Eugeni: Vajza që Seldi do vërtet? Është jashtë Big Brother

Eksploro arkiven

first first Shtator, 2010 first first
Di He Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30

Newsletter
Email:

Poll: Kush jane artistet me te sukseshem per kete vere
Kush jane artistet me te sukseshem per kete vere

Prdorues Ne Linje Per Momentin Jane: 8
Vizitore: 8
Anetare: 0
  • email Email shokeve
  • print Print version
  • Digg this story Botoni shkrimet tuaja
Vlereso kete artikull
0


Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Miku i ngushtë, Eugen Vorpsi: Jeta e Seldit jashtë Big Brother, shoqëria dhe marrëdhënia me vajzat. Lidhja 2-vjeçare dhe flirtet e vazhdueshme

Kush është dashuria e vërtetë e këngëtarit të Big Brother? Ai nuk e ka të vështirë të flasë për Seldin dhe të tregojë detaje interesante nga jeta e tij. Eugen Vorpsi është shoku i ngushtë i djaloshit pjesëmarrës në Big Brother dhe e njeh atë më mirë se çdo kush tjetër. Në këtë intervistë, ai tregon pasionet e Seldit, mënyrën e jetesës dhe faktin që i pëlqen gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes.


Ai tregon se Seldi po luan në të dyja frontet, si me Domenikën ashtu dhe me Palmelën, por në asnjë mënyrë nuk cenon personalitetin dhe autoritetin e tyre. Por, gjithashtu, është në natyrën e tij që të ngacmohet me vajzat dhe këtë gjë nuk e bën vetëm për show, por kjo është sjellja e tij tipike edhe jashtë.


Për sa i përket sjelljes së tij me Domenikën, ai nuk e beson se Seldi ka ndonjë ndjenjë dashurie për të, pasi, sipas Eugenit, është ende herët për të provuar diçka të tillë. Ndërsa nga ana tjetër, miku i Seldit na zbulon diçka interesante se ekziston një vajzë që ai e do vërtetë dhe kjo është e vetmja, por që nuk jeton në Shqipëri dhe nuk është shqiptare.


Eugen, sa kohë u bë që njiheni me Seldin?

Seldin e njoh që kur ishim shumë të vegjël, sepse kemi dhe lidhje familjare, por 2 vitet e fundit kemi dalë dhe kemi frekuentuar të njëjtat vende dhe rreth shoqëror.


Ju si shoku i tij, na e përshkruani pak çfarë tipi është Seldi?


Seldi është Seldi, vetëm ai di të jetë i tillë, nuk mërzitet kurrë, nuk i mbetet hatri, nuk di të prishi ndonjëherë qejf, gjatë gjithë kohës e ka mendjen për të bërë shaka e humor, pra Seldi është i barabartë me "Argëtimin". Gjithashtu, Seldi, ai është dhe shumë i dashur me të tjerët, dhe një nga njerëzit më të dashur dhe në qendër të vëmendjes për të është e ëma, për të cilën do bënte gjithçka.


Çfarë i pëlqen më shumë të bëjë?


Të këndojë dhe të ngacmojë vajzat. U bënë rreth 4-5 vjet që ai nuk krijon një lidhje fikse, që nga mbyllja e historisë së tij të fundit 2-vjeçare. Që nga ai moment vendosi vetëm të argëtohej me jetën, femrat, por pa harruar dhe muzikën, që është pasion i tij. Seldi dhe pse pëlqen të argëtohet me vajzat është shumë i komunikueshëm dhe i sjellshëm.


Kur e morët vesh, që ai do hynte në Big Brother?


Dy javë përpara se Big Brother të fillonte, ai në mënyrë të vazhdueshme më fliste për të e më kërkonte ndonjë këshillë se si duhej të sillej dhe se si duhej të reagonte. Duhej të miqësohej apo jo që në fillim me të tjerët? Apo duhet ta merrte vetëm si lojë e ta shijonte atë? Kemi folur shumë rreth këtij show e mendoj që ai tashmë i ka të qarta idetë për të.


