Pavarësia e Kosovës një hap i madh drejtë bashkimit të shqiptareve në një shtet të përbashkët

0

(Fjala e mbajtur në Rovinj të Kroacisë nga Mr.sc.Nue Oroshi , Kryetar i Shoqatës“ Trojet e Arbrit “,më 17 Shkurt 2018 me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës)

Historia kombtare dhe politike shqiptare ështe gërshetuar me ngjarje të mëdha historike dhe ka kaluar periudha tragjike por edhe krenare gjatë tërë historisë iliro-arbëroro.-shqiptare.Sot që jemi mbledhur këtu që të festojmë 11 vjetorinë e Pavarësisë së Kosovës, dua të them qartë se Pavarësia e Kosovës është vetëm një hap i madh drejtë bashkimit të shqiptarëve në një shtet të përbashkët.Kosova apo Dardania siç duhet të quhej në të ardhmën, me historinë e saj ka qenë dhe mbetët pjesë e rezistencës shqiptare nëpër shekuj.E them të rezistencës shqiptare për faktin se historia e Kosovës nuk mund të ndahet nga historia e Shqipërisë qoftë në aspektin politik apo edhe në atë historik.

Nuk mund të ndahet sepse rezistenca shqiptare qoftë kundër pushtusve osman qoftë kundër pushtusve serbo-rus, ka qenë e përbashkët edhe pse historia dhe padrejtsitë politike i kanë ndarë trojet shqiptare. Kështu që Pavarsia e Kosovës ka rrënjë të forta historike mijëra vjeçare dhe nuk është asesi vetëm fryt i luftës së fundit heroike dhe rezistencës kombtare shqiptare të përkrahur nga miqtë dhe aletatët tanë siç është Amerika, Anglia, Gjermania dhe miku ynë Kroacia.Kur jemi tek Kroacia këtë fjalim dua ta filloj pikërisht duke dhënë disa shenime për Albanolugun e madh kroat,mikun e madh të shqiptarëve dr.Milan Shuflai, ku për koinçidencë pikërisht nesër , më 18 shkurt 2019 bëhën 88 vjet nga qëllimi për vdekje nga plumbat e Beogradit dhe pasnesër më, 19 shkurt bëhën 88 vjet nga vdekja e Albanologut të madh kroat dr.Milan Shuflai i cili përveç punës shkencore, për ta mbrojtur të drejtën historike ku ishte pikërisht kjo e drejtë historike që shkruante Shuflai për historinë shqiptare, që i mori edhe jetën dhe në gjysmë i mbetën edhe dy vepra të planifikuara të Acta Albania, si dhe tetë vëllime tjera të historisë së Shqipërisë prej antikitetit e deri në vitin 1912.Prandaj ne shqiptarët i kemi një borgj të madh dr.Milan Shuflai kurse Shoqata “ Trojet e Arbrit“  është e gatshme që në të ardhmën të mbajë një sesion të veçantë shkencorë për punën shkencore të dr.Milan Shuflait, dhënë historisë shqiptare.Po kush ishte dr.Milan Shuflai dhe çka bëri ai për çështjen shqiptare do ta them në këto pak rreshta.Milan Shuflai ka lindur në vitin 1879 në Lepogllavë të Kroacisë.Shkollën fillore e mbaron në vendlindje ndërsa gjimnazin Klasik në Zagreb.Studimet i mbaron në shkencat shoqërore në Universitetin e Zagrebit kurse doktorron në vitin1901.

Interesimi i Milan Shuflajit për shqiptarët dhe Shqipërinë e ndeshim që në fillim të karrierës së tij shkencore.Duke hulumtuar e mbledhur dokumente nëpër arkivat e Dalmacisë për „Codes Diplomaticus“ të Tadije Smiqiklasit ai gjenë materiale burimore të pabotuara ndonjëherë që i takoni mesjetës shqiptare.Gjatë gjithë kohës sa u morë me studime dr.Milan Shuflaj dolën studime të jashtzakonshme me vlera të larta shkencore në fushën e albanologjisë.

