Bajram Xhangolli, biri i Shënepremtes që la lavdi në Korçë

Nga Shyqyri Fejzo, Shkrimtar
Ndërsa koha ndjek sensin e së ardhmes, kujtesa rikthehet herë mbas here nëpër skutat e së shkuarës, ashtu siç shfletojmë një, dy apo disa herë një libër që kemi lexuar kohë më parë, duke riprodhuar ngjarje, çaste gëzimi apo hidhërimi, por edhe individë që përmenden për vepra njerëzore e intelektuale. Në 0azin e larmishëm të kujtimeve tona, sejcili prej neshvecon atë ska I duket më e vlefshme dhe mbresëlënëse për komunitetin në të cilin rron.Nga ky këndvështrim përmes këtyre radhëve, po përpiqemi të nxjerrim nga honet e së kaluarës një përsonazh,Bajram Hysen Xhangollin. Ai u lind m23 maj të vitit 1925 në Shënepremte të Gramshit, në një familje atdhetare e patriotike.Babai i tij, Hysen Xhangolli kishte emigruar në Selanik të Greqisë,ku kishte punuar në fushat e kultivimit të duhanit e në fabrikën e përpunimit të tij. U kthye në fshat në moshë madhore, dhe aty krijoi familjen e vet. Me të ardhurat që kishte siguruar në emigracion, bleu tokë e bagëti, rriti mirqënien. Fisi Xhangolli në vitet 1920-1924 u rrjeshtua në krahun e antizogistëve. Në zgjedhjet e vitit 1924 për kryetar komune, u zgjodh vëllai i Hysenit, Tele Xhangolli(Babai i Ramadan Xhangollit). Familja ishte arsimdashëse.Djemtë e Hysenit Ameliu, Bajrami dhe nipi tij, Ramadan Xhangolli shkonin në Grabovën Sipër për të vazhduar klasën e pestë, se shkolla në Shënepremte nuk funksiononte ato vite.
Pushtimin e vendit nga Italia fashiste e pritën me indinjatë të thellë.Nipi i Hysenit, Ramadanin pushtimi e gjeti në qytetin e Korcës. Punonte në Bashki dhe aty ra në kontakt me grupin komunist të Korcës ku zhvilloi veprimtarinë e vet Kontaktet me “Xhakon” patën një ndikim të madh te Bajrami, në formimin e tij e koncepti në përkrahje të luftës.Babai Bajramit, Hyseni, ishte njeri i dalë, kishte mendimet e veta përparimtare. Ai e mbante me vehte Bajramin, I cili po piqej para kohe, duke e ndihmuar dhe trupi i madh që kishte. Ai, si 117 bashkëfshatarët e tij, morën pushkën e dolën partizanë. Mund të flisnim shumë për veprimtarinë e tij në luftë, por do të dilte jashtë kornizave të shkrimit. Ndalim vetëm në një moment. Bajrami ishte partizan i brigades së parë deri në mbarim të luftës. Në betejën e Qafës së Gjarprit ai luftoi si luan si gjithë partizanët e tjerë. Në vitet 60-të kur me shkollën bëmë një ekskursion në Qafë të Gjarprit i u luta një shokut tim që kishte një aparat fotografik “ZORKI” dhe bëmë disa fotografi të vendit ku u zhvillua beteja dhe ja dhurova Bajramit.Duke e parë atë tha:“Vështroj me kujdes pas kaq vitesh çdo gur e plis dheu. Dhe …aty gjen ende gjurmë gjaku të tharë! Në lapidar janë të shkruar emrat e dëshmorëve që ranë për lirinë e atdheut tonë Shqipëri. Ishte 6 qërshori i vitit 1944, ku atëherë në këto dy qafa malesh tomorriane u zhvillua beteja e ashpër midis forcave gjermane të ardhur nga Korça, Lozhani e Vidhkuqi. Në këto gryka malesh ishin pozicionuar shqiponjat partizane të Brigadës Parë e të Pestë Sulmuese. Beteja qe shumë e ashpër midis forcave partizane dhe gjermane, deri në përleshje trup me trup. Tym e flakë u ndez dheu , drurët e gurët . Kënga e zogjve s’dëgjohej më. Lulet s’kishin aromën e tyre, sepse baruti ua prishi buzëqeshjen dhe shkëlqimin, sa dhe dielli vajtonte atë ditë qërshori të vitit 1944-ës.Me dorën mbuluar nga gjaku i dhashë ujë Zalos, i cili dha shpirt në duart e mia. Në lapidar janë skalitur emrat e 32 dëshmorëve.” Këto kujtonte Bajram Xhangolli kur i dhashë një foton e vendit ku u zhvillua beteja e ashpër.Aty Bajrami u plagos në këmbë dhe në dorë nga coprat e një predhe mortaje. Kushuriu i tij Zalo Xhangolli në atë beteje dha jetën për të mbetur i pavdekshëm. Më pas Bajrami u dërgua për mjekim në spitalin partisan në Popcisht. Mbasi u shërua shkoi përsëri në brigadën e parë dhe clirimi i vendit e gjeti në Shkodër. Në vitin 1947 dekorohet nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me medaljen e Clirimit. Më pas në rajonin e Korcës dekoratat e medaljet ndjekin njëra tjetrën, ku ra në sy organizimi e drejtimi bashkëkohor i punëve për rindërtimin e vendit.