Gjatë kësaj kohe që e keni ndjekur, si ju duket sjellja e tij, ka ndryshuar ai nga Seldi që është jashtë?

Për aq hapësirë sa më lë puna e kam ndjekur e në fakt pjesën më të madhe në orët e vona ose përmbledhjet. E shoh Seldin të njëjtin me atë jashtë. E njëjta natyrë. Gjithmonë i qeshur, i afrueshëm, i humorit dhe qejfit. Pa prishur qejf me asnjë. A të mos harroj, dhe duke dashur ta përkëdhelin. Më duket që është në rrugë të drejtë deri më tani, e mendoj që do eci goxha po të vazhdojë në këtë rrjedhë loje.


Si e shikon sjelljen e tij me Domenikën?


Mendoj se po sillet mirë me të, e duket që kanë gjetur tipin e përshtatshëm për njeri-tjetrin. Të dy duan të luajnë e po i përgjigjen më së miri lojës së ndërsjellët. Por, mund të them që tingëllon bukur.


Mendoni se ai ndjen vërtetë për atë?


Nuk e besoj një gjë të tillë, të paktën jo kaq shpejt, pasi e njoh mirë natyrën dhe tipin e tij. Për momentin them me bindje, jo.


Po atë më Pamelën?


Ai ka shumë qejf të luajë e të ngacmohet me femrat, po këtë mund të them dhe për Pamelën. Ai po luan në të dyja frontet, por pa prekur interesat dhe pa i kundërvënë njëra me tjetrën. Ai e ka të qartë "teorinë" sesi një femër mund të bëhet xheloze dhe në ç'mënyrë.


Po në raport me banorët e tjerë, si e shikoni sjelljen e tij?


Seldi me tipin dhe natyrën që ka nuk mund të ketë marrëdhënie të këqija me të tjerët. Ai di mirë si t'i ndërtojë e ruaj ato. Di ai se me kë i leverdis më shumë të rrijë dhe sesi t'i mbajë marrëdhëniet.


E frekuenton Seldi jetën e natës...?


Jashtë mase. Ai nuk mund ta konceptojë dot mosdaljen e argëtimin deri në orët e vona e kjo e pa diskutuar në fundjave. Por, dhe gjatë javës dilnim e atij i pëlqen të eksplorojë gjithmonë ambiente të reja.


Cili është tipi i femrave që ai pëlqen?


Nuk është se ka ndonjë tip të veçantë femre, por femrat e "vështira" e intrigojnë dhe e ingranojnë pak më shumë dhe ai jepte maksimumin për t'i bërë për vete. Por, vlen për t'u theksuar fakti që ai gjithçka e bën me masë e nuk lejon njeri që të mundohet ta uli në asnjë lloj mënyrë.


Ka Seldi një vajzë që e pret jashtë...?


Tamam, tamam jo, por ekziston një vajzë që është ndër të vetmet që ai e do me të vërtetë, por ajo nuk është as Shqiptare dhe as nuk ndodhet në Shqipëri. Ajo është në dijeni që Seldi është futur në Big Brother dhe mendoj që mundohet të kërkojë informacion e ta shohë atë.


Është komentuar në median rozë si një djalë që i ndërron shpesh të dashurat, sa e vërtetë është kjo?


Deri më tani Seldi ka pasur vetëm një lidhje serioze dhe që nga ai moment nuk di të ketë pasur ndonjë vajzë që e ka bërë realisht për vete, e për këtë rrjedhimisht ka pasur shumë flirte.


Çfarë duhet të bëjë më mirë Seldi deri tani?


Për momentin më duket goxha mirë, por do të sugjeroja që të njohë akoma më shumë karakteret e personazheve brenda, të eksplorojë për ta, në aq sa ata japin.


