Hyrje | Me Teper | Shoqeria | 50 bursa studimi në Rusi, mundësi për studentët shqiptarë

50 bursa studimi në Rusi, mundësi për studentët shqiptarë

50 bursa studimi në Rusi, mundësi për studentët shqiptarë
Ministria e arsimit dhe shkencës ka bërë të ditur se për vitin akademik 2010-2011, Qeveria e Federatës Ruse ofron gjithsej 50 bursa studimi. Në bazë të marrëveshjes bilaterale të bashkëpunimit në fushën e arsimit, Qeveria e Federatës Ruse ofron 25 bursa studimi për në universitetet publike të Rusisë, 20 bursa për studime universitare dhe 5 bursa për studime pasuniversitare, për vitin akademik 2010-2011. Ndërsa përsa i takon studimeve universitare në degën e drejtësisë, sipas Ministrisë së Arsimit të Federatës Ruse, akordohet vetëm një bursë.
Standardet
Për realizimin e këtij programi studimesh, të gjithë studentët që nuk dinë gjuhën ruse do t’iu duhet t’i nënshtrohen vitit përgatitor të gjuhës, i cili fillon në shtator 2010. Mosha e rekomanduar për kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet universitare, ose për programet e studimit të nivelit master, është deri në 25 vjeç, ndërsa për kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet në aspiranturë, është deri në 35 vjeç. Duhet thënë se masa e bursës është tepër e vogël, ndaj për këtë studentët duhet të paguajnë vetë shpenzimet e ushqimit, të cilat shkojnë deri në 300 USD në muaj, si dhe siguracionin shëndetësor në shumën deri në 250 USD në vit. Për tu informuar në lidhje me procedurimin e kësaj burse, për studentët është vendosur edhe një numër telefoni: 04 2230197.
Dokumentet
Kandidatët e interesuar për këto bursa studimi duhet të paraqesin pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, brenda datës 30 prill 2010, dokumentet e mëposhtme:
Për studime universitare: Kërkesën për studime, duke specifikuar degën në të cilën kandidati dëshiron të studiojë; Vërtetimin e notave për tri vitet e para dhe të semestrit të parë të vitit të katërt të shkollës së mesme. Ky vërtetim duhet të jetë i firmosur nga Drejtoria ose Zyra Arsimore e rrethit përkatës; Raportin mjekësor për aftësi studimesh; Raportin mjekësor për virusin SIDA; Certifikatën e lindjes ose fotokokopjen e kartës së identitetit; Kopjen e pasaportës (pasaporta duhet të jetë e vlefshme për një periudhë kohore deri në një vit e gjysmë mbas hyrjes në Rusi); 7 fotografi 4 cm x 6 cm. Për studime pasuniversitare: Kërkesën për studime, duke specifikuar degën në të cilën kandidati dëshiron të studiojë; Fotokopjen e noterizuar të diplomës së shkollës së lartë; Listën e notave; Dy rekomandime nga profesorë të universitetit; Listën e artikujve shkencore të botuar (nëse ka të tilla), ose një përshkrim të shkurtër të temës së studimit të ardhshëm; Certifikatën e lindjes ose fotokokopjen e kartës së identitetit; Kopjen e pasaportës (pasaporta duhet të jetë e vlefshme për një periudhë kohore deri në një vit e gjysmë mbas hyrjes në Rusi); Raportin mjekësor për aftësi studimesh;
Raportin mjekësor për virusin SIDA; 7 fotografi 4 cm x 6 cm.

Hapen mastrat në Fakultetin e Infermierisë, 30 kuota pranimi

Tarifa e studimit, 100 mijë lekë për një vit akademik

Qeveria e Shqipërisë miratoi dje hapjen e programit të studimeve për Masterin e Nivelit të Dytë në Fakultetin e Infermierisë në Tiranë. Sipas VKM, të bërë publik ditën e sotme, kuota e pranimeve në këtë program, është 30 kandidatë, ndërkohë që efektet financiare mbulohen nga buxheti i përcaktuar për Universitetin e Tiranës për vitin 2010. Tarifa e studimit, do të jetë 100 mijë lekë të reja për secilin kandidat. “Vendimi për hapjen e programit të studimeve të ciklit të tretë, ”Master i nivelit të dytë”, në fakultetin e infermierisë, të Universitetit të Tiranës, si dhe për miratimin e kuotës së pranimit e të tarifës së shkollimit u vendos në mbështetje të nenit 100. Sipas këtij neni të Kushtetutës dhe të neneve 26, 42, e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave vendosi: Hapjen, në Fakultetin e Infermierisë, të Universitetit të Tiranës, të programit të studimeve të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Infermieri dhe subspecialitete”. Në përfundim të këtij programi studimesh lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë (MND), në Infermieri dhe subspecialitete”. Ky program studimi MND realizohet me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është një vit. Ky program studimi MND fillon veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2010 - 2011. Kuota e pranimit në këtë program studimi MND, për vitin akademik 2010 - 2011, është 30. Tarifa e shkollimit, për studentët e regjistruar në këtë program studimi MND, në vitin akademik 2010-2011, është 100 000 (njëqind mijë) lekë. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife shkollimi dhe likuidohet në këste, të caktuara nga fakulteti përkatës. Studentët e Republikës së Shqipërisë, që kanë kryer me rezultate të shkëlqyera ciklin paraardhës të studimeve, nuk e paguajnë tarifën e shkollimit. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për Universitetin e Tiranës, pa efekte buxhetore shtesë”, citohet në vendim.

Berisha: Mosha dixhitale, proces transformues në historinë e vendi

Kryeministri Berisha trajtoi dje në mbledhjen e Qeverisë si çështje kryesore zhvillimin e shoqërisë së informacionit, duke njoftuar reforma mëdha, projekte dhe investime të rëndësishme për ‘Shqipërinë në moshën dixhitale’, si një nga proceset më transformuese në historinë e vendit. Sipas kryeministrit, falë projekteve të mëdha që ndërmori Qeveria gjatë 4 viteve të fundit, si finalizimi me sukses i projektit “internet në çdo shkollë”, dixhitalizimi i procedurave, dixhitalizimi i sistemit të gjendjes civile dhe lista dixhitale e zgjedhësve, penetrimi i IT-së në Shqipëria është sot në masën 32 për qind, kundrejt 4.8 për qind në vitin 2005. Në vitin 2007, rritja e shkallës së penetrimit të IT-së në Shqipëri ishte më e larta në Evropë. Berisha u shpreh se: “Po punohet për krijimin e një rrjeti kombëtar, ngritja e të cilit ka si qëllim internet me bandë të gjerë dhe super të gjerë në çdo familje, në të gjithë vendin, sikundër është në diskutim ngritja e Fondit Kombëtar, i domosdoshëm për të mbështetur këtë proces”. Ndonëse në vitin 2007, - theksoi Kryeministri - rritja e shkallës së penetrimit të IT-së në Shqipëri ishte më e larta në Evropë, sërish, Shqipëria ka nevojë jetike për të arritur 'moshën dixhitale'. Kryeministri gjithashtu identifikoi edhe disa aspekte të rëndësishme në drejtim të arritjes së këtij synimi: -trefishimin, duke filluar nga viti i ardhshëm akademik, nga 1900 në 6000, të pranimeve në degën e IT-së në të gjitha universitetet publike dhe private

Tirana Observer

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7