Nga fillimi i vitit 1946 kthehet në qytetin e Korcës me detyrë shef i prapavijës të Divizionit Ushtarak Korcë.Në këtë kohë pranohet antar Partie .Këtë detyrë e vazhdoi deri në vitin 1952. Në vitin 1957 lirohet si officer aktiv dhe emrohet drejtor i ndërmarrjes ushtarake për ndërtimin e infrastrukturës dhe urave të divizionit të Korcës dhe kufirit, që përfshinte teritore nga Tri urat deri në Qafë Thanë. Në fillim të viteve 60-të emrohet nën drejtor i ndërmarrjes Bonifikimit Korcë, e cila kishte në vartësi dhe rrethet Përmet, Kolonjë e Pogradec. Në vitin 1951 martohet me Bukuri Musa Lenja, me origjinë nga fisi i bejlerëve të Moglicës. Bukuria, që në moshën fëmijënore erdhi te Ahmet Myftarai (Beu) dhe aty u rrit. Ahmet Myftarai ka qënë i atii Xhaferr Myftarait, një nga drejtuesit kryesorë të lëvizjes NacCl për rajonin e Elbasanit, delegat në Kongresin e Përmetit.
Bajramin më vonë e gjejmë drejtor të Ndërmarrjes të Bonifikimit Korcë, detyrë që e mbajti deri sa ndërroi jetë. Te personi i Bajramit ishin mbledhur shumë veti e vyrtyte që gjithëkush do i kishte zili. I ardhur nga një fshat malor i thellë me tradita, i vuajtur në punë në fshat. I përzhitur nga baruti e plumba që i fishkëllyen mbi kokë I plagosur në luftë.Këto i dhanë përvojë, pjekuri e mencuri, që buronte dhe nga genet e fisit te nderuar Xhangolli.Mund të themi me bindje e plot fjala se ai ishte një hap përpara kohës. Në se do heqim penelata të trasha për figurën e tij do të theksonim. Kishte një pushtet të padukshëm por jo të pandjeshëm. Fliste gjithmonë me buzën në gas e do të ta hiqte mërzinë si me magji nëse ajo të kishte pushtuar. Papritur ndjeje se mërzitja davaritej e se njeriu që kishe përpara kishte pushtetin dhe lirshmërinë e logjikës së shëndoshë dhe fjalës bindëse. detyronte edhe atë ta respektonte . Sepse fjala e tij kish dritën e së vërtetës e kishte sigurinë e një mendimi të formuar e të pjekur, kishte atë që quhet mençuri e që, shumë pak e përdorin këtë fjalë sepse nuk kanë dijeninë e duhur për kuptimin e saj të vërtetë. Të jesh i mençur nuk do të thotë të kesh mendje të madhe, Të jesh i mençur do të thotë të kesh mendim të madh e të pjekur, të flasësh ku e kur duhet dhe sa duhet!Pikërisht kjo ishte njëra faqe e karakterit të Bajramit. Por, e vërteta është se Bajrami ka pasur dhe një anë tjetër.Rreptësia për detyrat e ngarkuara. Në këtë drejtim ai nuk të falte.Ai ishte drejtori që mund ta gjeje në të gjitha anët e rajonit ku punonte , kur ishte nevoja, punonte e flinte te mekanizatorët si në rezervuarin e Gjancit, në Kolonjë e Pogradec. Ai ishte shumë I rreptë, por I drejtë.Kurrë nuk u ankua qoftë edhe një njeri se I pati folur, dënuar a ulur në detyrë me pa të drejtë.Për psikologjinë e suksesit sot ka konceptime e njohje të reja si dhe përvojë të madhe praktike.Por, që nga koha kur Bajrami ishte në kulmin e veprimtarisë si drejtues e deri më sot kanë kaluar mbi 40 vjet. Kemi theksuar në rradhët e këtij shkrimi se ai ishte një hap përpara në krahasim me kohën. E, nëse bëhet fjalë për drejtimet ku ai ka qënë një hap para, të parën do të radhitnim psikologjinë e suksesit të tij.