*****


Seldi mes Domenikës dhe Pamelës

Seldi duket se po luan me të dyja anët. Nga njëra anët është Domenika, që ai ia shprehu simpatinë edhe në spektaklin e së shtunës, por nga ana tjetër është edhe Pamela, që sa herë gjen mundësinë i fut ndonjë përqafim të zjarrtë.


Seldi edhe jashtë shtëpisë është mbajtur si djalë që i ndërron shpesh të dashurat, por nuk dihet nëse do ta bëjë këtë gjë edhe brenda mureve të shtëpisë së Big Brother. Ndërsa në një bisedë me Domin, ai shpreh hapur xhelozinë e tij, duke i thënë Domenikës në dhomën e gjumit se nuk do t'i shqitet ndonjëherë. Madje, ndër të tjera ai e pyet nëse asaj i pëlqen që të rrijë me Jetmirin.


Nga mënyra se si e thotë duket se djali është bërë paksa xheloz. Ai vazhdon t'i thotë Domenikës që të rrijë me Eduardin për punët, pasi siç thotë edhe ai vetë, "Edin e kemi tonin", por Domenika ende nuk e ka vendosur nëse do t'i kërkojë Mirit një gjë të tillë.


Ajo e pyet Seldin nëse ai ia ka frikën Jetmirit, përderisa ai po i kërkon një gjë të tillë. Ndërsa djali i thotë se frikën ia ka asaj, sepse nuk e ka të sigurt akoma. Ndër të tjera ai i kërkon vajzës që të besojë në ndenjen e tij.

***


Big Brother 2: Si na duken banorët e Big Brother 3...

Flasin ish-banorët: Përplasje mendimesh; "përzgjedhje perfekt... surpriza të befasishme... erën e pleqërisë që po vjen aty... Seldi, "Bjordi" i shtëpisë... Lidhja është strategjia më evidente dhe e lehtë për të tërhequr vëmendjen e publikut"


"Ata e kanë kaluar një herë këtë eksperiencë dhe tani flasin lirshëm. Dukur kanë qenë vetë pjesë e lojës dhe nën vëzhgimin e kamerave për 4 muaj me radhë..., ndërsa tani shohin me kuriozitet lojtarët e radhës. Ish-banorët e edicionit të parë dhe të dytë të "Big Brother Albania" kanë dhënë për Sh2-in opinionet e tyre për Big Brother 3. Të pyetur se si i duket ky edicion, si e shohin përzgjedhjen e banorëve, kushtet e shtëpisë, apo për ndonjë surprizë apo lidhje të mundshme mes lojtarëve, secili është shprehur hapur për atë që ka parë deri më tani. Eksperienca bën të vetën dhe ish-banorët arrijnë t'i kuptojnë "hilet", apo objektivat që çdo kush nga ata që është futur në atë shtëpi i ka vënë vetes. Strategjitë janë të qarta po kjo vlen për tu parë në ditët në vazhdim. Në përgjithësi vlerësohet përzgjedhja e banorëve dhe askush nuk e vë në dyshim që do të ketë shumë surpriza".



Elton Tozaj

"Normalisht është ende herët për të dhënë mendime, por duke pasur parasysh se që në fillim i shoh shumë aktivë mendoj se përzgjedhja këtë vit është cilësore. Megjithëse me thënë të drejtën me pëlqejnë më shumë miqtë dhe mikeshat e mia të BB2. Duke filluar që nga shtëpia dhe deri te hyrjet e reja, besoj se surprizat këtë vit do të jenë të mëdha, duke pasur parasysh që edhe organizatorët këtë vit do të sjellin diçka ndryshe nga vitet e kaluara. Lidhje do ketë...është më se normale dhe besoj se do të ndodhin shumë shpejt. Mendoj se çifti i parë që do të lidhet, do jetë ai që do të ketë më shumë vëmendjen e të gjithëve, por mendoj se shumë shpejt aty brenda do të hyjë ndonjë personazh që do të bëjë më shumë zhurmë se çdo njeri tjetër".


