Vildan Sharra: Fjalë t’Skënderbeut, Shqiptarëve

0

Fjalë t’Skënderbeut, Shqiptarëve
Skenderbeu esht’ i gjalle,
rron e mbreteron perjete.
Kjo fjale s’eshte perralle,
ndaj t’urtit eshte e vertete

  • Naim Frasheri, nga “Histori e Skënderbeut”
    Bij dhe Bija te ndriture Shqipetare
    Per nje vit te tere nxoret nga humbetirat e mjergullta te historise dhe e qendiset ate periudhe te lavdishme te atdheut te shumedashur, Shqiperi. Kane kaluar shume shekuj te lodhshem dhe te veshtire , qe nuk kan fund, nen vargonjte e hekurt dhe te peshtire te skllaverise trupore dhe mendore qe e ka mberthyer Shqiperine dhe shqiptaret. Ju, me rreshtat dhe vargjet e bukura me keni riperterire mendjen dhe ngrohur zemren. Ju , me penelat dhe daltat e mprehta me keni sjelle bukurine dhe fuqine trupore. Ju, me tregimet dhe historite e zbuluara me kujtuat lirine e embel dhe te bukur, qe kaluam se bashku ne atdheun e lire dhe te pavarur prej barbareve.
    Kane kaluar 550 vjet qe kur malarja e flamosur me preu fuqine, me shtriu ne shtrat dhe me ndau nga ushtaret trima dhe princat besnike arberore. Dheu me ka tret trupin,barbaret me rrembyen eshtrat, por Zoti me ka ruajte shpirtin dhe me ka mbajte gjithmone prane jush, ndonese te pergjumur, shqiptare te dashur. Tash ne kete kohe te larget, te shekullit te njezet e nje, degjoj zerat tuaj te shqetesuar qe vijne nga te gjitha skajet, te aferta dhe te largeta ?! A mund te me thoni, perse te shumtat e shkrimeve tuaja vijne prej vendeve te huaja , Rome, Athine, Paris, Londer, Berlin, Melburne, Toronto, Boston, Nju Jork?! …Ky eshte fati i shqiptareve dhe Shqiperise?!
    Te shfajesoheni dhe te dorezoheni perkudrejt poshtersive dhe padrejtesive te pafundme me mendimin se ky eshte fati , o shqiptare ?! Edhe mue ne moshe te re, fati me degdisi ne obor te barbarit. Per me shume se 20 vjet mendja e ime luftoi me fatin. Gjykimi dhe dashuria per vendin dhe popullin tim nuk e lejoi dhe e mundi fatin ogurzi, me tregoi rrugen e drejte dhe te veshtire per t’i sjelle lirine dhe begatine e shkateruar prej barbareve. Fati e mashtron njeriun me ane te bijes se tij , shprese. Dhe shpresa e largon njeriun nga mendimi dhe gjykimi i drejte per te luftuar fatin, armikun e zhvillimit dhe te perparimit njerezor.
    Viti i perkushtimit se shpejti mbaron,mendja e ime megjithate nuk po e kupton.” Viti i Skenderbeut” ne c’fare kuptimi ? Levdatat dhe dhuratat nuk kan pas per mua as nje lloj interesimi. Ne sherbim te barbarit fitova aq shume, por gjithe naten mendja e ime rrinte pa gjume. Dhe une po e shoh se durimi i juaj ka sosur, dhe me te drejte jeni shume te shqetesuar, per vuajtjet e pafundme qe shqiptari eshte duke kaluar. Barbaret nga te gjitha anet sulmet nuk i ndalojne, derisa nje dite Shqiperine,vendin e pellazgeve, krejtesisht ta gllaberojne.
    Por, jo o shqiptare, kjo kurre nuk ka per te ndodhur, dashurine per atdheun asnjeri nuk e ka harruar. Per pese shekuj barbari otoman Shqiperine e shkateroi, ne myslimane me te shumtit e shqiptareve i konvertoi. Te na vije turp per fatin tone, e them me hidherim, per Fajin tone. Kur vdekja me largoi nga toka arberore, mendova t’ju flas dhe t’ju keshilloj , vetem te bashkuar lirine, nderin dhe atdheun, shqiptaret do ta gezojne. Me vdekjen time barbari u gezua, shqiptaret i percau dhe vendi u gllaberua, papet dhe venetikasit shqiptaret i harruan.
    Pas pese shekuj t’sundimit otoman , popujt perreth jush, shtetet e tyre formuan dhe nga te gjitha anet, Shqiperine e coptuan. Perse ndodhi kjo me shqiptaret dhe Shqiperine , qe priten kaq gjate te shpallnin Pavaresine, dhe per turp te madh mbajtet ideollogjine ?!
    Shqiptare, me vjen keq qe po u flas ne kete menyre. Kur te gjithe shtetet e Europes shkojne drejt perparimit, shqiptaret i kan kthyer kurrizin vatanit , te varfer, te dermuar dhe qe nuk po jep shprese se ka per te ndryshuar. A e kuptoni se ne c’turp te madh po jetoni ? Nuk ka rruge tjeter, vec te largoheni ! Ne dore te kujt , Shqiperine po e leshoni? Ky nuk eshte fundi, le te jete fillimi, duhet t’i japim fund ketij regjimi, qe per shume dekada nje pjese i ka vrare dhe te tjereve trute ua ka shpelare.
    Do te deshiroja per Ju o shqiptare ,qe t’i therisni mendjes, si dikur te bashkuar, te keqen larg vendit ,njehere e mire ta keni larguar. Te keqiat shqiptarit kurre nuk i jane ndare, por me te turpshmet jane, kur vijne nga vete shqiptare. Serbet ne veri, kur ju pane te percare, nuk sollen ushtri, vetem dy emisare. Me duart e tuaja ata bene kerdine, vrane e prene sa deshen, gjithe mendjesine, pa koke e lane atdheun, n’a e krijuan partine!
    Partia e kuqe punen e filloi, sipas udhezimeve te serbeve, shqiptaret dhe Shqiperine i shpartalloi.
    Per pese dekada, nuk lane gje pa bere, e shkuan njerezine ,ne vrime te gjilperes. Dhe kur u erdhi fundi, prap nuk u nenshtruan, te majta dhe te djathta , shume parti krijuan , i mjeri atdheu im , vuatjet nuk te mbaruan…
    Shqiptare, kur nuk e pata menduar se pas pese shekuj ta shihja ne kete gjendje atdheun tim te dashur. Ndryshimi i kesaj situate eshte ne duart tuaja, ne deshirat tuaja, ne mendjet tuaja qe si dikur, ne Beselidhjen e Lezhes, t’i dalim zot atdheut dhe t’i shporrim larg trojeve tona armiqte djallezore, te huaj e te brendshem. Nuk eshte koha e lufterave te pergjakshme dhe shkateruese.
    Sulltan Erdogani nuk dergon me mijera ushtare si te paret e tij, por e ka nenshtruar Shqiperine me emisare fetare dhe e ka koruptuar qeverine. Serbet ne veri i kane coptuar kryet memedheut, maqedonasit ne lindje i kane thyer brinjet dhe greket ne jug i kane kepute kembet.
    Por shqiptaret kane zemren, dhe Zemra Shqiptare nuk eshte shuar, por shperndan kudo idealin e pavdekshem kombetar, per t’i sjelle atdheut lirine dhe lumturine e dikurshme.
    Vildan Sharra
    New Jersey, 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok