Si të shkruani CV-në

Gjërat themelore

Është koha që të rishkruani CV-në tuaj. Diçka që mund të duket si gjëja më e vështirë në botë nuk ka nevojë që të jetë edhe aq e mundimshme.

Mbani në mend vetëm një gjë: CV-ja juaj duhet të dalloj nga të tjerat.
Punëdhënësit, veçanërisht ata të cilët i postojnë punët në uebsajta të mëdhenjë, mund të marrin qindra CV për një vend pune. Duhet që të shprehni kualifikimet tuaja për punën e dëshiruar në mënyrë koncize, të pastërt dhe që të bije në sy.

Ja disa mënyra të cilat mund të bëjnë CV-në tuaj të dallohet nga të tjerat.

Organizoni jetën tuaj

E tëra qëndron në funksionin përkundrejt kronologjisë. Në CV-të funkcionale, duhet të gruponi aftësitë tuaja në kategori e pastaj shkurtimisht të listoni në fund titujt e punëve të kaluara.

Ky format zakonisht është i rezervuar për ata që ndërrojnë karierat dhe që dëshirojnë të mos-theksojnë zbraztësirat e mëdha të papunësisë ose mungesën e eksperiencës direkte.

Ata të cilët kanë diplomuar rishtas dhe ata që ndërrojnë karierat zakonisht përdorin formatin kronologjik. Nëse jeni një i posadiplomuar tipik, ne ju sugjerojmë formatin kronologjik. Shumica e punëdhënësve presin që të shohin atë lloj formati i cili më së miri pasqyron edukimin dhe eksperiencën e punës tuaj.

Kategorizoni arritjet tuaja

Gjatë organizimit të CV-së kronologjike, duhet që të nënvizoni seksionet e eksperiencës tuaj, edukimin, dhe aftësitë e komunikimit që i keni arritur. Përfaqësuesit e HR (Human Resources) dhe punëdhënësit mund të harxhojnë më pak se një minut në leximin e CV-së tuaj, kështu që tregoni dhe organizoni gjërat në disa segmente të rëndësishme dhe koncize.

Nëse jeni i posadiplomuar apo keni mbaruar ndonjë kurs, dhe ende nuk jeni punësuar, shkruani sekcionin e Edukimit së pari, menjëherë përfundi titullit kryesor të letrës. Duhet të shkruani: emrin e universitetit (kolegjit), diplomën (çertifikatën) dhe ditën e mbarimit të fakultetit (kursit)-gjithashtu mund të fusni edhe kurset specifike që ndërlidhen me pozitën për të cilën po aplikoni, si dhe nderimet akademike dhe shpërblimet.

Nëse keni gradë mbi 2.2 mos hezitoni ta shkruani i në CV. Kategoritë e tjera mund të jenë: eksperienca e punës më të rëndësishme, eksperienca vullnetare, aftësitë kompjuterike, publikimet, aktivitetet dhe nderimet, aftësitë gjuhësore etj.

Bëjeni që të duket bukur

- Fontet. Kurdoherë që të shkruani email, faks, ose postoni CV-në tuaj te punëdhënësit potencial, duhet që të përdorni font që duket pastërt dhe lexohet lehtë. Madhësia duhet të jetë në mes 9-12 pnts. Ne ju sugjerojmë që të përdorni ‘sans serif’ fonte si Arial-i ose Verdana, e jo Times New Roman. Këto fonte duken më mirë gjatë faksimit.

- Formatimi. Edhe pse e keni Microsoft Word-in dhe të gjitha mundësitë e formatimit, CV-ja e juaj nuk duhet të duket si çmimore e ndonjë qebaptoreje të Prishtinës. Fontet me ngjyra, larat dhe grafikat e tepruara në të vërtetetë nuk ndihmojnë, kështu që përdorni formatim sa më minimalist. Vizat e zakonshme munden më së miri të ndajnë aftësitë dhe detyrat tuaja, përdoroni theksimet dhe italiket rrallë dhe me kujdes. Formatimi duhet të hijezojë arritjet tuaja, e jo të shmangë vëmendjen nga ato. Më pak, në këtë rast, është definitivisht më shumë.

- Letra. Edhe nëse nuk praktikoni të postoni në mënyrë të zakonshme CV-në tuaj tek punëdhënsit, ju duhet të keni kopjet e forta me vehte gjatë intervistave. Këto kopje duhet të printohen në letër të kualitetit të mirë dhe ngjyrë të këndshme. Ngjyrat: e bardhë, krem, dhe e përhirët janë më të mirat për lexim. Ashtu sikurse çorapet tuaja, edhe letrat përkrahëse, kovertat dhe CV-të duhet të përshtaten.

Përmbajtja

Tash pasi që dini se si CV-ja juaj duhet të organizohet dhe duket, ju duhet të dini se çka të fusni në te.

- Aksion fjalët. Gjatë përshkrimit të eksperiencës tuaj të punës dhe detyrave, përdorni gjuhë aktive. Në vend që të filloni fjalinë me Emër (gramatikë) filloni me Folje akitve, përshkruese dhe impresive. Për shembul: “ Representues i Shërbimit të Konsumatorëve. Kam: ndihmuar konsumatorët me zgjedhje të prodhimeve, trajnuar dhe mbikqyrur 15 punëtorë të rinjë, organizuar ngjarje speciale promovuese.”

- Numrat. Gjithmonë përdorni numrat, përqindjet, dhe sasitë në përshkrimin e punës tuaj që të përkrahin arritjet tuaja. Sa njerëz keni mbikqyrur? Sa para keni ngritur? Sa është rritur shitja gjatë udhëheqjes tuaj? Kjo lloj metode menjëherë potencon ndikimin që ju keni bërë.

- Gjatësia. Organizojeni në një faqe. Askush nuk ka dëshirë që të lexoj dy ose më shumë faqe rreth arritjeve dhe eksperiencës tuaj të gjatë. Nëse nuk mundeni ta shkruani tërë CV-në në një faqe, gjë kjo shumë e vështirë të realizohet, atëhere shkurtojeni duke lënë vetëm pjesët më impresive dhe të rëndësishme. Ju duhet ta qepni CV-në tuaj në asi mënyre që t’i përshtatet përshkrimit të punës për të cilën po aplikoni.

Tashmë CV-ja e juaj duhet të jetë e gatshme që të vallëzoj në tavolinën e punëdhënsit duke i lënë të tjerat nën hije. Dhe nëse aftesitë tuaja përshtaten me kërkesat e punëdhënësit, ju do të keni rastin të thirreni në intervju.

Per nje kopje ose nje artikull me te zgjeruar per CV shikoni artikullin te shkruar nga ne ktu http://www.merbraha.com/index.php?news=2043


Komente (3 publikuar)

avatar
anisa 2011-10-16 08:35 +0100
po patet mundesi me beni nje cv te gatshme
2
avatar
Meriman Braha 2011-10-16 13:01 +0100
Pershendetje Anisa

Shikoni artikullin me te zgjeruar ketu: ****://***.merbraha.com/index.php?news=2043 Ose Kliko linkun ne find te kti artikullit ketu.

Atje do gjesh dhe nje kopje CV

Per me shume na shkruani admin@merbraha.com
3
avatar
emelser 2012-01-04 10:47 +0000
me dergoni nje cv te gatshme te duket sa me mir ..
2
total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7