Me një gjatësi trupore mbi mesataren, portret autoritar burri, biond, i qeshur e cila i shkonte gjithnjë me teshat e veshura e të mbajtura me kujdes. Bajrami e kishte të qartë se njeriu i buzëqeshur gjithmonë dhe kurdoherë është mysafir që mirëpritet. Ksisoj, atij burri nuk i hiqej buzëqeshja nga fytyra, kudo që ndodhej.Kudo që shkonte, të merrte mendime apo të kontrollonte,shkonte me njohje, i përgatitur. Ai ndihej krenar, se me punën dhe sjelljen e tij, krijoi një vijë ecje me të cilën kurrë nuk preku krenarinë e të tjerëve. Ai e dinte dhe e vlerësonte se krenarinë të tjerëve ua cënon kur i sorollat me sot e me nesër, me mospërfillje, etj. Bajrami e kishte të qartë se të jesh një bashkëbisedues i mirë,duhet të shndrrohesh në një dëgjues i vemendëshëm. Në këtë proces, ai interesohej shumë për njerzit, i nxitëte të flisnin për sukseset e veta, pa shkëputur dhe nga hallet e problemet që kishin.Vecori e drejtimit të Bajramit ishte dhe fakti që me njerëzit që komunikonte e drejtonte,në saj të kujdesit e memories brilante të tij, mbante mend emrat e njerëzve.Njeriu është krenar për emrin e vet. Ksisoj, kur i takonte e u fliste i përmendëte e lavdronte për arritjet, te ata lindëte e konsolidohej një krenari positive, e ligjëshme, në vecanti kur emri theksohej në prani të kolektivit. Bajrami,pjesë të “magjisë” të punës tij ka pasur dhe marrjen e mendimeve të njerëzve për problemet që nxirte koha. Ai zotëronte vetinë e marrjes të mendimeve të gjithë shtresave të njerëzve që drejtonte. Vilte me kujdes e pa mendjemadhësi mendimet e specialistëve të lartë,të teknikëve e të puntorëve. Në veprat e mëdha që ndërtonte Ndërmarrja e Bonifikimit Korcë, si ajo e Ventrokut,rezervuari I Gjancit,10 rezervuarë me mbi 2 milion metro kub në Kolonjë,skema e ujitjes në formë shiu e pjesës kryesore të fushës së Korcës, etj. këto mendime të specialistëve ishin udhëheqje për veprim. Me mënyra empirike, ai arriti në mendimin shkencor që japin ekspertë sot, si Eriksoni, cili thotë:” Cdo njeri që njoh, në një farë mënyre është më I vlefshëm se unë,sepse nga sejcili mësoj dicka”.
Të fitosh përkrahjen e njerëzve në zbërthim e realizim detyrash, është një kërkesë për psikologjinë e drejtimit.Bajrami bënte kujdes në debate të shmangëte debatet e ashpra. Nuk donte asnjëherë të lëndonte krenarinë e atij që diskutonte. Ai kishte arritur në përfundimin dhe në biseda shprehte mendimin, se:”Doni të mos ju dëgjojë njeri?Flisni për vete dhe pa ndërprerje. Ndërpriteni bashkëbiseduesin në mes.Kjo, indirect do të thotë “mos dëgjoj budallallëqet tuaja, se jam vetë I mencur”.Epo, kështu nuk të dëgjon njeri”.Të habit fakti se si e raciononte kohën ky njeri.Në punë, në operativitet për kontroll e ndihmë, familjar shëmbullor, mbaroi dhe shkollën në vitin 1966. Kjo punë për atë nuk ishte fort e lehtë.Në ndërmarrjen e Bonifikimit Korcë, ndër më të mëdhatë, punonin mbi 1500 punonjës.Një pjesë e mirë e tyre ishin si thuhej atëhere, “me cene ne biografi”.Por njohja e problemeve në thellësi e në mënyrë racionale nga drejtori, si dhe takti e pjekuria që kishte, ja doli me sukses shumë problemeve të komplikuara.