Romina Shkreli
"Më duket mjaft interesant të të them të drejtën. Fakti që shtëpia ka të tjera dimensione, një strukturë shumë ndryshe nga vitet e kaluara, pa luks, dhe e fundit përballimi i kushteve jo shumë komode. Për sa i përket banorëve, personalisht kam përshtypjen që i është afruar "perfektes", sidomos me thyerjen e rekordit të moshës me zonjën nga Vlora. Surpriza sigurisht që do ketë, s'dyshoj për këtë... Për sa i përket lidhjeve, mendoj që do të ketë, sepse në dy Big Brother-at që kanë kaluar ka pasur, pse duhet të bëjë përjashtim i treti? Banorët që mund të spikasin në vazhdim them se do jenë Jetmiri dhe Erioni, ndoshta Pamela me Domenikën".


Zhuljeta Daci
"Big Brother këtë vit ka ardhur për të tërë teleshikuesit me një format të ndryshëm nga ai i 2-viteve të tjera, i cili është sa interesant aq dhe befasishëm për shqiptarët kudo që e ndjekin për këtë zgjedhje që Big Brother ka bërë. Edhe pse është shumë herët për të dhënë një opinion të mirëfilltë më duket mjaft i larmishëm. Jam e sigurt se BB do të na befasojë me personazhet që ka zgjedhur dhe me surprizat që ky show do të na ofrojë. Karakteret janë shumë interesant dhe karakterizohen nga sjellje spontane. Ambienti popullor dhe paksa i vështirë dhe deri diku i kushtëzuar, si nga hapësira dhe nga kushtet, të cilat nuk janë shumë komode për kohën, në të cilën jetojmë i bën të ndihen më të afërt me njëri - tjetrin dhe të jenë sa më real në sjellje dhe qëndrim. Në një bashkëjetesë të atij formati, ku emocionet shumëfishohen, besoj se lidhjet mes banorëve do të bëhen shumë të ngushta, si ato miqësore dhe ato sentimentale, pasi ai është një realitet, ku individi ka shumë nevojë për ngrohtësi dhe për një përqafim dashamirës. Banorët, secili në vetvete, spikasin për karakteret e tyre interesante, por mua më pëlqen që të jem më e rezervuar për personin tim të preferuar, sepse po pres të krijoj ide të qarta për gjithsecilin dhe të jap një mendim objektiv Jam shumë tifoze dhe do të bëj tifo për të preferuarin tim. Ju uroj të gjithë banorëve të shijojnë çdo moment që po përjetojnë brenda shtëpisë së BB3, pasi është një eksperiencë që jo çdokush ka fatin ta përjetojë. Urime të gjithëve!"


Lirita Halili
"Të them të drejtën nuk po i shikoj edhe aq, sepse kur e di se ca bëhet në një reality show të tillë edhe kur e di se si sillen dallaveret aty, nuk të tërheq as të diskutosh për ata e lëre me t'i shikosh. Kam takuar shumë njerëz, edhe pyetja e parë që ma kanë bërë është kjo...a po e shikon? Si po të duket? Dhe me kanë dhënë po të njëjtën përgjigje nuk po i shikojmë, sepse prej daljes tënde vitin e kaluar e kemi kuptuar çfarë loje e pisët është. Është një përzgjedhje e një moshe të caktuar, moshe madhore...nuk di se ç'farë mund të presim nga ata, janë shumë të rezervuar. Më mirë do ishte një miksim, sepse do ta thyente atë seriozitetin edhe erën e pleqërisë që po vjen aty. Surpriza? Normale që do ketë, së pari do ta kenë surprizë ndërrimin e shtëpisë, po e them e para , pastaj nëse janë në sy të mirë të organizatorëve patjetër që do kenë surpriza...nuk janë të gjithë Lirita që mos të ketë ndonjë surprizë për ata. Aty, me sa e kuptova, shumica ishin beqare, po për lidhje të mundshme nuk e di. Vitin e kaluar nuk ka pas edhe aq djem të bukur, por sivjet ama vlerësoj me notën 0. Deri më sot asnjëri nuk më ka rënë në sy, sepse sapo fillojnë të flasin po përzihet, po bëhet një lëmsh saqë nuk merret me vesh gjë. Po ai djali i ri...ai këngëtari ma merr mendja se do të jetë në qendër të vëmendjes, sepse është Bjordi i shtëpisë, e ka mënyrën e njëjtë të lojës".


