Euro 2012, Shqiperia perballje yjeve te Frances

Eksploro arkiven

first first Shtator, 2010 first first
Di He Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30

Newsletter
Email:

Poll: Kush jane artistet me te sukseshem per kete vere
Kush jane artistet me te sukseshem per kete vere

Prdorues Ne Linje Per Momentin Jane: 17
Vizitore: 17
Anetare: 0
  • email Email shokeve
  • print Print version
  • Digg this story Botoni shkrimet tuaja
Vlereso kete artikull
0


Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image Aranit Muraci

Tierri Henri, Frenk Riberi, Karim Benzema dhe yje te tjere te kombetares se Frances do te perballen me kuqezinjte, ne ndeshjet eliminatore te evropianit, Euro 2012 qe do te mbahet ne Ukraine dhe Poloni. Franca eshte skuadra me e madhe qe do te ndeshet me ekipin tone dhe konsiderohet favorite per te kaluar grupin. Francezet jane njekohesisht edhe skuadra e vetme e grupit tone qe merr pjese ne finalet e boterorit afrikan te veres, ndaj konsiderohet ende pa nisur ndeshjet eliminatore si skuadra favorite qe te kualifikohet edhe ne kompeticionin e radhes, ne rang kontinenti. Kuqezinjte pas shortit te hedhur dje ne Varshave nuk kane pasur shume fat. Stafi kuqezi, i kryesuar nga trajneri Josip Kuzhe ndodhej ne sallen e pallatit te Kultures dhe Shkences ne Varshave, ku u hodh shorti, rreth drekes dhe mesohet se ne fund, pasi jane mesuar edhe ekipet kundershtare, nuk kane mbetur te kenaqur, sepse ekipet e grupit D jane konsideruar teper te veshtira. Kuqezinjte jane ndeshur me tre nga skuadra e mesiperme ne eliminatoret e kaluara dhe njihet mire forca dhe kapaciteti i seciles prej tyre. Nga ana e kombetares sone, ne eliminatoret e “Euro 2008”, jane humbur perballjet direkte me Rumanine. Me Bjellorusine u arrit nje barazim ne Minsk. Nderkohe, Luksenburgu eshte skuadra e vetme, ndaj se ciles ashtu si kater vite me pare, kuqezinjte do te pretendojme te marrim maksimumin e pikeve. Gjithsesi, Josip Kuzhe, para hedhjes se shortit ka shpalosur nje program te vecante pune, ku nuk synohet me vendi i parafundit ne grup. Keshtu pervec faktit se lenia pas e Luksenburgut nuk kerkon asnje objektiv per t’u arritur, pritet qe Kuzhe pas kthimit ne Tirane te shpalose synimet e tij. Bjellorusia do te jete skuadra ndaj se ciles ekipi yne kombetar do te kerkoje qe te lihet pas ne fund te eliminatoreve, por edhe me Bosnje Heregovina e cila nuk shkoi ne finalet e Kupes se Botes, pas ndeshjes “play- off” me Portugaline eshte po ashtu nje “kocke e forte” ne grupin tone, te cilen kroati Josip Kuzhe e njeh shume mire dhe do te deshironte qe te linte pas ne klasifikim.

Kundershtaret e Euro 2012

Rumania

Shqiperia ka nje bilanc te pasur perballjesh me Rumanine. Ne eliminatoret e Euro 2008, Shqiperia eshte mundur ne perballjen e fundit, me rezultatin e thelle 6-1, ne Rumani, duke i mbyllur si mos me keq ndeshjet eliminatore. Ne perballjen tjeter te fundit qe u zhvillua ne Tirane, rumunet fituan 2-0. Ne 13 ndeshje mes Shqiperise dhe Rumanise kuqezinjte kane triumfuar vetem dy here, kundrejt 10 fitoreve te Rumanise. Nje ndeshje eshte mbyllur ne barazim.

Bjellorusia

Bjellorusia eshte nje nga pese kundershtaret e Shqiperise ne Grupin D ne eliminatoret, Euro 2012. Ndaj Bjellorusine kuqezinjte kane luajtur ne eliminatoret e Euro 2008. Shqiperia doli ne barazim pas ndeshjes se pare qe u luajt ne Minsk, me rezultatin 2-2. Skela dhe Hasi realizuan golat, nderkohe qe ne Tirane, Shqiperia pesoi nje humbje tronditese, 4-2. Bogdani dhe Kapllani realizuan ne humbjen qe solli me tej shkarkimin e Oto Baric.

