Hyrje | Lajmet e dites | Taksat e makinave, dogana është hequr, si llogaritet detyrimi

Taksat e makinave, dogana është hequr, si llogaritet detyrimi

 Taksat e makinave, dogana është hequr, si llogaritet detyrimi
TIRANE – Presidenti i Republikës Bamir Topi dekretoi pak ditë më parë hyrjen në fuqi të ligjit të ndryshuar së fundi “Për taksat e automjeteve”, i cili sjell rritjen e çmimeve në tregun e makinave.
Sipas ligjit, çdokush që shet një makinë, është i detyruar të derdhë në arkën e shtetot një shume financiare të quajtur “taksa kombëtare”.
Bëhet e ditur se ligji i cili hyn në fuqi më 1 korrik 2010, pritet të ketë efekt në orientimin e tregut drejt makinave që i përkasin prodhimeve të viteve të fundit të cilat kanë edhe më pak efekt ndotës në ambient.
Personi qe shet makinën, krahas parave që duhet të paguajë në doganë në momentin e futjes së automjetit në vend, duhet që të paguajë një shumë financiare edhe në momentin e shitjes së makinës.
Taksat e reja të automjeteve janë vendosur në një llogaritje mbi fuqinë/madhësinë motorike, vitin e prodhimit dhe llojin e karburantit të mjetit. Taksa është e lidhur edhe me votin e prodhimit të automjetit.
Koeficienti fiks për çdo vit përdorimi për autoveturat është 0.5. Për mjetet tjera duke përjashtuar mjetet e transportit publik,  koefiçienti është 0.25.
Taksa fikse për karburantin parashikohet të jetë 20 lekë për automjetet që punojnë me benzinë dhe 25 lekë për mjetet me naftë. Taksa e makinave do të përllogaritet me anë të formulës: Vjetërsi X 0.5 X fuqi motorike X 20 lekë për benzinën ose 25 lekë për naftën.

Komente (1 publikuar)

avatar
ILMI GJETA 2011-06-21 05:29 +0100
sa me shume te hiqen taksat e blerjes, shitblerjes,importit aq me shume merr fryme ekonomia. Ja shpjegimi nese une shes makinen time nje fshatari ai menjehere do dale ne ne rruge pra do blej karburant nje, do beje nje gome dy, do rregulloje nje koke paraleli tri,etj. etj pra gjithkund do paguaje dhe kerkon te fitoje, pra mos te paguaje akte shitblerje direkt dhe shume por te te jete shteti nxites qe ta nxjerre ate ne qarkullim sa ma pare dhe jo ti vere pengesa te panevojshme. Ne se kuptohet kjo filozofi perzotin do kete bum ekonomik. Pse une te blej nje makine te perdorur nga Italia apo gjekundi tjeter, dmth une te ndihmoj ekonomine e atij vendi qe te prodhoje ai e te blej une me nje mije sakrifica, po sikur ne te prodhojme makina a na i ble kush asnje jo per cilesi po se bllokon ekonomine e saj, po atehere pse e bllokojme tonen brenda perbrenda.Korupsioni ketu luhet e mbillet. Nese kuptohem faleminderit
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

2.50
Powered by www.merbraha.com v4.7