Hyrje | Intervista | Intervistë me humoristin dhe komentatorin sportiv Veli Rada

Intervistë me humoristin dhe komentatorin sportiv Veli Rada

Mes humorit dhe komentimit të ndeshjeve sportive
     
Intervistë me humoristin dhe komentatorin sportiv Veli Rada, me rast të 65-vjetorit të tij.

E gjeta në prova duke u përgatitur për Mbrëmjen Festive “40 vjet humor”, kushtuar 65-vjetorit të tij. Në këtë shfaqje do të përmblidhen pjesët më të bukura humoristike të 40 vjetëve karrierë të z.Rada si dhe pjesë të reja të cilat do të jenë surprizë për publikun. “40 vjet humor” do të bashkoj artistë të njohur të humorit shqiptarë, këngëtarë, futbollist, kometator sportiv, etj. Veli Rada ka vetëm dy ditë që ka hyrë në 65-stat dhe ka akoma për t’i dhënë publikut. Ai duke buzëqeshur na thotë se “Gruaja e tij mbetet skena, humori, por ka dhe një të fshehtë, ka një dashnore, e cila është komentimi i ndeshjeve sportive.”

Z.Veli mund të na thoni çfarë përmban shfaqja që ju do të jepni me datë 1 prill?

Në datën 1 prill në sallën e Akademisë së Arteve do të jepet Mbremja Festive “40 vjet humor”, ku do të përmblidhet krijimtaria ime e re dhe materialet më të bukura që kam realizuar ndër vite, në jetën artistike të Estradës së Tiranës. Kjo shfaqje do të ketë një pjesmarrje të gjera të artistëve, kolegëve të mi me të cilët kam ndarë hidhërimet dhe gëzimet gjatë gjithë jetës artistike. Do të jetë i ftuar Skënder Sallaku, Fadil Hasa, VasillaqVangjeli, Mariana Kondi, Behar Mera, Rita Ladi, si dhe dy aktorë të talentuar të Departamentit të Artit të QNK “Arbnori” Juli Iliriani dhe Arben Spahia. Përsa i përket pjesmarrjes së këngëtarëve do të jenë këngëtorët më të mirë si: Kastiot Tusha, Motrat Libohova, Myfarete Laze dhe dy këngëtare të reja Evis Mula dhe Samanta Karavello. Libreti është ii Bujar Kapexhiut, vetë natyra e tij kërkuse do të përcjell tek spektatori të qeshurën por larg banaliteteve dhe ofendimeve. Në shfaqje mund të ketë edhe lot por nga buzëqeshja. Unë me humorin tim dhe me fjalën time do kërkoj të godas por duke buzëqeshur. Është koncidencë se shfaqja jepet me datë 1 prill, që është quajtur edhe “Dita e gënjeshtrave” dhe shpresoj të thonë njerëzit që Veliu nuk është 65 por më i ri. Tjetër koncidencë është se me darën 1 prill 2004 u mbyll Estrada e Tiranës, u mbyll historia e dhjetra artistëve të mëdhenj.

Ndonjë detaj të kësaj shfaqjeje....

Detajet le t’ia lëmë më mirë shfaqjes pasi të gjithë mediat do të jenë të ftuara, mendoj që është më mirë të mbetet një surprisë për spektatorin. Por jam i bindur që ata që do shohin shfaqjen do të mbeten të kënaqur, sepse ka materiale që kanë mesazh të qartë, që prekin fusha të ndryshme sociale. Me sinqeritet në këto ditë të zymta njerëzit kanë nëvojë për pak optimizëm, le të jetë ky mesazhi i parë i gëzimit. Ne artistët me dashurinë e madhe do të përcjellim në këtë mbrëmje vetëm gëzim, kënaqësi dhe buzëqeshje.

Me datë 27 mars ju mbushët 65-vjeç dhe e festuar pranë familjarëve, miqve, dashamirësve. Si u ndietë në këtë ditë të shënuar për ju?