Në punë e sipër njeriu i mencur nxjerr konkluzione e fiton përvojë. Bajrami kishte verejtur dhe i përmbahej një rregulli që:”rruga më e shkurtër deri te zemra e njerëzve kalon përmes bisedës rreth gjërave për të cilat ata e interesojnë më shumë”. Nuk ishte rastësi që ai i dinte hallet e problemet e punonjësve të vet e më tej. Të drejtoheshe te ai për një ngakesë me qereste a material ndërtimi, se kishe nevojë për shtëpinë e re që po ndërtoje, do të gjeje zgjidhje.Dhe kjo jo duke shkelur ligjet e rregullat.
Ndërmarrja e Bonifikimit në Korcë kishte një veprimtari shumë të gjërë mbasi mbulonte sipërfaqen e fushës së Korcës, rreth 22.500 hektarë e më tej. Të gjithë ata që punonin në këtë ndërmarrje dhe nuk ishin pak, por mbi 1500 punonjës, i kishin krahët e”ngrohtë” nga drejtori, që i besonin shumë e bëheshin copë për detyrat që u ngarkonin.
Bajrami mori detyrën e Nëndrejtorit te Ndëmarrjes së Bonifikimit Korcë në situatë të vështirë, sidomos për pajisje e pjesë këmbimi për makinerinë e rëndë . Në këtë periudhë punimet ishin përqëndruar në thellimin e shtratit të Lumit Devoll, për tharjen e plotë të Kentës së Maliqit.Bajramit i ra barra që të shkonte në të gjitha dikasteret dhe rrethet e vendit për të gjetur pjesë këmbimi te ngelura nëpër magazina të pa shfrytezuara, sepse ishte nevojë imediate mirmbajtja dhe riparimi i makinerisë së rëndë. Thellimi i shtratit të lumit Devoll kërkonte që të gjithë sektoret të punonin në menyrë të sinkronizuar dhe të ralizonin të gjitha detyrat që u ngarkoheshin. Puna ishte shumë e vështirë, punoje në pjesën më të madhe të kohës dhe në gjithë gjatesinë e lumit në prezencë të ujit. Skarpata i kalonte të 100 metrat thellësi. Bajrami shpesh herë theksonte : “puna për thellimin e shtratit të lumit Devoll nga ura Maliqit deri në rrjedhën normale, ka qënë një ekperiencë e cmuar për gjithë punonjesit si dhe kuadrot drejtuese e cila krijoji besim për të punuar e drejtuar me guxim në të ardhmen.
Bajrami ishte novator në mendime kishte aftësi në organizimin dhe drejtimin e punëve ,kishte guxim që të ndeshej e të shprente mendimet ashtu sic i mendonte. Sa e sa herë i është dashur të debatoje e të kundërshtojë drejtues të institucioneve për objektet,afatet e punimeve etj Është meritë e tij dhe ekipit që drejtonte përqëndrimi I mnjeteve e njerëzve në objekte të vecanta për ti realizuar në kohë ato.Këto ide I dëgjoi dhe I mbështeti dhe Drejtor I Përgjithëshëm I Bonifikimeve Mico Veshi dhe gjeti përkrahjen e tij, me paisje e fonde.Nga vitet 65 e në vazhdim kjo mënyrë të drejtuari e punuari erdhi duke u rritur dhe duke u planifikuar në vazhdimësi. Nga kjo mënyrë u rrit rendimenti i punës ,u shkuruta koha e vënies së veprës në punë dhe në shfrytëzim , u ul kostoja e ndërtimit, u rrit shkalla e shfrytëzimit të makinerive të rënda, u rrit bashkpunimi projektues e zbatues në veprën që ndërtohej , u përmirsuan kushtet për punë e jetesë në kantieret e improvizuara për punonjsit e e personelin inxhiniero-teknik.