Arbër Çepani

"Faktikisht për momentin ndodhem jashtë Shqipërisë dhe nuk kam pasur mundësinë ta ndjek aq sa duhet, por gjithsesi kam besim se për sa i përket aspektit teknik dhe profesional të stafit, organizimi duhet të jetë përmirësuar ndjeshëm, sepse në vitin e tretë të këtij spektakli të gjithë kanë fituar më shumë eksperiencë.
Është akoma shumë shpejt për të dhënë gjykime reale, sepse javën e parë me pak mundim edhe mund të arrish të maskosh personalitetin e vërtetë që ke. Në javët dhe muajt në vazhdim do të shikojmë se kush janë në të vërtetë banorët e rinj të këtij edicioni. Do shpresoja realisht që të kishte surpriza, sepse një spektakël i këtij lloji po nuk pati përbrenda faktorin surprizë, do të bëhej shumë i mërzitshëm për vetë banoret dhe për të gjithë ata që i shikojnë nga jashtë. Lidhja është strategjia më evidente dhe e lehtë për të tërhequr vëmendjen e publikut, kështu që mendoj se me apo pa ndjenjë, lidhje do të ketë patjetër edhe në këtë edicion. Nuk do të doja akoma të jap emra të veçantë, por mendoj se në ditët në vazhdim do të spikasë ai lojtar që do të arrijë të gjejë një ekuilibër midis të qenit serioz apo karagjoz, Don Xhuan apo i tërhequr, i drejtë apo edhe intrigant në finesën e duhur. Kush do të arrijë t'i ndërthuri me mjeshtëri këto aspekte ka shanse të mira për të ecur përpara".


Pol Babi
"Të them të drejtën nuk kam pasur kohë ta shoh shumë, por deri tani shikoj që konkurrentët nuk janë çliruar akoma nga emocionet dhe e kanë mendjen te kamerat. Për këtë arsye deri në këtë moment pjesa më e madhe ekzibicionon shumë në veprime dhe në komunikim. Por, kjo besoj se do të zgjasë pak, dhe të gjithë do dalin në origjinë. Zgjedhja, me sa shoh, është e mirë. Duket që janë karaktere shumë të kundërt nga njeri-tjetri, gjë që do sjellë dhe shumë përplasje. As që e vë në dyshim që do ketë surpriza. Big Brother gjithmonë na ka surprizuar. Ndërsa për ndonjë lidhje të mundshme, është herët për ta thënë, por besoj që po. Konkurrentët janë të përgatitur mirë, dhe e dinë shumë mirë që krijimi i një lidhje brenda do t'i jepte shumë pluse atyre dhe mund të evidentoheshin nga të tjerët. Unë nuk jam shumë tifoz i individëve që nisen që ditët e para me shpatë në dorë dhe e teprojnë, duke folur shumë thjeshtë për faktin se ia imponojnë vetes që të jenë sa më aktivë. Deri tani me aq sa i kam parë them se do ecin gjatë Bertina dhe Domenika, për mua, këto janë ok".


****


Një 50 vjeçare dhe e bija brenda shtëpisë 'enveriane'

Java e pare shënoi startin e edicionit të III të "Big Brother". Nata sigurisht ka pasur surpriza dhe një nga surprizat më të mëdha, qoftë kjo për lojtarët, po ashtu dhe për shikuesit ka qenë shtëpia. Ndryshe nga çfarë ishim mësuar të shihnim, këtë edicion shtëpia e Bir Brother mund ta themi pa frikë se i ngjan një shtëpie tradicionale të para viteve '90, por dhe hapësira këtë herë është shumë më e kufizuar. Konkurrentët kanë qenë me statuse, moshë dhe qytete të ndryshme. Përsa i përket analistëve, këtë herë duket se në studio do të jetë vetëm Ariani, pasi siç ka qarkulluar së fundmi në media, analisti i vjetshëm, Virusi është duke u marrë me një projekt të tijin, po tenton të organizojë një Big Brothër "alla kosovarçe". Çudia e këtij Big Brotheri është futja në lojë e Domenikës dhe Valentinës, të cilat janë nënë e bijë dhe do tu duhet të luftojnë me të tjerët, por edhe me njëra- tjetrën për të fituar çmimin. Dhe pas 7 mijë aplikantëve janë përzgjedhur 12 lojtarët e më poshtëm:

Xhimi: Është 29 vjeç, vjen pas një jetese disa vjeçare në Norvegji. Zotëron një lokal dhe restorant të tijin këtu në kryeqytet dhe ndërkohë është duke bërë një investim në bregdetin e jugut. Është i martuar me një vajzë norvegjeze. Nuk e mohon faktin që I pëlqen jeta e natës.

Domenika: Është 24 vjeç, studion kostumografi në Firence të Italisë, në vit të III-të. I pëlqen arti dhe të bëjë shopping.

Erjoni: është 25 vjeç, i diplomuar në psikologji, pëlqen shkencat e komunikimit, është një "fytyrë e njohur" pasi për një periudhë të gjatë ka qenë gazetar dhe spiker në një televizion informative. Luan volejboll në ekipin e Tiranës.

Pamela: Është 23 vjeç, nga Tirana, e diplomuar për punë sociale. Ka pasion fotografinë.

Otla: Është 23 vjeç. Është diplomuar në Universitetin e Kamzës. I pëlqen futbolli. Jeton në Tiranë

Bertina: Është 24 vjeç, diplomuar për Inxhinieri Ndërtimi. Është nga Delvina

Graciela: Vjen nga Shkodra. Është 27 vjeç, është diplomuar në Gjuhë- Letërsi. Hyn në Big Brother sepse i duhen lekët, ka një baba, i cli nuk e ka parë kurrë, sepse është i verbër, është e vetmja që kujdeset për të, pasi nëna i ka vdekur.

Jetmiri: Është 25 vjeç, vjen nga Vlora, studion shkenca politike në Romë, pëlqen shahun, e ka lojë të preferuar. Jeton me gjyshin dhe gjyshen, sepse ata e kanë rritur

Haki: Vjen nga Prishtina dhe pse është 27 vjeç është baba i tre fëmijëve. Është duke bërë një master në fushën e medias dhe ndërkohë punon në radio. Pasioni i tij është aktrimi

Valentina: Është nëna e Domenikës. Është 50 vjeçe, ka lindur në Memaliaj dhe banon në Vlorë. Ka jetuar disa vjet jashtë shtetit dhe tani jeton në Vlorë në një biznes të sajin. Ka pasion gatimin dhe lulet.

Seldi: është 24 vjeç, studion për Kanto në vitin e IV. Ka marrë pjesë në Top Fest. Prej 3 vjetësh jeton vetëm

Eduardi: Është 37 vjeç. Është lindur në Fier dhe jeton në Tiranë. Punon si berber dhe pse ai vetë nuk ka qejf ta thërrasin berber. Pasioni i tij janë makinat dhe pikturat.

 

Shekulli

toolbar powered by Conduit
  • email Email shokeve
  • print Print version
  • Digg this story Botoni shkrimet tuaja

Publikoni komentin tuaj

Komente (0 publikuar):

Publikoni komentin tuaj comment