20 vjet nga klasa e luftës në diasporë

0

“Mësues,  nuk po mund te besoj se gjendem në një vend të lirë”

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Që nga lufta  në Kosovë u mbushën  20 vjet, manifestimet shënjuese në përkujtim të ngjarjeve kanë gjetur hapësirë të gjerë gjithandej vendit, por edhe në diasporë, gjysma tjetër e kombit. Ato ngjarje të rënda nuk do harrohen asnjëherë, por as miqtë tanë që na ndihmuan mu atëherë kur ishte nevoja.
Austria

Në mesin e miqve që ndihmuan ishte edhe shteti austriak, qeveria e këtij shteti e njohur për miqësi ndaj shqiptarëve që herët, vendosi strehimin për dhjetëmijë të dëbuar nga të cilët pesëmijë në Austri dhetë tjerë në kampin austriak në afërsi të Shkodrës. Në Austri shumica e tyre u vendosen në Vjenë e rrethinën e saj, ku gjithë sistemi i mediave të vendit u vu në shërbim të ndihmës për refugjatët e shumëvuajtur. Televizioni publik austriak ÖRF, i kushtoj programe speciale ditore çështjes së të shpërngulurve në emision  special48 orë pa ndërprerë duke transmetuar pamje  nga ngjarjet e luftës dhe fatit të popullit  në  Kosovë. Personalitet vendore politike,të artit, shkencës u vunë në shërbim human duke iu drejtuar qytetarëve për solidaritet. Nga pamjet rrëqethëse buronin emocionet nga të cilat nuk shpëtoi pa derdhur lot as kryetari i shtetit në atë kohë,  tani i ndjerë, Dr.ThomasKlestil, në kur iu drejtua qytetarëve të tij për ndihmë në emisionin “Nachbar in Not”- “Fqiu në nevojë”, kushtuar Kosovës.
Mësim i veçantë

Pjesa më e ndjeshme e refugjatëve ishin fëmijët dhe mes tyre fëmijët shkollor për të cilët  u sigurua mësimi në gjuhën amtare. Për këtë qëllim fisnik në Vjenë u pranuan tre mësues.Nxënësit u ndanë sipas niveleve në tri shkolla të Bashkisë Nr-3, ku ishte vendstrehimit i shumicës së refugjatëve. Përfaqësuesit zyrtar të arsimit, mes tyre Mag. ElfieFleck, drejtuese e sektorit për gjuhët amtare në Ministrinë e Arsimit të Austrisë, Mag. ManfredPinteritz, inspektor arsimi dhe drejtorët e shkollave dhanë një ndihmë të madhe në organizimin mësimit. Në shkollën fillore, cikli i lartë Dietrichgasse, drejtori i saj  GeorgFarthofer;  në ciklin e ulët Znj. JohanaStadler  dhe në Shkollën Politeknike në bashkinë e dhjetë drejtuesi i saj  JosefPospichal, së bashku me stafet e tyre arsimore u treguan pedagog e prindër të vërtetë në plotësimin kushteve për mësim të fëmijëve kosovar të cilëve me vite  u mungonte. Ndihmë dha gjithashtu  mësuesi i parë në Vjenë, ShefqetGashi, i cili bashkëkoordinoi veprimet me inspektorin e arsimit në  organizimin dhe mirëvajtjen e mësimit.Nxënësit u sistemuan në shkolla, u siguruan shumë nga tekstet, por edhe veshmbathje. Për shumë sish, të cilët ishin të traumatizuar, u siguruan përkujdesje nga psikologët dhe mjekët specialist.

Mësueset/it

Mësuesja me përvojë, Valbona Çepani, tani pas kaq vitesh  e kujton me nostalgji punën e saj me nxënësit e gjeneratës së luftës,  ashtu seç i quan ajo.  Asaj i kujtohet mes tjerash projekti “Shqipëri atdheu im” i ekspozuar në lokalet e shkollës i cili u vizitua disa javë nga të gjitha klasat e shkollës  dhe klasë të shkollave tjera.  Pa miq nuk ka sukses, këtu ishte mësuesja KarinWolf e cila u përkujdes për fëmijët që kishin pësuar nga lufta e në veçanti ndaj Meritonit i cili ishte në karrigen lëvizëse deri në shërimin e tij për disa vjet. Kjo mësuese humane nuk duhet harruar edhe pse ajo mirësinë e bëri nga shpirti i njeriut human e jo për lëvdata.”, thotë mësuesja Valbonë.

Ndërsa mësuesi Osman Ademi mes tjerash kujton: “Traumat e luftës tek nxënësit kishin lënë gjurmë të vrazhda në jetën e tyre të njomë. Sigurisht që nuk ishim edhe  aq mirë të përgatitur që të  ballafaqohemi me situatën e tërësishme. Nuk harrohet ndihma e  drejtorit të Shkolla Politeknike z. JosefPospichal i cili tregoi një kujdes të veçantë për nxënësit dhe mua si mësues. Ai kishte një përvoje të gjatë me  nxënësit refugjat nga lufta paraprake në Bosnjë të cilën gjithashtu e kishin shkaktuar serbet.Rrëfimet e nxënësve për atë se çka kishin përjetuar ishin rrëqethëse sa që shpesh koleget austriake mbushnin sytë me lot. Një nxënëse vazhdimisht më thoshte;  Mësues, nuk po mund te besoj se gjendem në një vend të lirë, mendoja se çdo gjë do të merrte fund në Bllacë”.

Klasa në lot

“Kurrë në jetë nuk do ti harroj vajet e nxënësve në klasë për mësuesin e tyre të masakruar nga policia serbe bashkë me tërë familjen Elshani nga Korrotica. E tëra kjo filloi me  pyetjen që bëri mësuesi rreth  lendes së matematikës në vendlindje. Cili arsimtar u ka mësuar matematikën? Kjo rrodhi nga fakti se nxënësit prej Drenasi  filluan të dallohen në lëndën e matematikësnë klasë së bashku me nxënësit austriak. Në veçanti dallohej, Besa Gashi, por në vend të përgjigjes nxënësja filloi të qaj dhe kështu e tërë klasa u shndërrua në lot”, kujton   mësuesi i klasës Hazir Mehmeti.

Nxënësit

Nuk do të harrohet kurrë nga mendja e fëmijëve  ndihma e organeve  kompetente arsimor vendore dhënë atyre dhe familjeve te tyre, për të lehtësuar sadopak mungesën e atdheut, të shkollës duke i ndarë dhembjet me ta. Arkivi i shkollës me dashamirësi na e mundësoi leximin e faqes së ditarit para 20 vjetëve. Në ciklin e lartë të fillores në Dietrichgasse: Faton Ademi, Labinot Avdiu, Rexhep Durmishi, Arianit Gashi, Ilire Hodja, Përparim Ibrahimi, Zgjim Isufi, Albana Mustafa, IbadeteLatifi, Luljeta Zejnullahu, VioletaZejnullahu, Besnik Durmishi, BesjanObrazhda, Besart Obrazhda, Fjolla Qorrolli, FatonMustafa, Blerta Morina, Besa Gashi, Afërdita Latifi, Betim Isufi, Astrit Sahiti, LulzimSmajlaj, ArditaRukiqi, FatimeSmajlaj.

Mësimi

Tani në Austri mësojnë, krahas gjuhës së shkollës, në gjuhën shqipe rreth 2 mijë nxënës shqiptarë nga të gjitha trevat etnike, me të cilët punojnë 20 mësues. Mësimi amtar në Austri është i garantuar falas brenda sistemit publik arsimor. Shumica e teksteve mësimore janë falas nga katalogu i teksteve mësimore për shqip mund të porositen disa fjalor gjermanisht – shqip dhe A-B-C Fibel (Abetare) për nxënësit shqiptarë, e para abetare dhe e vetme në kontinent e botuar nga institucionet arsimore vendore.  Kjo flet për traditë shekullore të ndihmës së Austrisë në ndihmë për kombin shqiptar. Qysh para një shekulli në Vjenë u hartuan dhe botuan tekste shkollore për nevojat e nxënësve në Shqipëri, mes tyre Abetarja e NduePaluces e vitit 1903.  Sot kur Kosova është e lirë dhe në rrugë të progresit kemi një arsye që t`i  kujtojmë miqtë tanë kudo në botë. Jo vetëm tani por kurdoherë respektin e  nderimin  ta ruajmë në gjenerata ngase ato  do ta shijojnë vlerën e jetës në liri kurse ne ishim pjesë e rrugëtimit të gjatë me vuajtjet e krenarinë e trashëguar në breza.

E mbyllim shkrimin me gazetën “VULLNETI i Populli“ të 27 janar 1931: “  Populli ynë, midis virtyteve të tjera, e ka të gjallë ndjenjën e mirënjohjes. Kur sheh që sidomos një i huaj përpiqet për të mirën e tij, këtë të mirë nuk e harron kurrë dhe mundohet të gjejë rastin për t’ia shpërblyer”.

Vjenë, 13 qershor 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok