Telefonia mobile është çdo kund rreth nesh. A na pret diç e ngashme edhe në fushën e rrjetave kompjuterike? Komunikimi pa kabllo është gjithnjë e më i pranishëm edhe në këtë fushë, e trendi në rritje edhe më i theksuar. Shkaku kryesor për këtë është pranimi i standardit IEEE 802.11 për Ethernet pa kabllo (Wireless Ethernet), pranimi i të njëjtit nga një shumicë e madhe prodhuesish, si dhe zhvillimi teknologjikë sa i përket shpejtësisë dhe sigurisë së komunikimeve pa kabllo. Pasi që kemi të bëjmë me një teknologji jo mjaft të njohur, te shfrytëzuesit, në njërën anë është prezent mosbesimi, e në anën tjetër kërkesat jo reale. Me këtë tekst duam t’ju afrojmë botën e Wireless LAN rrjetave (WLAN) dhe të japim përgjigje në pyetjet më të shpeshta lidhur me to. Këto pyetje kanë të bëjnë me mundësin e aplikimit, mënyren e integrimit të rrjeteve pa kabllo në rrjetat ekzistuese me kabllo, për atë se nga çka varet mbulushmëria maksimale si dhe sa është i sigurt komunikimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok