Peer-to-Peer

Peer-to-Peer është një model tranferimi nga një kompjuter në një tjetër i të dhënash midis dy ose më përdoruesve të rrjetit zakonisht pa kalimin e këtyre të dhënave nëpërmjet një kompjuteri të tretë. P2P i cili ështe shkurtimi për Peer-to-Peer, ka lindur për të mbrojtur përdoruesit të cilët shperndajnë të dhëna në mënyrë të paliçensuar. Mbrojtja qendron në anonimitetin e dy përdoruesve dhe të dhënave që ato ndajnë duke qënë se asnjë institucion i tretë ose person nuk mund të ndërhyjë në lidhjen midis dy kompjuterave pa thyer ligjet e privacy-s.

File sharing është një program të Peer-to-Peer.

BitTorrent është një File Sharing-program (P2P) paisje për shperndarje te skedareve e shkruar nga programuesi Bram Cohen. Me BitTorrent, skedarët ndahen në pjesë të vogla, zakonisht një çerek megabajt. Kur pjesët të jene shperndare tek PEERS, ato mund të ribashkohen në makinen kërkuese. Çdo peer përdorë lidhjen më të mirë deri te pjesët që i mungojne duke ofrouar në të njejtën kohë ngarkim për pjeset që veq i ka shkarkuar. Kjo metodë ka treguar rezultat veçanërisht në tregëtimin e skedareve të mëdhenj sikur videot apo kodet burimore të softuerit. Në shkarkimin e zakonshëm, kërkesat e larta shpiejnë deri te "fytet e pakalueshme" për shkak të kufijve(caqeve) të serverit host. Me BitTorrent, kërkesa e lartë në fakt do të shpejtoje tejçimin pasi që më shumë “farë” (ang. seed) të dosjes së plote i ofrohen grupit. Cohen thotë që për skedar të popullarizuar BitTorrent mund të përkrahë përafërsisht një mijë herë më shumë shkarkime se HTTP.BitTorrent e zvogelon ngarkesen e serverit,sepse perdoruesit zakonisht e shkarkojne skedarin prej perdoruesve te tjere e jo serverit.. Per te shperndare nje skedar nepermjet BitTorrent-it, perdoruesi krijon nje skedar .torrent, skedare i vogel "tregues", i cili permbane:Emrin e skedarit, madhesine, dhe hash-in e çdo blloku në skedare (i cili ndihmon për vertetesimin e identitetit te skedarit) Adresen e serverit “tracker”

eMule është një File Sharing-program për këmbimin e filmave, programeve, lojrave e gjërave te ngjashme të PC. Përdoret në Evropë nga një numër i madh i këmbyesëve të programeve, filmave, muzikës, lojrave.

Please follow and like us:
error

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
YouTube
YouTube
Instagram