Google

Internet koroprata Google.com u themelua në vitin 1998 nga Larry Page dhe Sergey Brin të cilët zhvilluan pjesën programore të motorit të tanishëm të kërkimit Google.Pas suksesit të madhë të arritur me motorin e kërkimit kjo korporatë bëri globalizimin gjuhësorë të programit të vetë si dhe filloi ofrimin e shum shërbimeve tjera në brendi të aktivitetit kryesorë, dmth. ofrimin e mundësisë për gjetjen e shpejtë të informatave.Google Inc. (NASDAQ:GOOG) tani është korporata më e suksesëshme në internet me $1.919 miliardë të paraqitura në çerekun fundit të vitit më 31 Dhjetor 2005,me një rritje prej 86% krahasuar me çerekun e njejtë të vitit 2004. (Burimi i të dhënave: MOUNTAIN VIEW, Calif.-31 Janar, 2006 – Google Inc.)

Kjo korporatë ka përdorur shume me sukses elementet e marketing miksit duke bër konkurente nga Microsoft Inc. e cila për një kohë të gjatë merrej si një monopol natyral dhe thuajse i pa thyeshëm.

Gmail është pjesë për shërbime të postës elektronike ofruar nga korporata Google Inc.Edhe pse Gmail ose Googlemail si shërbim nuk daton herët arriti shumë shpejt të bëhet i njohur ndër shfrytëzuesit. Shkaku i arritjes së një popullariteti të shpejt ishte thjeshtësia, njëkohësisht lidhja në Googlepages (shëbim për krijimin e faqes personale) e më së shumti hapësira e madhe e kutisë postale me mbi 2793 MB (regjistruar më 13 dhjetor 2006) dhe gjithnjë në rritje e sipër

Google Earth (ang. gugël ërth ~ tokë hulumtimi) është nje program i shkarkueshem falas qe ben te mundur vezhgimin ne hollesi te lemshit toksor. Eshte softuer i Google Inc. qe krijon nje imazh virtual te tokes duke perdorur fotografi satelitore, ajrore dhe te dhena te ruajtura topografike te tokes.Funksionon ne keto sisteme operuese: microsoft windows 2000, xp, linux, MAC OS X dhe FreeBSD.

Google Pages është një nga projektet e Google lab që mundëson krijimin e faqes personale. Fillimisht ky shërbim është me një html editues shum të thjeshtë dhe me një mundësi aplikimi shumë të kufizuar, edhe pse për fillestarët e fazës më të parë të ndërtimit të një faqe interneti është një lehtësim shumë i madh.Përparësia e googlepags ndaj një labori tjetër për ndërtimin e faqeve personale është lidhja direkte e edituesit të faqes me postën elektronike, pra me të njejtin regjistrim të postës elektronike (psh: emrijuaj@gmail.com) keni dhe mundësi për ndërtimin e një faqeje personale (psh: http://emrijuaj.googlepages.com), pastaj përparësi tjetër është futja e drejtëpërdrejt e nyjeve tuaja, ose faqes suaj në përgjithësi, në motorrin e kërkimit Google Search si dhe krijimi i faqes është pas asnjë reklamë.

YouTube Inc. është një korporatë amreikane themeluar nga Chad Hurley, Steve Chen dhe Jawed Karim më 14 Shkurt, 2005. Në Nëntor 2005 ata fituan kapital nga Sequoia Capital kështu që në muajin Dhjetor definitivisht u lëshua në shfrytëzim.Nga kjo kohë Chad Hurley dhe Steve Chen mbeten si antarë të parë të bordit të udhëheqjes së kësaj korporate, pra njohur si CEO – shefa ekzekutiv.Për një kohë prej një viti kjo koproratë arriti të bëhet një nga kompanitë më të mëdha në rrjetin e internetit në branshin e lansimeve mediale. Tani ( 11 Tetor, 2006) kjo media qendër peshon mbi 70 milion video dhe 1.65 miliard Dollar amerikan (ofruar dhe blerë nga Google Inc.)

Please follow and like us:
error

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
YouTube
YouTube
Instagram