Nga Dita e Shpalljes së Pavarësisë

Nga Gëzim Llojdia
Mbledhja e rëndësisë shqiptare është mbajtur në shtëpinë e Xh.Vlores.Në 28 nëntor, pasdite.U nënshkrua akti i Pavarësisë rreth 1.5 faqe dhe ju dërgua fuqive të mëdha.Me këtë punë dokumentat citojnë se është marrë Lef Nosi, duke dërguar qeverive njoftimin.
Në 4 dhjetor 1912 formohet Qeveria e Vlorës.Numëri i ministrave ishte10 ministra.
Raporti midis feve 5 me 5.
Kryeministër I.Qemali musliman, zvkryeministër Dom N.Kacorri katolik.
7 ditë është regjistruar kohëzgjatja e kuvendit të Vlorës, me fillesë 28 nëntorin, por brenda këtij intervali, data 5 s’ka ndonjë aktivitet.
Ministrat ishin të shkolluar në shkollat e Romës, Vjenës, Stambollit, Athinës, Mehmet Pashë Dërhalla, ministër i luftës ishte gjeneral.
Në këtë kuvend, nuk kanë marrë pjesë patrioti Hasan Prishtina, saktëson cicëroni dhe Idriz Seferi.Ata ndodheshin të izoluar në burgkalan e Beogradit, si elementë të rrezikshëm.Nga historianë të kohës së dikaturës është cituar se këta persona kanë qënë prezentë në Vlorë, ndërsa faktet që disponojnë në këtë muze flasin për të dhëna të tjera.Isa Buletini mbriti me vonesë për shkakun e pritave, që i kryenin rrugës.Por erdhi plot me 400 trima, të zgjedhur, që formuan gardën nacionale.
Në këtë ndërtesë janë zyrat e Lef Nosit, Mehmet Dërhallës, Luigj Gurakuqit, salla e kabinetit ministror, ku mblidhej qeveria e Vlorës.Gazeta e parë e shtetit shqiptar është :Pëlindja e Shqipëniës”, botim i Qeverisë së Vlorës, nxorri dritëzën e parë në gusht, viti 1913 deri në 26 mars 1914.
Në këtë gazetë zyrtare kontriboi publicisti M.Grameno i thirrur urgjent nga Vlora ai mbriti aty rreth 2 dhjetorit.Largimin e Esat Pashës i pakënaqur nga vendi i ministrit të punëve të Brendshme , Grameno i përgjigjet tek “Pëlindja…Shqipëria pasha do të bëhet për shqiptarët gjithë të krishterë e muhamedanë edhe edi fort bukur, që s’bëhet Turqi e vogël…”..Në këto zyra gjenden dokumenta origjinale.Zyra e kryeminstrit I.Qemali ka karrigen, tavolinën e punës, raftet e librave.Një foto origjinale I.Qemali dhe qeveria në ballkon, poshtë populli duke pritur me ankth vendimet e konferencës së ambasadorëve në korrik ’12.Në fillim citon udhërrfyesi, ministrat punon nëpër shtëpitë e vlonjatëve.Ministri i arsimit L.Gurakuqi e kishte zyrën tek shkolla Nr 1, mes nxënësve.Në kuvendin e Vlorës u zgjodh edhe senati me 19 veta më kryetar Vehbi Dibrën.Përbërja e delegatëve të kuvendit të Vlorës.14 delegatë ishin nga Kosova, 4 nga Çamëria, 6 nga Vlora, 7 Elbasani, 12 Durrësi, 4 Korca, 11 Dibra, 4 delegatë nga kolonitë shqiptare jashtë vendit.

Please follow and like us:
error

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
YouTube
YouTube
Instagram