Si u kriua interneti

Zanafilla e idesë për ndërtimin e rrjetit, që për ne është i njohur me emrin "internet" rrjedhë nga koha e luftës së ftoftë në vitet ´60-ta. Si iniciatorë të një rrjeti të tillë janë qarqet ushtarake te ShBA-ve të cilët nga disa prezantues në internet sot, kritikohen për mbajtjen sekrete të internetit.

Që në fillim të viteve ´60-të, ushtarakët amerikan mendonin se si ti mbronin informatat e mbledhura edhe në raste të ndonjë sulmi atomikë nga kundërshtarët. Si zgjedhje më e mirë e këtij problemi shikohej një rrjetë elektronike. Në këtë rrjetë duhej që të njëjtat të dhëna të regjistroheshin dhe të shpërndaheshin ndër kompiuterë që gjendeshin në largësi. Në rast ndryshimi apo futjeve të reja të të dhënave, duhej që ndryshimet të bëheshin në të gjithë kompiuterët e lidhur në atë rrjetë. Secili nga kompiuterët e lidhur duhej të komunikonte në disa lidhje me kompjuterët tjerë. Vetëm në këtë mënyrë ishte i mundëshëm vazhdimësia e komunikimit në rast të shkatërrimit të ndonjërit nga kompiuterëve ose këputjes së ndonjë lidhje. Sidoqoftë në vitin 1964 Forcat Ajrore të ShBA-ve angazhojnë firmën RAND Corporation për ndërtimin e projektit të quajtur "Rrjeti i decentralizum".

Kjo firmë nuk u angazhua për atë që ne sot e njoh paraardhës i internetit. Për shkak të shumë vështersive ky projekt nuk u realizua, vete ideja për një "rrjetë të decentralizuar" ku bartja e të dhënave bëhet në formë paketash mbeti në kokat zhvilluese.

Qendra shkencore Advance Research Projects Agency (ARPA), që nga viti 1958 shërbente për zhvillimin shkencorë për ushtrin amerikane, vendosi që më 1966 të ndërlidhë rrjetin me llogaritësin ARPA. Me këtë rast ideja për "rrjetin e decentralizuar" u zhvillua edhe më tej dhe mori një formë paksa më të kuptueshme. Në vitin 1969 në rrjetin ARPA-Net ishin të lidhur katër llogaritës. Tre vite më vonë në ARPA-Net ishin të lidhur 40-të llogaritës. Duhet theksuar se edhe në këtë kohë ARPA-Net ishte një rrjetë i mbyllur. Nga ky rrjetë i mbyllur ARPA-Net do të ndërtohej më vonë rrjeti i internetit.

Please follow and like us:
error

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
YouTube
YouTube
Instagram