Për objektet e ndërtuara në prefekturën e Korcës nga Ndermarrja e Bonifikimit në vitet 1960 deri ne vitet 1991 janë të shumta e të larmishme. Janë ndertuar 121 ujëmbledhës , Korca 60,Kolonja27, Pogradeci 15 , Devolli 19. Kanale ujitës e kullues gjithsej 192 ,gjatësia e keëyre kanaleve 761 km . Korca 78 vepra, Pogradeci 42, Devolli 29, Kolonja 43. Stacione pompimi : Prefektura Korce 92 , Korca 36, Pogradeci 17, Devolli 29, Kolonja 11.
Vlejnë për tu përmendur ujëmbledhësit me mbi 2 milione m3 uje si: Gjanci, një nga veprat më të mëdha ujitëse të vendit tonë, si dhe Petrusha, Koshnica, Sulit, Cemerrica. Kolonjë , ujmbledhsi Helmësit , Gjoncit , Shelegurit, Boshanjit, Ersekës etj. Në rrethin e Pogradecit : Strobcka , Mokra etj. Në këto vepra të mëdha është derdhur djersa e puntorëve, mekanizatorë e specialist si dhe aftësia drejtuese e organizuese e drejtori Bajram Xhangolli.Bajrami gëzonte dashurinë e rrespektin e gjithë punonjësve ,ai kishte një autoritet për tu patur zili” .Gjate gjithe vitit punonjës mekanizatorë cizmet e mushamatë nuk u hiqeshin nga trupi . Ndërmarrja drejtohej nga drejtuesit e talentuar Rako Duni, Vask Kono si dhe Bajrami së bashku me inxhinierët : Sotiraq Mele , Dhimitraq Buleci, Vangjel Cërrava, Niko Qirici etj . Per t u a lehtësuar këtë formë pune e sakrifice qëndronin pranë tyre në pjesën më të madhe të kohës. Këta kuadro drejtues sa e sa herë kanë fjetur në kabinën e traktorëve të Pandi Mihos, Refat Jaces, Kost Tomos, Josif Kozmait. Brigadës e Banush Agastrës I u dha titulli I merituar “Heroinë e Punës Socialiste”,po brigade e punonjës të tjerë, si Apostol e Gaqo Cini, Pandi Sheqeri, Fehmi Emini,Pirro Note, Stefi Sheqeri e dhjera të tjerë gjithashtu si heronj të punë meritonin gjithë përgëzimet e respektin.Periudha më e vështirë e Ndërmarrjes së Bonifikimit Korce si dhe gjithë sektoreve të tjerë të ekonomisë në vend, qenë vitet 1975 e në vazhdim . Për Bajramin si drejtues në këtë periudhë organizmi e drejtimi I kësaj nderrmarje u vështirsua shumë . Fondet për ndërtimin e këtyre veprave u përgjysmuan , parku I makinerisë së rëndë ndodhej në vështirësi për mjete të reja si dhe për riparim pasi mungonin pjesët e këmbimit. Pjesa më e madhe e fondeve dhe e forcave u përqendruan në drejtim të mbrojtjes dhe fortifikimit. Ashpërsimi i luftës së klasave në këtë periudhë bëri që te punonjësit të ndjehej pasiguria , në mbledhjet e partisë dhe kolektivit flitej vetëm për thellimin e luftës së klasave , kjo bëri që shpirti krijues ,kritik dhe novator të ndrydhej ,arritjet në punë dhe ekonomi erdhën në rënie. Këtij “urugani”nuk i shpetoi dhe vete Bajrami, I cili në një moment kritik, është shprehur: “Gjatë gjithë jetës sime nuk jam tërhequr para asnjë vështirësie. Gjatë luftës nuk u ndala para asnjë sakrifice e cila mend më kushtoi dhe jetën. Pas clirimit përreth 34 vjet kam punuar në sektorët më të vështirë , por kam bërë më të mirën e mundëshme .Unë nuk kam qënë kuadër që të predikoja se cfarë duhet të bënin të tjerët sic ishin një pjesë kuadrosh që predikonin gjithcka e nuk thoshin asnjë fjalë se cfarë kishin bërë ata vetë , pra une kam punuar vet për të arritur atë që kërkohej.”Organizata e Pertisë dhe kolektivi i ndërmarrjes së bonifikimit e vlersoi punën që kishte bërë ndër vite . Të trija kërkesat që vinin nga strukturat e Komitetit të Partisë për të parë qënien e tij në parti për problem biografike nuk u miratuan. Deri në fund të jetës së tij mbeti i vleresuar e i nderuar. Sa paradoksale është fakti që gjithë ato vepra të ndërtuara në këtë rajon sot janë lënë pas dore, që si minë me sahat do japin kundërveprimin në bujqësi.
