Çështjet tona, si teatër…

Nga Vangjush Saro

Është e vështirë të përcjellësh në publik ndonjë propozim konkret lidhur me atë që po ndodh sërish me Teatrin Kombëtar, çështje qëështë vënë disa herë në fokusin e mediave dhe të opinionit publik në tërësi. Por është e pamundur të rrish indiferent, ndërkohë që një pjesë e mirë e komunitetit të artistëve dhe shkrimtarëve, midis të cilëve shumë miq e kolegë, janë tejet të shqetësuar, të irrituar, shkojnë deri atje sa e riemërojnë teatrin; ndërsa shteti e ka çemëruar atë më parë, natën…

Si e thashë këtë? Natën… Pas tre dekadash në një rend tëri, ndërsa vendi përjeton gjithnjë përplasje të rënda njerëzore, politike, ideologjike e teknike, nuk di çfarë të mendosh mëpër këto çështjet tona të pazgjidhura. Ato janë shndërruar edhe vetë në njëlloj teatri. Por në këtë gjini të artit, njihen disa lloje: pjesa që luhet e shfaqet mund të jetëdramë, mund të jetë tragjedi, por mund të jetë edhe komedi; madje mund të vijë edhe nësojin mediokër, të lehtë e larg pretendimeve dhe vizionit më të kthjellët artistik,që do të thotë…farsë.

Duke ndjekur çështjet tona si teatër, është e lehtë të thuash cilin lloj kemi përzgjedhur ne: ështëpikërisht farsa. E them këtë, pasi gjendemi herët në një kakofoni në lidhje me të shkuarën dhe trajtimin e saj, në të gjitha dimensionet; këtë kakofoni e kemi krijuar vetë, duke mos biseduar, por duke u sharë kohë e pa kohë, duke i shkulur njëri-tjetrit flokët e bindjet dhe duke u përpjekur (sekush më vete a në klane) tëpërfitojmë ç’të mundemi nga këto përleshja groteske.

Po përpiqem t’i afrohem edhe mësë vërtetës, qëështë mjaft e brishtë. Kam dëgjuar dikur piktorin Maks Velo, për vuajtjet dhe artin e të cilit kam nderim, të shajë filmat e ish-Kinostudios“Shqipëria e re”; por ndërkohë, po ai, ka mbrojtur basorelievin te Muzeu Kombëtar dhe, po ashtu, krijimtarinë e I. Kadaresë. (Kujtoj që shumica e veprave të këtij autori – ndër më të njohurit e më të rëndësishmit në kohëra – gjithashtu janë ekranizuar dhe vënë në teatër: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Nëntori i një kryeqyteti” (si film “Radiostacioni”) “Dimri i madh” (si film “Ballë për ballë”) “Emblema e dikurshme”, etj.)Siç shihet, ka një mospërputhje që në dukje,është e cekët, por sa vjen thellohet, për sa kohë nuk i drejtojmë dot siç duhet argumentet tona.Për më tepër, kjo mospërputhje është e shtrirë në shumë plane, nëbreza, mentalitete, politika, programe, dhe përbën thelbin e çështjeve tona pezull, për të cilat thamë se vijnë si teatër, por në llojin e farsës…

Kështu, mund të pyesim se ç’lidhje ka një traditë e caktuar në art, letërsi, teatër, film, etj., me ndërtesën ku ështëzhvilluar aktiviteti në fjalë. Po të marrësh artin e kohës tjetër si krijimtari në vetvete,çfarëdo qoftë, produkt i teatrit, estradës, kinostudios, etj., shumëkujt ikapëlqyer dhe i pëlqen ta shkelëatëme këmbë, ta quajë ashtu dhe kështu, tëpërpiqet madje ta ndalojë, ta mbajë sa më larg njerëzve; edhe pse është vërtetuar që kjo bën efektin e kundërt.

Në teatër, krahas shumë pjesëve që i qëndruan kohës, madje edhe nga autorë të huaj, rëndomjanëshfaqurdrama ‘komuniste’, që nga “Familja e peshkatarit”  te “Cuca e maleve”, etj. Bie fjala, te“Cuca e maleve” flitet për përplasjen mes rendit tëri dhe atyre që nuk e donin atë dhe që krijuan Komitetin e Maleve e sot janë dekoruar.Në atë shfaqje,prifti vjen i zi sterrë,kurse në ditët e sotme po trajtohetsi i persektuar; edhe pse shumëkush thotëqënjë pjesë e këtyre fetarëve kanë qëndruar kundër partizanëve e kundër rendit tërideri edhe me pushkë në dorë, çka nuk elejonte besimi i tyre.Ndërkaq, lihet mënjanë fakti që edhe përfshirja e të rinjve, edhe e vajzave, në ato ndryshime që po ndodhnin e për të cilat disa edhe u flijuan, e gjithë kjo, pra, ishte pjesë e një përplasjeje të pashmangshme. Palët e pafajshme ndër qytetarë në barrikada të ndryshme, ata që ëndërronin një jetë më të mirë dhe ata që kuptonin se do të kishte represion, nuk duhen ngatërruar me abuzimet e krerëve dhe ekstremizmin e shpirtvegjëlve të djeshëm e të sotëm. E njëjta gjë mund të thuhet për brendinë e shumicës sëfilmavetë Kinostudios, për shumicën e letërsisë së botuar, për pjesët me humor pozitiv të Teatrit të Estradës, ku, bie fjala, përqeshen teprimet në dasma dhe, e shumta ,stigmatizohej ndonjë përgjegjës ‘burokrat’, etj.

Nga njëra anë, bëjmë sikur nuk i ‘duam’ ato çka trashëguam nga koha tjetër, madje shpesh nuk qasemi as për ndonjë dallim a përzgjedhje; kurse nga ana tjetër,i trajtojmë këto institucione, pse jo edhe produktet e tyre, si tabu,sidomos teatrin. Kur u mbyllën estradat, Lidhja e Shkrimtarëve dhe kur ish-Kinostudio u bë lesh arapi, nuk pati kaq zhurmë. Veças çështja e qytezës së parë (dhe të fundit) të filmit shqiptar,‘nuk u luajt’ në asnjëlloj zhanri… Madje tani vonë,dolën edhe mendje tëçartura që donin tëna imponoheshin për t’i ndaluar e zhdukur filmat.Edhe kur na e morën Lidhjen e Shkrimtarëve, prapëasnjë farsënuk u luajt… Gjithaq, në këtë gjini, pati dhe ka ende zëra që të shurdhojnë se (të gjitha) librat e botuar në atë kohë, janë‘komunistë’, duhen djegur… Dhe nuk doli askush të kërkonte mosprishjen e tabusë. (Madje as ata qësistemi i ka përkëdhelur tërë jetën, i dërgonte jashtë shtetit, i përkthentee botonte (falas) në gjuhë të huaja, iu jepteÇmimet e Republikës dhe iu siguronte strehimin më komod për kohën.)

Gjithsesi, këto institucione duheshin trajtuar njësoj, çka nuk do të thotë se ajo që nuk u bë për estradën, ish-Kinostudion dhe Lidhjen e Shkrimtarëve, nuk duhet të bëhet as edhe për Teatrin Kombëtar. Jo! Ato ishin, janë (aq saka mbetur prej tyre) pjesë e njëkulture dhe tradite që nuk mund të merret nëpër këmbë nga askush që ka vrere, poras në emër të ‘përparimit’ e të ‘modernizmit’.Kryeministri i sotëm, kur ishte Ministër i Kulturës dhe Kryetar i Bashkisë, fliste për ‘kthimin në identitet’ të qendrës së Tiranës.E dimë se ç’iu bë dhe ç’po i bëhet kësaj qendre; dhe se mos vetëm asaj.

Tani, këta qëpo mbahen pas termave ‘zhvillim’ e ‘modernizim’ e hanë fjalën, s’e kanë për gjë. Nuk e kanë për gjë të prishin kinematë, teatrot, kinostudion, etj., institucione dhe godina që mund të silleshin me sens në zhvillimet e sotme të një qytetinë rritje si Tirana.Këtyre s’iu bëhet vonë se iu fakton gafat dhe marrëzitë e teksteve (të miqve a puthadorëve të tyre) dhe iu kërkon të thirren ekspertët dhe shkrimtarët e të respektohet jerarkia e këtij komuniteti në krijimin e asaj që na e quajnë (shikoni ç’fjalë e frikshme) ‘kurrikula’ dhe që më krijon imazhin e ndonjë shpendi grifshë e të shëmtuar…

Ani.Le të kthehemi te ato institucione që, siç thamë, janë pjesë e historisë, traditës; ato kanë shumë për të treguar: për jetën, vuajtjet, teprimet, censurat, përqafimet ideologjike; (sepse një shumicë e atyre veprave, siç shpjeguam më lart, kanë përqafuar ideologjinë dhe detyrimet e kohës). Pra, me ato ente nuk mund të sillemi pa përgjegjësi dhe ca më pak, mbi to nuk duhet të abuzojmë, siç është bërë së paku me ish-Kinostudion dhe po tentohet të bëhet me Teatrin Kombëtar.Shumëkatëshet e pasanikëve dhe të shtetarëve nuk mund tëna hedhin hi syve e të na sillen si ‘zhvillim’.

Por nga ana tjetër, pyetja që ngrihet është:Si mbrohen ato ente, në ç’masë, me ç’vendime dhe nga kush?…Pikërisht kjo gjë, institucionaliteti, është termi a logjika që mungon në këtë histori, në tëgjitha këto histori; me më shumë fjalë,për to dhe për shumë çështje të tjera pezull, duhet të dimëkujt i takon të vendosë.Nuk vihet në dyshim roli i artistëve, i qytetarëve, etj.Pyetja, që përsëritet, është: Kujt i takon, me ligj, të marrë vendime për to?Kuvendit?Qeverisëqendrore?Asaj vendore?Presidencës?Akademive?Kujt i ka përkitur mbrojtja e Romës, Parisit, Amsterdamit?E kanë bërë këtë qeveritë qendrore, ato vendore, komuniteti i artistëve, qytetarët, akademitë e këtyre vendeve?Apo thjesht… kultura e institucionalitetit?

Këtë duhet të zgjidhim ne edhe në këtë rast e,këtu, kam ikur nga ironia dhe aludimet për llojet teatrale.Pyetjet nuk janë më teatër.Dhe ato s’mund të presin pa fund justifikimet e pushtetarëve, në këtë rast kreuttë Qeverisë dhe atijtë Bashkisë, jo pak të përgojuar në çështje përfitimesh dhe abuzimesh e bashkëpunimi me ‘të fortët’ dhe pasanikët; që s’i tregojnë këmbët asnjëherë, por tregojnë ligje e vendime (si ai i Kuvendit për Teatrin) që gjithashtu, mund të jenë abuzivë e, me sa duket, kështu janë; prandaj edhe ndonjë punë bëhet natën, kurse llogaria e pastër kërkohet ditën…

Please follow and like us:
error

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
YouTube
YouTube
Instagram