Elida Bardhi, Shakira Shqiptare

Elida Bardhi është një këngëtare e re e cila u ka bërë e njohur për publikun shqiptar brënda dhe jashtë Shqipërisë, që para disa vitesh me ane të videoklipeve që ajo rregjistron herë pas here. Pasi ka studjuar në një kolegj turk vajzash në Shqipëri, ajo vendosi që pjesën tjetër të rinisë së saj ta jetonte në Londër. Gjatë bisedës, ajo është një vajzë që don të duket shumë modeste, dhe përgjigjet e saj i jep shkurt e prerë.Elida gjatë interpretimit të këngëve në skenë, nga lëvizjet e saja të shumta plot ritëm , të jep përshtypjen e një vajze çapkëne plot energji. Por gjatë intervistës për "Albanian Mail" ajo çuditërisht kthehet në një vajzë shumë modeste.
“Në jëtë jamë modeste, kurse në skenë dua të shpërthej, dhe të jap maksimumin” thotë ajo gjatë bisedës të ulur pranë një bari në afërsi të London Bridge. Koha e pakët që ka në dispozicion bën që Elida të fillojë e të ankohet, thotë ka shumë kërkesa për koncertë anë e mbanë Europës ku ka shqiptarë, por shkolla dhe preukupimet e tjera, më bëjnë që shumë nga këto oferta, ti anulloj thotë ajo me keqardhje. Elida nuk e fsheh dëshirën që një ditë të jetë e famshme, dhe për këtë ajo thotë se duhet punë, dhe përkushtim.
Ajo tani është një figurë publike, me shumë propozime nga djemtë, në Londër apo në Shqipëri që shkon shpesh, por “Albanian Mail” ka zbuluar një sekret, Elidës i kanë rrëmbyer të dashurin. PO kush? Lexoni intervisten ne vazhdim.

Si ju lindi dëshira për të kënduar?
Dëshira për të kënduar më ka lindur që fëmijë. Atëherë shoqëroja gjyshin në këngë i cili këndonte shumë bukur, po kuptohet jo në skenë. Kjo më bëri të ndjehesha optimiste për këngën dhe fillova të angazhohesha me të ashtuquajturat shtëpitë e pionierit apo edhe koncerte të zërave të rinj deri tek koncertet mes këngëtarëve të mëdhenj, nëse mund të shprehem kështu, apo edhe paraqitjet nëpër televizione, qoftë me videoprojekte apo paraqitje live.

Si e mbani mënd vehten tuaj kur ishit e vogël?
Nuk është e tepërt të them që kam qënë një fëmijë i shkathët, e angazhuar në aktivitete të ndryshme, por gjithmonë dëshira ka qënë, për tu bërë këngëtare.

A e mbani mënd herën e parë kur jeni ngjitur në skenë dhe ç’farë keni interpretuar?
Nuk besoj se mund të harrohet, ishte në koncertin e zërave të rinj, u prezantova me këngën Lot Në Shi, kompozuar nga vetë unë.

Rryma juaj muzikore është ajo moderne, e ndërkohë këndoni edhe këngë të zhanrit popullor, ç’mund të na thoni më shumë?
Jam e dhënë pas muzikës moderne por muzika popullore padyshim më mbush me emocion. Kjo më ka bërë që të paraqitem edhe me këngë të këtij zhanri.

Ju keni marrë pjesë në disa festivale të këngës, në shqipëri si dhe në shumë koncerte të ndryshme në Europë, cilat janë emocionet e Elidës gjatë interpetimit?
Në mënyrë të çuditshme, emocionet e mia e kanë kufirin deri prapa kuintave, e kur dal në skenë, mbështetja e spektatorit i shkrin ato me këngën. Ndihem e gjallë, këndoj lirshëm, me një fjalë si në shtëpinë time.

Cili është koncerti që ju ka lënë më shumë mbresa dhe përse?
imageNjë koncert i organizuar në Këln. Interesantja ishte se nuk kisha veshjen të cilën e kisha zgjedhur sepse bagazhi kishte mbetur ne aeroport për shkak të një problemi me linjën ajrore. Isha me të vërtetë në siklet pas shumë peripecish i mora borxh. Nuk ndjehesha mirë fare sepse ishte një veshje e improvizuar në moment. Megjithatë veshja jo komforte nuk pati aspak efekt në interpretim. Pritja e ngrohtë e publikut, duartrokitjet e zjarrta më bënë që të harroj jo vetëm veshjen por edhe emocionet.

Gjatë interpretimit në skenë ju krahas interpretimit me nivel të këngës, e shoqëroni atë me lëvizje skenike, të tipit Shakira, si arrini ti ndërthurni këto dy elemente, pra këngën me lëvizjet skenike?
Është e vështirë, sidomos kur bëhet fjalë për interpretim live megjithatë mjafton të ndjesh atë ç’ka këndon dhe lëvizja skenike apo ajo mimike vjen natyrshëm. E përsa i përket krahasimit me Shakirën, më pëlqen, është një nga këngëtaret që unë e admiroj.

Kush kujdeset për veshjen tuaj skenike?
Kryesisht vetë megjithatë kërkoj dhe sugjerime.
Keni nxjerrë një album tuajin të parë si e ka pritur publiku atë?
Megjithse është i pari dhe ai sapo është hedhur në qarkullim është pritur mjaft mirë, po shitet në një masë që unë nuk e prisja, e kjo patjeter më mbush me optimizëm.

Po ashtu keni realizuar edhe disa videoklipe njëri prej të cilëve u paraqit në festivalin e videoklipit, a mendoni se në të ardhmen do të punoni për videoklipe të tjera?
Padyshim, gjithashtu do të punojmë që të jenë akoma më interesantë. Kur them punojmë e kam fjalën për kompozitorin, kameramanin, montazhierin, etj e padyshim dhe veten.

Meqënëse jemi tek videoklipet mund të më thoni se kush merret me skenarin, koreografinë?
Sa për skenarin apo idetë skenike janë të miat, të bashkëpuntorëve në videoklip si montazhieri
kameramani, ndërsa me koreografinë nuk më ndërhyn njeri, me të angazhohem vetë.

Cilët janë bashkëpuntorët tuaj të cilët bëjnë të mundur ralizimin e këngëve dhe të videoklipeve tuaja?
Ndër të tjerë mund të përmend kantautorin Çlirim Denaj, kompozitorin Petrit Tërkuçin, Sokol Marsi, Poetin Jorgo Papingji, e kantautorin Elton Deda, të cilët i falënderoj sinqerisht. Kemi punuar mjaft intensivisht sepse dhe koha që unë kisha në dispozicion ishte jashtëzakonisht e shkurtër megjithatë ia dolëm mbanë me sukses.

Jeni studente në një nga universitetet e Londrës, në ç’degë studjoni?
Jam në vitin e 3-të, dega Menaxhim-Informatikë.

Të jesh një këngëtare e mirë nuk do të thotë të kesh vetëm një zë të mirë, por edhe një trup të bukur.Ç’farë ju bëni që të keni linja trupore të mira?
Të jesh një këngëtar i mirë, do të thotë, të kesh një zë të mirë, dhe të tjerat ndoshta e kompletojnë figurën e tij. E për të qënë korrekte në përgjigje të pyetjes, trupi në rradhë të parë është dhuratë e natyrës, në të vërtetë, ha sa më hahet, por merrem edhe me sport.

Si e kaloni kohën e lirë?
Gjatë kohës së lirë që jo shpesh e kam, merrem me sport, lexoj, frekuentoj pub-et, kinematë.

A e ka gjetur Elida Princin e Ëndrrave?
Me thënë të drejtën edhe unë ja kisha vënë sytë… po… Britney doli më e shkathët.

Cilat janë planet e tua të afërta dhe të largëta?
Plane kam mjaft e për këto duhet punë. Momentalisht bashkëpunoj me kompozitorin Chris Thorne, punët po shkojnë mirë. Jam mjaft e zënë sepse siç ju thashë edhe studjoj njëkohësisht, por shpresoj që jo shumë larg do të kem realizime të sukseshme. Le ta lëmë me kaq meqë jam edhe tip që më pëlqen të bëj surpriza.

Muhamed Veliu
Please follow and like us:
error

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
YouTube
YouTube
Instagram