Hyrje | Lajmet e dites | Vjollca Hoxha në Gjykatë për llogaritë bankare të fëmijëve

Vjollca Hoxha në Gjykatë për llogaritë bankare të fëmijëve

Vjollca Hoxha në Gjykatë për llogaritë bankare të fëmijëve

Dy banka refuzuan t'i jepnin para nga llogaritë e 3 vajzave dhe djalit, çështja përfundon në Gjykatë


Bashkëshortja e të ndjerit Dritan Hoxha, themeluesit të "Top Medias", i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për çështjen e llogarive bankare të 4 fëmijëve të çiftit.


Pas vdekjes së Tanit të Topit, në 23 maj të vitit 2008, dy javë më vonë gjykata e kryeqytetit lëshoi dëshminë e trashëgimisë nga ku rezultoi se trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë të tij janë bashkëshortja Vjollca Hoxha, si dhe katër fëmijët, Lorela, Sara, Redia dhe Itan, të cilët trashëgojnë secili në mënyrë të barabartë një të pestën pjesë takuese të pasurisë trashëgimore të Hoxhës.


Në emër të fëmijëve, ishin hapur llogari bankare në dy banka në Shqipëri. Por, kur e veja Hoxha ka shkuar në bankë për të tërhequr para nga këto llogari nuk ka mundur. Bankat nuk kanë pranuar të dorëzojnë para nga llogaritë e fëmijëve tek nëna e tyre, pasi duhej një autorizim nga personi për të cilin ishte hapur llogaria.


Këtu vështirësohen disi gjërat dhe Vjollca detyrohet t'i drejtohet gjykatës për të marrë prej saj një autorizimin gjyqësor për administrimin dhe disponimin e shumave në llogaritë bankare në emër të fëmijëve.


Gjykata e ka pranuar kërkesën e znj.Hoxha, aktualisht një nga drejtueset e Top Chanell. Në vendimin e Gjykatës që posedohet nga SH2 i plotë, (çështja civile me NR 2010), me stë tjerash thuhet shprehimisht:


"...Nga shqyrtimi ne teresi i te gjitha rrethanave te çeshtjes ne analize dhe te akteve te administruara ne dosje, në raport me shpjegimet e pales kerkuese dhe me ligjin, gjykata çmon se kerkesa e kerkuesit duhet pranuar duhet pranuar per sa me poshte: Kerkuesja Vjollca Hoxha ushtron e vetme pergjegjesine prinderore ndaj te kater femijeve te saj Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha , meqenese prindi tjeter Dritan Hoxha eshte ne pamundësi te ushtrimit te përgjegjesisë prindërore pasi ka vdekur.


Nisur sa siper meqenese rezultoi e provuar se fëmijet Lorela Hoxha e datelindjes 19.10.1993, Sara Hoxha e datelindjes 18.01.1996, Redia Hoxha , e datelindjes 15.02.1998,dhe Itan Hoxha i datelindjes 04.07.2007, jane te mitur, dhe meqenenese ky veprim i kapercen kufijtë e nje administrimi të thjeshte te pasurise se te miturve, gjykata çmon se do te ishte në interesin më të lartë të fëmijëve që të autorizohej kerkuesja, nena e femijeve, per administrimin dhe disponimin e depozitave , ne emer te te miturve, pasi tërheqja e ketyre parave do te ishte e nevojshme per t'u përdorur per mirë-rritjen, edukimin dhe arsimimin e tyre, si dhe nisur nga fakti se femijet kane nje jetesë të një niveli të lartë, pasi studiojnë në shkolla të huaja private jashte shtetit, në Itali..."


Gjyqi që ka filluar më 6 qershor të vitit 2008 ka përfunduar më 16 shkurt 2010 kur është shpallur vendimi.


Gjyqtarja e çështjes, Brunilda Kasmi, është shprehur se pasuria e fëmijëve do të kalojë nën administrimin e së ëmës së tyre, kjo për shkak se mosha e mitur e fëmijëve nuk e lejon që të administrohet nga vetë ata.


Studimet në Itali

Vajzat e Tan Hoxhës nuk studiojnë në Shqipëri, por në kryeqytetin italian, Romë. Tre vajzat me moshë përkatësisht, e madhja është 16 vjeç e dyta 14 dhe e treta 12 nuk janë në Tiranë. Pas vdekjes së të atit në maj të vitit 2008, ato vazhdojnë studimet në Itali.

Pasuria

Një pjesë e pasurisë që Tan Hoxha la për fëmijët e tij është në para. Të katër fëmijët kanë patur gjendje të depozituara nga babai i tyre i ndjerë një shumë prej rreth 30 mijë euro secili në Bankën Intesa San Paolo dhe nga rreth 8 mijë euro secili ën Bankën Raifaissen.


Në këtë ët fundit, në emër të tyre jnë depozituare dhe shuma që variojnë nga 34 milionë lekë të vjetra për tre fëmijët më të vegjël dhe rreth 64 milion për vajzën e madhe, - sipas vendimit të gjykatës. Të gjithë këto depozita tashmë do administrohen nga nëna e tyre.


LIGJET QË PËRDOREN NË PROCESE TË TILLA:

Ne nenin 235 te K Familjes parashikohet se :
"Prinderit mund te përdorin te ardhurat nga pasuria e femijës qe ata administrojnë per mirreritjen ,edukimin dhe arsimimin e tyre. Ata mund te përdorin keto te ardhura per te plotësuar nevojat e domosdoshme te familjes , kur nuk kane pasuri te mjaftueshme për t`i plotesuar vete ato
Te ardhurat e mbetura kthehen ne pasurine e femijës".
Neni 234 dhe 235 i Kodit të Familjes sanksionion se:


"Prinderit mund te përdorin te ardhurat nga pasuria e femijës qe ata administrojnë per mirreritjen ,edukimin dhe arsimimin e tyre. Ata mund te përdorin keto te ardhura per te plotësuar nevojat e domosdoshme te familjes , kur nuk kane pasuri te mjaftueshme për t`i plotesuar vete ato. Te ardhurat e mbetura kthehen ne pasurine e femijës".


"Tjetersimi i pasurise se paluajtshme te cdo femije te mitur deri ne moshen tetembedhjete vjec ,lenia hipoteke, ngarkimi me nje barre, marrja hua ne emer te te miturit, heqja dore nga trashegimia apo legu apo mospranimi I nje dhurimi si dhe pergjithesisht veprimet qe kapercejne kufijte e nje administrimi te thjeshte te cdo pasurie te te miturit , mund te kryhen vetem kur e kerkon interesi i te miturit dhe me autorizimin e vendbanimit te te miturit ".

Shekulli

Komente (1 publikuar)

avatar
maria 2011-12-25 12:20 +0000
nuk ka te drejte
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7