Por nuk ishte e thënë që Bajrami të jetonte sa më gjatë.Plaga që mori në dorë në betejen e Qafës së Gjarprit, nuk flinte.Ajo e bëri punën e saj.Me gjithë ndërhyrje kirurgjikale e kurajon e atij burri, ai nuk e kaloi dot të keqen.Ndërroi jetë më 25 shtator 1979 në moshën 54 vjecare.Humbja e tij la një vend të madh bosh në familjen Xhangolli, për Bukurinë, bashkëshorten, vajzën Eleni (Koculi) Xhangolli e tre djemtë, Agronin, Xhaferrin, Kastriotin bashkëshortet e tyre, miqtë e shokët e shumtë.Dhimbje e trishtim ndjeu kolektivi punonjës i Bonifikimit,baskëfshatarët në Shënepremte.etj. Ai lajm dhe mua më krijoi një trishtim e dhimbje të madhe.E kam para sysh në cdo kohë imazhin e atij kollossi që nga “zemra ishte behar dhe nga barku hambar” Bajrami dhe Bukuria kanë qënë një cift i mrekullueshëm bashkëshortësh, prindësh e kuadro. Ata lanë pas si trashëgimtarë një vajzë dhe tre djem. Bajramin e motivonte e ardhmja.”Nuk e pranoj dot faktin që brezat e rinj të jetojnë pa të ardhme.Ata duhet duhet ta cojnë më lart e më larg se ne” Familja ishte shtysa e tij e përditëshme, për të qënë më i mirë, i matur, largpamës dhe më i vendosur. Fëmijët e tij u bënë modeli më i mirë nga cfarë ai kishte imagjinuar. Të katër ata mbaruan arsimin e lartë duke u diplomuar në profile e profesione të ndryshme. Vajza, Eleni mbaroi e u titullua ingjiniere mekanike. Agroni mbaroi arsimin e lartë për economist.Xhaferi ingjinier ndërtimi dhe Kastrioti Ingjinier hidroteknik. Me arsim të lartë kanë dhe bashkëshortët e tyre.Kështu kjo familje numuron shumë persona me profesione e tituj të ndryshëm te cilët janë bërë të mirë për vete dhe për shoqërinë.
Bajrami , do të thoshim, ishte shëmbulli i njeriut që duhet ti referoheshe në momentet më të vështira të jetës. Gjykimet e mendimet e tij ishin si shigjetat e një busulle që tregonin se nga duhet të drejtohese në këto momente. Fiksimi i disa tipareve thelbësore të Bajramit, vërtet i shërbyen të kaluarës, por ato janë si dëshmi dhe nxitje për të ardhmen e më të rinjve që janë të lidhur me punët organizuese e drejtuese, duke marrë si model konkret këtë njeri të gjithëanëshëm. Si i tillë, ku jetën e veprimtarinë e tij do e krahasonim me një meteor të lindur në Shënepremte, që ndricoi në rajonin e Korces,Pogradecit e Kolonjës dhe në këtë rajon u shua. Për njerëz të tillë nuk duhet të bjerë pluhuri i harresës. Me punën vetmohuese të tij ka të drejtën e vet të krenohet ish punonjësit e ndërmarrjes Bonifikimit Korcë, kuadrot e specialistët që punuan me të.Ka të drejtë e krenari familja bshkëshortja, Bukuria që e mbështeti në vazhdimësi në punën e tij e rritjen e fëmijëve.Vajza e djemtë e kujtojnë me dashuri e dhimbje si njeriu më i afërt që bëri aq shume për rritjen dhe edukimin e tyre.Me personalitetin e Bajramit krenohet vendlindja e tij Shënepremtja, të cilën nuk e harroi kurrë. Në këshillin e rrethit, apo në Bashki, kur ka problem per emërtime të ndonjë sheshi a rruge, antarët e këtyre forumeve janë në dilemë, ku të gjejnë një person të përshtatshëm që të justifikojë emërtimin.Bajrami e meriton plotësisht një vend të tillë nderi se ka dhënë shumë për Korcën.

Please follow and like us:
error

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
YouTube
YouTube
Instagram