E tillë është vepra monumentale“Acta et diplomata res Albanie mediae aetatis illustrantia“, të cilën e boton së bashku me L.Thalocin dhe K.Jiriqekun.Materialet i mbledh dhe i sistemon me komente të ndryshme.Vepra “Acta Albania“ fillimisht ishte planifikuar në katër vëllime pastaj vetë Shuflaj pohonte se “Acta Albania“ do të botohej në pesë vëllime dhe shkak për këtë ishte materiali i madh arkivor.Në këto vëllime u botuan vetëm dy .Vëllimi i parë përmban 834 dokumente dhe përmbledhe, kohën prej vitit 344  e deri 1344 që është botuar në vitin 1913  kurse vëllimi i dytë për mbanë 812 dokumente që përfshin periudhën kohore prej vitit 1344 e deri në vitin 1406 dhe është botuar në vitin 1918.Burimet dhe dokumentët e botuara në vëllimet “Acta Albania“ bëjnë fjalë për hapësirën teritoriale në katërkëndëshin Tivar-Prizren-Ohër-Vlorë në pikën e kryqzimit diagonal tek të cilët emri Shqipëri (Albaniae) ka qenë i njohur që nga kohët e ilirëve antikë.

Prejardhjen Ilire të Shqipërisë dhe të shqiptareve Shuflaj e dëshmon me argumente shkencore nder të tjera edhe me praninë e emrave të vendeve , krahinave dhe të vllëzërve të cilat i trajton si emra Ilir, që mund të zbërthehën me brumin gjuhësor të shqipës.Në anën tjetër shpreh mendimin se Shqipja është një idiomë e Ilirishtës dhe fazë e re e një të folme të moqme Ilire, ngase shqiptarët jetojnë aty, ku në kohë të lashta ku kanë jetuarë ilirët dhe ne këto treva ishin pa asnjë dyshim para dyndjes së sllavëve.

Në letërkëmbimet e shkembyera në mes të Milan Shuflajt me dr.Ludevit Thalloczyn dhe Jozef Bajzen shihen qartë planet afatgjata që kishte studiuesi dr.Milan Shuflaj për studimet e themelta në fushën e Albanologjisë duke përfshirë edhe përgaditjen e një historie të Shqipërisë në tetë vellime që nga antika e deri të shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912.