Franca

Franca eshte kundershtari me i forte i grupit, ndaj se ciles do te pretendohet ndonje mrekulli, per ta ndalur ne Tirane. Shqiperia eshte ndeshur ne dy raste me Francen, ne eliminatoret e Euro 1992. Ne ate kohe ekipi yne kombetar po kalonte nje periudhe te veshtire, pas ndryshimeve te sistemeve dhe i humbi pa shume pretendime ndeshjet, ne Tirane, 1-0 dhe ne France, thellesisht me rezultatin, 5-0.

Bosnje Hercegovina

Bosnje-Hercegovina eshte nje tjeter kundershtar i Shqiperise ne Grupin D, per eliminatoret Euro 2012. Ndaj skuadres boshnjake kuqezinjte jave ne vene perballe dy here, sapo kjo e fundit eshte krijuar si shtet i pavarur, Ne Tirane Shqiperia fitoi 2-0, me gola te Qendros dhe Dobit. Ne Bosnje ndeshja e dyte miqesore perfundoi ne barazim pa gola. Bosnja i mbylli eliminatoret e fundit per ne boteror, ne vend te dyte, duke lene pas Turqine.

Luksenburgu

Ndaj Luksenburgut kuqezinjte i kane fituar ndeshjet e Euro 2008, duke marre maksimumin e pikeve, si ne Tirane edhe jashte fushes. Fitoret ne kryeqytet, 2-0 dhe ne Luksenburg me te njejtin rezultat i dhane maksimumin e piklave skuadres sone,q e u ngjit disi ne klasifikim, port nuk i shpetoi vendit te parafundit. Luksenburgu eshte skuadra me modeste e grupit D, ndaj se ciles synohet serish gjashte pike.

Te gjitha grupet e Eliminatoreve te “Euro 2012”

Grupi A:

1 Gjermania

2 Turqia

3 Austria

4 Belgjika

5 Kazakistani

6 Azerbaijxhani



Grupi B:

1 Rusia

2 Sllovakia

3 Irlanda

4 Maqedonia

5 Armenia

6 Andorra

Grupi C:

1 Italia

2 Serbia

3 I. Veriut

4 Sllovenia

5 Estonia

6 I. Faroe



Grupi D:

1 Franca

2 Rumania

3 B. Hercegovina

4 Bjellorusia

5 Shqiperia

6 Luksemburgu



Grupi E:

1 Holanda

2 Suedia

3 Finlanda

4 Hungaria

5 Moldova

6 San Marino



Grupi F:

1 Kroacia

2 Greqia

3 Izraeli

4 Letonia

5 Gjeorgjia

6 Malta



Grupi G

1 Anglia

2 Zvicra

3 Bullgaria

4 Uellsi

5 Mali i Zi

Grupi H

1 Portugalia

2 Danimarka

3 Norvegjia

4 Qipro

5 Islanda

Grupi I

1 Spanja

2 Repubblika Ceke

3 Skocia

4 Lituania

5 Lihtenshtejn



Per datat e perballjeve, ujdi mes federatave

Federatat e skuadrave evropiane qe ndodhen ne nje grup, pas hedhjes se shortit te djeshem u eshte lene nje afat kohor prej 30 ditesh, qe te bien ne ujdi me njera-tjetren per te percaktuar edhe kalendarin e perballjeve. Nese federatat nuk do te arrijne qe te bien ne ujdi, atehere do te akordohet lista standarde nga ana e administrates se UEFA-s. Kesisoj, edhe gjate ketij muaji do te percaktohet se cili do te jete ekipi i pare qe do te mberrije ne Tirane. Interesi i tifozeve shqiptare eshte drejtuar nga perballja me Francen ne kryeqytet, pasi ndaj ekipit te trajnerit Domenek do te kene edhe nje mundesi te mire per te ndjekur nga afer yje te futbollit boteror.

Ja 12 datat e ndeshjeve kualifikuese:

a) 3 / 4 dhe 7 shtator 2010

b) 8 / 9 dhe 12 tetor 2010

c) 25/26 dhe 29 mars 2011

d) 3 / 4 dhe 7 qershor 2011

e) 2 / 3 dhe 6 shtator 2011

f) 7 / 8 dhe 11 tetor 2011
toolbar powered by Conduit
  • email Email shokeve
  • print Print version
  • Digg this story Botoni shkrimet tuaja

Publikoni komentin tuaj

Komente (0 publikuar):

Publikoni komentin tuaj comment