Tërheqja e njohjeve, dështim i diplomacisë kosovare

Është e pajustifikueshme që njohjet të tërhiqen pikërisht në mandatin e ministrit Behxhet Pacolli, kur dihet se ai është lavdëruar shumë për punën që po bënte nëpër botë gjatë kohës sa ishte jashtë qeverisë. Madje, atyre që marrin vesh sado pak nga diplomacia, qoftë edhe nga periferia, u kujtohet shumë mirë kur z. Pacolli thoshte se ai mund të siguronte më shumë njohje për Kosovën, sikur të ishte pjesë e qeverisë. E tani që është ?
NGA XHYLIJE IBRAHIMI
Kosovës po i anulohen njohjet në momentin më kritik për të dhe kjo duhet të jetë shqetësuese për diplomacinë tonë, sado që Ministria e Jashtme po përpiqet t`i mohojë këto njoftime. Edhe ambasadori britanik, mik i Kosovës, i përmendi anulimet e njohjeve për Kosovën. Kryediplomati ynë po këmbëngulë se tërheqja e njohjeve, është vetëm një propagandë e Beogradit. Sipas logjikës së MPJ të Kosovës, edhe diplomati britanik, që foli për tërheqje të njohjeve, paska spekuluar. E, kujt duhet t`i besojë qytetari i Kosovës, diplomacisë tonë që nuk ofron asnjë fakt se anulimet nuk kanë ndodhur, diplomacisë serbe, që tund letra para opinionit, qofshin këto edhe të pavërteta, apo fjalëve të diplomatit britanik, si palë neutrale dhe dashamirëse me Kosovën? Unë për vete, jam e prirë t`i besoj në këtë rast ambasadorit britanik, për fatin e keq të Kosovës.
Është e pajustifikueshme që njohjet të tërhiqen pikërisht në mandatin e ministrit Behxhet Pacolli, kur dihet se ai është lavdëruar shumë për punën që po bënte nëpër botë gjatë kohës sa ishte jashtë qeverisë. Madje, neve që marrin vesh sado pak nga diplomacia, qoftë edhe nga periferia, na kujtohet shumë mirë kur z. Pacolli thoshte se ai mund të siguronte më shumë njohje për Kosovën, sikur të ishte pjesë e qeverisë. Nga kapaciteti i një pjesëtari të shoqërisë civile, sipas tij, e kishte të vështirë ta bënte këtë.
Tani që është pikërisht në krye të diplomacisë kosovare, nuk ka më njohje tjera, përkundrazi po ndodhin tërheqjet e njohjeve të mëhershme. Kjo të jep të kuptosh se z. Pacolli mund të jetë një ministër i mirë i ekonomisë, apo i ndonjë sektori tjetër, por ai nuk ka afinitete diplomatike dhe as njohjet e mëhershme nuk kanë qenë meritë e tij. Merita e tij e vetme është se ai ka vrapuar të sjellë i pari lajmin për njohjen e Kosovës nga ndonjë vend i botës, pasi punën kryesore e ka kryer dikush tjetër.
Edhe nëse ato që thotë Beogradi nuk janë të vërteta, është e qartë se homologu serb i Pacollit, Ivica Daçiq, po bredh pa ndërpre nëpër shtetet që ndërkohë kanë manifestuar një lloj pendese për njohjen e Kosovës, për t`i bindur të tërheqin njohjen, apo qoftë edhe t`i japin një shkresë zyrtare mbi mundësinë për rishikimin e njohjes, duke e paketuar pastaj këtë si sukses të diplomacisë serbe. Në planin diplomatik, efektin e vetë e ka edhe kjo.
Behxhet Pacolli duhet të pranojë se diplomacia nuk është fusha e tij dhe të tërhiqet sa më shpejt në ndonjë ministri tjetër, nëse mendon për të mirën e Kosovës. Shikuar nga pozicioni i diplomacisë sonë në raport me Serbinë, duket se kjo Ministri, me disa përjashtime, nuk ka staf të mirëfilltë diplomatik, por ka zyrtarë të rëndomtë qeveritarë që nuk kuptojnë mjaftueshëm misionin dhe detyrat e tyre.
Pacolli njihet për premtime të mëdha politike, por në realitet nuk është dëshmuar i tij. Në diplomaci, jo se jo. Nuk ka arritur të sigurojë njohjen as nga Kazakistani, shtet ky me të cilin ai ka marrëdhënie shumë të mira.
Unë mendoj se z. Enver Hoxhaj ka bërë shumë më shumë punë në diplomaci se çdo kush tjetër që ka qenë në krye të Ministrisë së Jashtme dhe është e çuditshme pse ai nuk e udhëheq këtë dikaster meqenëse subjekti i tij është partneri kryesor i koalicionit. Në diplomaci, është e nevojshme të ketë vazhdimësi, sepse askush më mirë nuk mund t`i shtyjë përpara proceset se ai që i ka nisur vetë.
Kosova duhet të lëviz urgjentisht në raport me diplomacinë e saj, përndryshe rrezikon të humb edhe njohje tjera, ditëve të ardhshme. Serbia është në ofensivë me të gjitha mjetet.
…………………………

(Autorja është master i diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare)

Please follow and like us:
error

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
YouTube
YouTube
Instagram