Unë ende e ndiej veten të fortë edhe fizikisht edhe mendërisht, përderisa ende aktivizohem me sukses në të gjitha shfaqjet. Kam ende të pandarë nga jeta ime Mikrofonin e Radio Tiranës. Unë skenën e kam si gruan time, e respektoj shumë, por më lejoni të them për herë të parë që përveç gruas kam edhe një dashnore, rubrikat sportive, komentimin e ndeshjeve të futbollit. E adhuroj dhe nuk e di kur do ndahem prej saj. Edhe sporti do të ketë një panel me sportistët më të shquar ndër vite, në këtë shfaqje, ku do jenë edhe dy figura të mëdha të sportit, Prof. im Ismet Bellova dhe periudhën e artë të gazetarisë sportive Besnik Dizdari.

Mund të na i përshkruani emocionet kur keni bërë komentin e parë të një ndeshje?

Nuk ka qenë e vështirë për mua pacvarësisht se ka qenë një rrugë e pashkelur. Radio Tirana kishte zëra të mrekullueshëm, Anton Mazreku, p.sh i cili në transmetim ishte një poet, e vazhdoi me dinjitet Ismet Bellova. Transmetimi im i parë i përket një ndeshje gjysëm finale të kupës së Republikës në Elbasan, Labinoti i Elbasanit me Besën e Kavajës, shkoi ndeshja me shtesë, edhe me penallti, ku fitoi skuadra e Besës. E kam mbyll transmetimin, është i pari për mua, në të ka pasur shumë dramacitet dhe emocione, të nesërmen gazetat shkruanin: “ Një zë i bukur i shtohet transmetimit të Radio Tiranës”.

Mund të na përmendni ndonjë moment të veçantë të karrierës tuaj si artist?

Me të dhënëat e vokalit por edhe me plastikën mendoja se do isha aktor i Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) për role karakteresh. Me urdhër të Partisë shkuam në Estradën e Tiranës, atje gjetëm një kolektiv të mrekullueshëm pavarësisht se shpirti nuk u fut menjëherë në Estradë. Pak nga pak kjo u kalua dhe ai vend u bë shumë i dashur për ne artistët, sa pjesën më të madhe të kohës e kalonim aty. Shfaqjet ishin shumë dinjitoze, të bësh humor në kushtet e një kontrolli të rreptë ishte e vështirë. Kishte një Komision dhe hiqte pjesën më të bukur, për një batutë mund të shkoje dhe në burg. Unë kam qenë me fat që kam luajtur pranë aktorëveë të mëdhenj si Skënder Sollaku, Vasillall Vangjeli, Xhemal Myftiu (Kacja), edhe më të rinjtë, si Mariana Kondi, Rita Ladi, etj. Kam pas fatin të punoj me regjisor të mëdhenj si Pirro Manin, Bujar Kapexhiun, e shumë të tjerë.

Puna në Teatrin Kombëtar mbeti pengu juaj?

Mbeti, ndoshta më mirë që shkuam në Estradën e Tiranës se gjetëm një kolektiv tgë mrekullueshëm. Mbeti nostalgjia për teatrin por Estrada është ajo që u martuam dhe do vazhdojmë të jemi të martuar. Nuk kuptoj se si mund të përcaktohet mosha e daljes në pension e artistit. Artisti duhet të dalë atëherë kur nuk ka më forcë fizike dhe mendore.

Mund të na thoni një pjesë të vogël nga krijimtaria juaj?

Unë kam disa materiale të reja, do të veçoja një material të Bujar Kapexhiut i titulluar “Kopraci”:
Burri është koprac, i ka rënë një dy leksh, ai bën rrëmujë gjithë sallën për ta gjetur. Kur gruaja i thotë do shkoj në pazar, më jep lek për të blerë. Ai i jep (1000 lekë) dhe gruaja i thotë se është koprac, burri ia kthen:
“Unë nuk jam koprac, të kujtohet kur erdhën miqtë dhe të thashë gostiti miqtë me ndonjë gjë freskuse, dhe ti ndreze ventilatorin?”
Kur i jep (1000 lekshin ) për të bërë pazarin i jep edhe 3 receta, një për dhimbje e kokës së tij, një për ilacet e zemrës së gruas, një për ilacet e stomakut të djalit. Gruaj vazhdon e i thortë që je koprac, se dhe prindërit ashtu i ke pasur. Ai i thotë se ata prindër kanë bërë një alamet mashkulli, që edhe pse kanë kursyer nga ana e jashtme, janë treguar dorëlëshuar nga ana e brendshme.

Intervistoi: Eralda KENAJ - G. 55

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7