Në vitin 1929 Akademia Vjeneze e Shkencave i propozon dr.Shuflajt të vazhdonte vjeljen e lëndës arkivore për vazhdimin e botimit të “Acta et diplomata res Albaniae mediae illustranta“ vëllimet III dhe IV. Këtë iniciativë e përkrahu edhe Qeveria e mbreterisë shqiptare e cila shprehu gadishmerinë e saj që të heq shpenzimet për një punë kaq të madhe shkencore.Dr.Milan Shuflaj ftohet ta vizitoj Shqiperinë.Ai arrin në Shqipëri, më 12 Janar të vitit 1931 .Në mbremjen e 18 Shkurtit të vitit 1913 rreth orës 20 në rrugën Dalmatinska nr.6 në Zagreb në një pritë dr.Milan Shuflaj qëllohet për vdekje.Plagët ishinë të renda  dhe ai vdes të nesermen me 19 Shkurt 1931.Kjo vrasje u krye me urdherat e Beogradit.Vrasja e dr.Milan Shuflait u bë pikerishtë në kohën kur ai e kishte arritur pjekurinë më të madhe shkencore dhe pikërisht në kohën kur kishte të gatshëm dy projekte për historinë e Shqipërisë dhe shqiptareve në pergjithësi të përgaditjes se vellimit III dhe te IV te Acta Albaniae si dhe te pergaditjes se 8 vellimeve për historinë e Shqiperisë prej Antikitetitë e deri në vitin 1912.Dr. Milan Shuflain e vrau politika e Beogradit për shkak se e shkruante Historinë Shqiptare.Prandaj do të ishte mirë që në të ardhmen ndonjë institucion kulturor dhe shkencor shqiptaro-kroat të emrohet me emrin dr.Milan Shuflai.Ngjarjet historike dhe rezistenca shqiptare ishin gjithmonë përballë njëra- tjetrës.Ardhja e pushtimeve osmane preji vitit 1389 e deri ne vitin 1912 në trojet Shqiptare la pasoja të paparashikushme dhe i kthej Trojet Shqiptare në tokë të djegur, përkundër kësaj rezistenca shqiptare vazhdoj nëpër periudha të ndryshme historike e ku me e veçanta është historia e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut i cili prej vitit 1443 e deri sa nderroj jetë në vitin 1468 u bë shkëmb i pathyer dhe një mburoj e mbrojtjes së qytetërimit Evropian.Lirisht mund të them se kjo rezistencë  na dha ne shqiptareve dinitetin dhe krenarinë e të qenurit shqiptarë, kurse Evropës së qytetruarë i dha mburojën e identitetitë Evropjan.Viti 1912 solli Pavarsinë e një pjese të Shqipërisë, 28 nëntori i vitit 1912 ku atdhetarët Dom Nikollë Kaçorri, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Mustafa Merlika Kruja, Isa Boletini, Zefi i Vogël dhe shumë të tjerë arritën që ta pavarsojnë Shqipërinë, por fatkeqësisht pjesa me e madhe e tokave shqiptare mbeti jashtë trungut arbëror.

Se si zhvilloheshin luftërat për Pavarsinë e Shqipërisë dhe si keto luftëra ishin të përhapura në katër vilajetet shqiptare që duhet të bashkoheshin në një shtet të përbashkët po i japë vetëm disa të dhena rreth veprimtarisë së Qetës së Fandit e cila ishte themeluar nga Zefi i Vogel Pjeter Qeli Luka, Pjeter Ramaja, Zef Gjidoda dhe kishte  400 luftetarë ku do te luftojnë për krahë Isa Boletinit, Bajram Currit e Sadik Ramë Gjurgjevikut.Sipas të dhënave të gazetes Vardar të Shkupit të datës, 18 Janar 1909 dhe 11 mars 1909 Zef Gjidoda se bashku me Qelin e Lukes (Pjeter Qelin Luka), Zefin e Vogel  e Pjeter Ramajen,  gjendën ne ballë të njesitit me 400 luftëtarë të besimit katolikë që atdhetari At Engjell Palaj i kishte pergaditur dhe dorzuar në  komandën supreme të Isa Boletinit.

Edhe At Marin Sirdani në një shkrim të  tij Kontribut i Elementit katolikë shqiptarë në lam të atdhetarisë ndër të tjera do të thotë:´´Nuk asht për ta qitë në harresë as aktivitetin e katolikëve të Kosovës ku sbashkut me muhamedanet ndër çashtje komtare ken edhe ata me gjithë kler.´´Veprimet e Patër Klemend Mirajt në Pejë e të Dom Shtjefen Krasniqit në Gjakovë  ende nuk janë harrue. Ndër katolikët shqiptarë të asaj krahine u danë në shejë kryetarët e komitës katolike Zefi i vogël, Pjeter Qeli, Pjeter Ramaja e Zef Gjin Doda.Atje u banë fli për atdhe edhe dy françeskanë Pater Luigj Palaj dhe Pater Shtjefen Konstanini Gjeçovi.

Kështu që me 12 gusht 1912 Qeta e Fandit e komanduar nga Zefi i Vogel, Pjeter Qeli, Pjeter Ramaja e Zef Gjidoda të parët e ngritën flamurin kombtarë shqiptarë në Shkup të pasuar me pas edhe nga mijëra kryengrtitës shqiptarë të armatosur te udhëhequr nga Hasan Prishtina , Isa Boletini, Gjon  Seferi, Ali Shkupi, Mehmet Tetova e shumë atdhetarë të shquar.Lirimi i Shkupit u pritë me shumë gëzim nga shqiptarët.Kryengritësve u doli përpara grupi muzikorë dhe i përshendeti me këngën“Zgjidhni shqiptarë Bajrakun tesh nluftë buria na therret –Me derdhë për dhe tonë gjakun tash pushka po na fletë.´´Është për tu theksuarë se këtë kryengritje financiarisht shumë e kishte ndihmuar edhe Kolë Bojaxhiu babai i shenjtreshes tonë shqiptare Nënë Tereza –Gonxhe Bojaxhiu.Për shkak të kësaj përkrahje Kolë Bojaxhiu ishte helmuar nga serbët dhe kishte vdekë vetem pak kohë pasë kryengritjes.Shteti shqiptarë i ndarë dhe i coptuar pati edhe shumë veshtirësi në fillimin e egzistimit te tij. Më pas vije edhe lufta e dytë botërore ku shqiptarët ndahen në dy grupe politike në rrymën politike  perëndimore dhe në rrymen politike lindore. Ideologet e orjentimit perëndimorë të shqiptareve Shqipërinë dhe Kosovën i shihnin  në një shtet të bashkuar dhe në bashkëpunim të ngushtë me Evropën dhe Amerikën kurse rryma komuniste kishte shkelur në tradhëti të plotë dhe ishte bërë argat qorrë i shkatrrimit të shqiptarëve duke u ndikuar nga politikae Beogradit dhe ajo e Moskës. Rrymës politike komuniste ju prijnin tradhtarët Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Fadil Hoxha, Ali Shukriu dhe shume piun të tjerë të tyre të cilët në krah me Beogradin dhe Moskën vranë në trojet shqiptare 47300 shqiptarë ku 90 % të tyre sot e asaj dite nuk u dihen as varrët.Kurse Nacionalistatë e Shqipërisë Etnike të mbledhur rreth Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Ballit Kombëtar, Grupit Nacional Independent, Besës Kombëtare, dhe organizatave të tjera nacionaliste Shqipërinë dhe trojet shqiptare i shihnin te lidhura për perëndimin..Po kush ishin nacionalistët të cilët luftonin për bashkimin e kombit shqiptarë në një shtet të përbashkët. Ata janë të shumtë po kësaj radhe do ti përmendim vetëm disa preji tyre, duke filluar nga Kapidan Dr Mark Gjon Marku, Midhat Frashëri, profesor Ernest Koliqi, Kapidan Gjon Marka Gjoni, Ismail Vërlaci, Marie Shllaku, Xhevdet Blloshmi, Xhevat Korqa, Shaban Polluzha, Ndue Përlleshi, Mehmet Gradica, Gjon Sereqi, Prenk Cali, Gjelosh Luli, Muharrem Bajraktari, Alush Leshanaku, Gjon Gjinaj, Haki Tahaj, Hysen Terpeza, Hysni Rudi, Kapidan Ndue Gjon Marku, Xhafer Deva, , Aqif Blyta Haxhiahmeti, Rexhep Mitrovica, pater Anton Harapi, Mulla Idriz Gjilani, Xhemë Gostivari, Pater Bernard Llupi, Mulla Nuredin Gjinovci, prof dr Rexhep Krasniqi, kapidan Llesh Gjon Marku, Tahir Shaban Zajmi, Rexhep Mitrovica, Ukë Sadiku, Zef Gjidoda, Adem Gllavica, Luan Gashi, Ibrahim Lutfiu, Qazim Komoni, Fuad Dibra, Ibrahim Osman Kelmendi, Ajet Gërguri, Bedri Pejani, Halim Spahia, Tahir Deda, Kajtaz Ramadani, Rexhep Kabashi, Stak Mark Shkorreti, Miftar Bajraktari, Mulla Ilaz Broja, Bedri Gjinaj, Tahir Kolgjini, Xhelal Mitrovica, Kolë Parubi, Gjergj Martini, Demë Ali Pozhari, Kolë Margjini, Mulla Ramë Govori, Esat Berisha, Qazim Bllaca, Ahmet Selaci, Bislim Bajgora.Adem Voca, Hajredin Vidishiqi, Sherif Terstena, Ukshin Kovaqica, Gjon Destanisha, Mustafa Kruja, Mulla Jakup Kombi, Musa Shehzade, Hysen Lepenica, Halim Begeja, Pater Danjell Dajani, Patër Gjon Shllaku, Mark Ndoc Quni, Faik Quku, Hasan Dosti, Shuk Gurakuqi, Sak Fazlija, Zhuk Haxhia, Kolë Bib Mirakaj, Bashuk Bib Mirakaj; Jahja Fusha, Njazi Alishani, At Lorenc Mazreku, At Daniel Gjeqaj, Rexhep Xheli, Miftar Bajraktari, Hazir Gjakja, Sulejman Vuqitërni, Mehmet Agë Rashkoci, Mufaili i vogel, Mufaili i Madh nga Zajazi, Vasil Andoni, prof dr Isuf Luzaj,Mark Staka, Sylë Hotla, Bardh Isufi, Col Bajraktari, Bajram Gashi, Osman Bunjaku, Shemsi Mramori, Rifat Krasniqi, Hajdar Planeja.Qazim Bajraktari, Lec Kurti, Ymer Lutfia, Zef Pali, Gasper Pali, Seit Kazazi, Dom Ndre Zadeja, Ndoc Jakova, Ndue Pali, Qazim Rroji, Kuka, Xhelal Hardolli, Xheladin Kamata, e shumë e shumë të tjerë, është për tu theksuar se shumë prej këtyre nacionalistëve kishin një përgaditje të lartë shkollore duke mbaruar studimet nëpër Universitet përëndimore, kryesishtë në Itali, Austri e Gjermani, por edhe në vende të tjera.Duke kërkuar falje prej shumë e shumë nacionalistëve tjerë të Shqipërisë etnike, që përkulem para veprës së tyre dhe që në këtë fjalim-nuk po ja shënoj-emrat.

Komunistët serish i ndanë trojet shqiptare.Ky pushtim i Kosovës zgjati prej vitit 1945 e deri ne vitin 1999.Kjo periudhë në histori duhet të shkruhet dhe njihet si periudhe e ripushtimit jugosllavë dhe qendresa shqiptare.Vitet e nëntdhjeta në skenën politike në Kosovë sollën një rezistenc të hapur dhe një mosbindje qytetare.

Rezistenca kombtare shqiptare e viteve të nëntëdhjeta dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës ishin dhe mbeten te lidhura me njëra tjetrënë si mishi me thonin, pavarsishtë edhe problemeve që kishte ne ecurin politike.Flasë këtu për luftëtarët e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jo për profiterët e luftës apo tregtarët e flamujve, që dita  ditës janë duke e zbuluar fytyrën e tyre të vërtetë. Është fatkeqësi se gjatë kësaj rezistence të gjatë shekullore shqiptare sot të dalin në Kosovë individë që janë të gatshem t´i shesin serish trojet arbnore.

Pavarësia e Kosovës duhet të ruhet si sytë e ballit sepse kjo Pavarësi ka ardhur si frytë i lufterave shumë shekullore që kemi bërë ne shqiptarët gjatë shekujve, si dhe përkrahjes që na kanë dhënë miqtë tanë amerikan , gjerman, anglez duke mos e harruar edhe shtetin mik Kroacinë e cila i la terenin  e hapur të veprimitë oficereve shqiptarë që ta planifikojnë dhe zhvillojnë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rovinj- Kroaci, 17 Shkurt 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok