Akademik Idriz Ajeti u varros pa protokoll shtetëror. Keq!

0

Akad. I. Ajeti e Xh. Leci, Prishtinë, 15.7.2018

Nga Xhafer LECI

Në moshën 102 vjeçare, (1917-2019), ndërroj jetë, Profesor Idriz Ajeti, më 13 shkurt 2019, ndërsa u varros më 14 shkurt në Prishtinë.

Akad. I.Ajeti ka vuajtur nga varfëria shumë vite. Ai nuk ka lënë pasardhës dhe, kjo është dhimbja më e madhe, për Akademikun, bashkëshortën e Tij dhe të gjithë njerëzit e mirë. Institucionet e Kosovës nuk janë kujdesur, as nuk besoj se e dinë që Akademiku nuk ka pasur fëmijë, të cilët do ishin kujdesur për prindërit…

Presidenti Hashim Thaçi, e ka dekoruar akademik Idriz Ajetin me Medaljen Presidenciale të Meritave, në 100 vjetorin e lindjes, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e arsimit, shkencës dhe kultures, duke e quajtur, “për mua jeni Çabej i Kosovës”. Kaq kanë bërë Hashimi, dhe institucionet e vendit, për Akademikun e Madh për nga veprat, e më të moshuar në Kosovë. Sa keq…!

Anashkalimi i Akademik Idriz Ajetit, nga institucionet e Kosovës, nuk përbën preçedent. Janë edhe sivëllezërit e tij Profesorë, të shquar në veprimtari krijuese, edukuese dhe kombëtare, si Ali Hadri, Gazmend Zajmi, Zekirja Cana dhe të tjerë, të cilët, tashmë, pushtetarët lakmiçar i kanë harruar dhe as që u shkon mendja t`i kujtojnë, të paktën, në ndonjë përvjetorë të shënuar. Sidoqoftë, ata jetojnë dhe rrezatojnë, me veprat e tyre studimore, me personalitetin dhe integritetin e tyre unik, përgjatë gjithë jetës së tyre të bujshme.

Shoqata Humanitare “Medvegja”, me seli në Fully të Zvicrës, ka ndihmuar materialisht dhe nderuar me Mirënjohje Akad. Idriz Ajetin.

Idriz Ajeti ka jetuar vetëm me bashkëshortën e Tij, po ashtu e moshuar, në një ndërtesë shumë-katëshe, në katin e 3-të, pa pasur ashensor, e mundësi ta ndihmojë ndokush, për të zbritur ndonjëherë në kopshtin e ndërtesës, për ta thithur, sadopak ajrin e natyrës.

Zonja  e Akademik Idriz Ajetit duke na treguar për librat…

Nga e majta: Rexhep  Abazi,prof.  Akad.I.Ajeti dhe unë

Me datën 15.7.2018 së bashku me mikun tim, Rexhep Abazi, profesor nga Medvegja, vizituam Akademik Idriz Ajetin. Akademiku u gëzua shumë, biseduam për shumëçka…

Në emër të familjes Leci, iu falënderova Akademikut, për gjestin e mirë atdhetar e njerëzor, që kishte bërë axha i Akademikut, Hoxha Mulla Zenel Ajeti, i njohur edhe si Hoxhë Tupalla, sepse ai ka shpëtuar nga pushkatimi, axhën e babës tim, Ahmetin, me gjithë të birin Zukën, për vrasje-hakmarrje, me kolonët serbo-malazezë, të cilët i kishte vendosur Mbretëria Serbe, rrënëz kufirit me Kosovën, në vitin 1878.

Dëshira ime ishte që të mësoj diçka më shumë, për qendrimin e tyre për një kohë si kaçak tek Ajetovitët, fajlen-lirimin nga pushkatimi…Përgjigja e Akademikut për shkak të moshës-lodhjes, apo nuk dashti të flasë, këtë nuk e di, ishte e shkurtër: “Më kujtohet ky rast, por nuk mund të them ndonjë gjë.” Kaq foli Profesor Idrizi.       Akademiku u gëzua shumë, bashkëshortja e Tij, përveç gëzimit, na bëri një pritje të ngrohtë e vëllzërore, me dëshirën dhe kërkesën time,Ajo na tregoi dhomat me rafte të mbushura me shumë libra… Akademiku siç e ka zakon shqiptari, na përcoll deri jashtë derës së banesës te shkallët, u ndamë me lot në sy, dhimbja ishte shumë e madhe…

Akademik Idriz Ajeti, një jetë-epokë. Njeri i urtë, i matur, mësues e profesor i brezave shqiptarë, studiues, krijues shkencor, i cili, me gjithë moshën shekullore, ruajti qartësinë, mendjen e freskët dhe vullnetin për jetë. Një përmbyllje jetësore për lakmi. Andaj, do të kujtohet gjithmonë për të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok