18/04/2024

30 vjet nga krimi serb i helmimit të fëmijëve shqiptarë në Kosovë

0

Kisha Katolike Shqiptare, vatër në shërbim të njeriut dhe kombit

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Fëmijët e helmuar u trajtuan me zemërgjerësi e profesionalisht nga personeli kishtar.  Tani e 30 vjet më parë një rifreskim kujtese.
Policia sekrete serbe plaçkitë barnat dhe kërcënon shenjtërit në shërbim. Në biseda informative Don Lush Gjergji. Urdhri i policisë serbe: të ndalohet dhënia e ndihmave fëmijëve të helmuar.
Kardinali kroat Franjo Kuharic “Mendojmë, se sulmi ndaj Kishës Shqiptare në Kosovë, mbi gjithë, është akt jo civilizues: A është ndihma e dhënë të sëmurëve të tjerë  krim?

Viti 1990 në Kosovë do shënohet si vit i disa ngjarjeve të rënda në jetën e Kosovës, mbi të gjitha përjetimi i dhunës së paparë në shkolla, Njëri nga aktet më kriminale nga të gjitha aktet e dhunës në Kosovë ishte helmimi i fëmijëve shqiptarë. Në këto rrethana u vunë në lëvizje i tërë populli.    Nga ajo kohë do shkëpusim pak rreshta përkujtimi mbi aktivitetin e Kishës Katolike Shqiptare, me theks të veçantë në Ferizaj dhe Binçë e shënuar në shtypin kroat.
Kisha Katolike Shqiptare ishte pjesë e kësaj lëvizje në mbrojtje dhe ndihmë të fëmijëve të helmuar nga pushtuesit serb. Ajo ishe bërë qendër ku trajtoheshin të helmuarit, qendër e furnizimit me barëra dhe material sanitar për shumë qendra të Kosovës. Qendër e mbledhjes së shënimeve dhe fakteve mbi helmimin e fëmijëve. Këto fakte do prezantohen në mjete informimi, simpoziume, konferenca në vazhdimësi.  Kisha Katolike Shqiptare ishte shpresa e ndihmës, e strehimit. “ Së pari më vrisni mua, pastaj vëllezërit e mi të strehuar këtu”, tha prifti patriot. Porosi shekullore ndaj vëllaut!  Nga shënimet e kohës po japim sekuencë nga ditët e para të helmimeve masive në Ferizaj dhe Kosovë.

Në pamundësinë e krijuar nga intervenimi i policisë serbe, u bë e vështirë deri e pa mundur, dhënia e ndihmës fëmijëve të helmuar në Ambulanten Rajonale të Ferizajt. Në këto rrethana duhej më shumë se kurrë veprimi organizativ që fëmijët e helmuar me çdo kusht të trajtohen. Dr. Paulina Lumezi, në bashkëpunim me kolegët e saj dr. Besim Hoxha Dr. Hajdin Ymeri  dha idenë për ngritjen e një Ambulante improvizuese brenda kishës. Kjo ide u mbëshet edhe nga të tjerët, dr. Safet Beqiri, dr. Xheladin Reqica, dr. Agim Bytyçi, Dr.Tefik Idrizi, Dr.Skender Hyseni. U bisedua Don Lush Gjergji dhe personelin e Kishës Katolike Shqiptare duke parë nevojë të ngutshme për ndihmë fëmijëve shqiptarë të helmuar. Së bashku me personelin shëndetësor nga Shtëpia e Shëndetit në Ferizaj, vendosin të improvizojnë ambulancë për trajtim mjekësor brenda hapësirës së Kishës. Dihej se policia serbe pengonte trajtimin në Ambulanten Rajonale e cila ishte e ngarkuar me pacientë,  pengonte bartjen e të helmuarve deri aty dhe qendra tjera mjekësore jashtë Ferizajt. Kjo edhe vendoset, ku përgjegjëse për ambulanten brenda kishës u caktua Motra Viktoria e cila do jetë në shërbim të vazhdueshëm me përkushtim. Motra Viktoria  së bashku me dr. Paulina Lumezin dhe dr.Hajdin Ymeri mori pjesë në punimet e Simpoziumit në Zagreb i organizuar me 9 qershor 1990 me temë nga helmimet në Kosovë.

Nën llupen e pushtuesi serb u vu aktiviteti në Kishën Katolike Shqiptare, sulmet e saj ishin të përditshme dhe shumë agresive nga e cila plaçkitën të gjitha barërat, maltretohen mjekët, shërbyesit dhe të sëmurët. Kjo gjendje u pasqyrua edhe në shtypin e kohës. Në biseda informative ftohet edhe Don Lush Gjergji, të cilin e urdhërojnë për ndërprerje të trajtimit të helmuarve në kishë.

Shtypi kroat: Vecernji List, Fokus, Glas Koncila dhe gazeta tjera,  përcillnin ngjarjet në Kosovë, mes tyre u dallua me regjistrimin dhe shkrimet drejtpërdrejtë nga helmimet e fëmijëve shqiptarë në Kosovë  gazeta “Glas Koncila”, e cila ishte e lidhur me aktivistë, humanistë dhe shërbimet humanitare prenë  Kishës Katolike Shqiptare në Kosovë. Shoqëritë shqiptare e kroate bashkë rendonin aktivitet dhe ishin kundër politikës serbe luftënxitëse në Kosovë.  Kisha Katolike Kroate udhëhiqej nga Kardinali Franjo Kuharic, i cili kishte takime të vazhdueshme me veprimtarët shqiptarë jo vetëm në Kroaci,  Dr.Besnik Bardhi  dhe rrethin e tij të bashkëveprimtarëve, Ferhat Ymeri, Sali, Krasniqi, Talat Gjinolli, Flora Brovina e shumë të tjerë.

Murgesha nga Kroacia  shkruan një letër për gazetën kroate “Glas Koncila“, 6 maj, 1990.
 “Për çdo ditë na sjellin nga disa të helmuar. Spitali i kthen në shtëpi, sepse qenka „“mirë“, kurse atyre mundimi në lukth u rikthehet, pësojnë ngërqe në këmbë, vështrimi i syve është si para frymarrjes së fundit. Nuk mund të ecin, duhet të mbahen. Para dy ditëve një vajzë e kanë varrosur. Duket se helmi ishte i hedhur para shtëpisë, sepse tërë familja ishte helmuar. Veçse helmimi nuk ndikon njësoj te secili. Në TV nuk e kanë treguar këtë. Murgeshat tona japin ampula bedoksin dhe tableta novalgetol, por këto na kanë mbaruar, sepse për shkak të helmimit të madh, janë harxhuar në barnatoret e Ferizajit dhe Gjilanit. Se si do dalë kjo, vetëm zoti e di. Sa lot  janë derdhur këto ditë në rrethinat tona!”.

Kjo para se gjithash në Ferizaj dhe Binçë ku shërbenin disa Motra nderi nga Kroacia me vite të tera në misionin e tyre shërbyes fetar e human. Mes tyre Jela Gojevic dhe Marjana Gojevic të cilat u dhanë ndihmë fëmijëve të helmuar shqiptarë. Në takimin tonë pas tridhjetë vjetëve Motra  Jela Gojevic i kishte të freskëta përjetimet e saja nga skenat e dhembshme e të helmuarve që kërkonin ndihmë. Ajo me modesti nuk dëshironte të lavdërohet se ka bërë diç të madhe, ka bërë detyrën ndaj zotit dhe njeriut.
“Po ishte  kohë e rëndë vinin fëmijë të sëmurë. Ne iu ofronim ndihmë me ato mjete që kishim në shtëpinë tonë të përbashkët, kishim podrumin ku mbanim materiale dhe kishim mundësi të japim ndihmë.  Kishte ditë që vinin shumë nxënës nga Ferizaj, Prizreni dhe gjithë Kosova, pasi nuk kishin mundësi të kërkonin ndihmë në objekte tjera. Ndihmë të madhe dha Nue Gjergji. Ne nuk e dinim për çfarë sëmundje ishte fjala, por e shihnim se fëmijët ishin të sëmurë, disa nga të cilët rëndë. Më kujtohet se forcat policore serbe erdhën dhe grabiten të gjitha barnat dhe materialet që duheshin për dhënie të ndihmës. Kjo ndodhi dy herë (… sve do nul) . Me datë, 9 gusht 1990 Glas Koncila shkruan rreth sulmit të forcave serbe në Kishën Katolike Shqiptare dhe grabitje e barërave, maltretimet e personelit dhe të helmuarve.

Ipeshkvi Nikollë Prela kërkon intervenim në mbrojtje të drejtave të njeriut.       Ipeshkvi i Bashkisë Katolike Shqiptare në Kosovë, dërgon nga Ferizaji informatë me 6 gusht 1990, të gjitha qeverive të republikane, krahinore dhe asaj federative me rastin e incidentit të shkaktuar nga policia serbe:         Agjentet e  punëve të brendshme të përcjell me njësitet speciale të armatosura të policisë, me 4 gusht të këtij viti (1990), pa paralajmëruar dhe pa vendim përkatës, përkundër protestës së ashpër të ipeshkëvisë, kontrollojnë shtëpinë e zotit dhe kishën e Ferizajt dhe  banesat e motrave të nderit në Binqë, në mëngjes rreth orës 06:30, në të njëjtën kohë grabisin barërat e barnatores së motrave të nderit, gjegjësisht barëra për të sëmurët nga të gjitha besimet dhe kombësia, të cilët vazhdimisht kanë ardhur të varfrit apo në mungesë të barërave në barnatore… I vetmi që reagon me një deklaratë ishte Kardinali kroat Franjo Kuhariq  Ai i del në mbrojtje Kishes Shqiptare në Kosovë i cili e quan akt jo civilizues “Mendojmë se ky akt jo civilizues është sulm mbi gjithë Kishën Shqiptare në Kosovë dhe mes tjerash pyet: A është dhënia e ndihmës të  sëmurëve krim?

Në takimet me shërbyesit e asaj kohe na ndihmoi gazetari e publicisti i njohur Rexhep Rifati. Edhe vet ishte i lidhur në aktivitetet që zhvilloheshin në rrethanat tejet të rënda. Edhe familja e tij e kishte pësuar nga helmi serb i hedhur, Teuta, vajza e Rifatit asokohe nxënëse e fillores, helmohet rëndë bashkë me shoqet e shokët e saja me 5 prill 1990.  Edhe sot e kësaj dite dëgjohet mbi pasojat që lanë helmimet, krim serb i pa ndëshkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok