ATDHEU I ZOGJËVE SHTEGTARË

-Te Ura e Xh. Washingtonit, NJ-NY, USA. (Zeqir e Sabrie Lushaj, Maj 2014).

Foto: Ejona Vatoci – Nelaj).

4 Korriku, Dita e Indipendencës së Amerikës

ATDHEU I ZOGJËVE SHTEGTARË

Nga Zeqir Lushaj

1. – AMERIKË = EMIGRANTË –

Zoti, gjithkujt ja ban çaren,

Ashtu si miliardave, edhe ne,

Zogjtë shtegtarë të Globit,

Sot, Amerikën kanë At’dhe’.

…!

Përplasjet e emigrantëve,

Krijuan, male e kanjonë,

Jo termetet as vullkanet,

Siç, gjeografët e thonë.

Misisipi…, deri në Misuri,

Për mua, më shumë se lumë,

…Një kolonë shumë e gjatë,

Mizëri e paprerë-refugjatë.

Katarakti i Niagarës.

Me shkumën e bardhë,

E zhurmën që përcjell,

Lot emigrantësh sjell.

Atllantiku e Paqësori,

Gjigandët, në dy anë,

Sa dijnë, për emigrantët,

Shumë, kanë për të thane.

…!

Gradaçelat gjigande,

Në Las Vegas e Nju Jork,

Që diellit, i bajnë sfidë,

Gjak, fukarenjësh i ka ngritë.

Autostradat e hekurudhat,

Airoportet, minierat, metrotë,

Përveç mundit e djersës,

Kanë në themele mijëra kokë.

Mall i pane emigrantësh,

Djersë e patharë dhe lot,

Urime e mallkime, poliglote,

Gatuan, Amerikën që kemi sot.

Koka dhëmb, këmbët na dridhen,

Emigrantëve, nga të katër anët,

Kur deklarohen triliona boxhe,

Kaq shume, he dreqi e hangërt!

Sot e mot, ky vend i nevojtarit,

I duarve me kallo, ooor mik ,

Mendove ndryshe? Ke gabuar:

-Merr biletën kthyese…, Dhe,ik.

…!

Zoti, gjithkujt ja ban çaren,

Ashtu si miliardave, edhe ne,

Zogjtë shtegtarë të Globit,

Sot, Amerikën kanë At’dhe’.

./.

USA, pranverë, 2011

2. DUKE PARË HARTËN

Në hartë,

Nju Xhersi në Amerikë,

Njësoj, si Shqipëria ime, në Europë.

Sikur i ka prerë gërshërë e rrobaqepsit,

Si dy kafshata buke,

Të ndara nga një copë.

Kur Unë,

U ndava në dyshë,

Që të mos i mbetet qefi asnjanit,

Shpirti zu vend buzë Adriatikut,

Dhe trupi u degdis,

Në breg të Oqeanit.

Gjindem në të dyja,

(Njëkohësisht askund!),

Shmallem pak me hartën,

…Dhe asgjë më shumë.

./.

3. NATËN MBI NJU-JORK

Natën, mbi Nju Jork,

Nga dritarja e avjonit,

Shikon, vërtetë një mrekulli.

Një pafundësi dritash,

Dhe ngjyra,

Në pafundësi.

Mbështetur tek xhami,

Si në ëndërr,

Me vetveten flet:

– Të gjitha i ka,

Ky, Nju Jorku,

Përveç emrit:

– Kryeqytet.

./.

4. MË PYETI NJË VAJZË

Në parkun, tek stolat, buzë pishinës,

Ku, Unë, shpeshherë ulem e rri,

Një ditë, më pyeti, për një adresë,

Një bjonde simpatike, mbi një xhip të ri.

Do të më falësh, o vajzë bukuroshe,

Për pyetjen tuaj, nuk ju ndihmoj dot,

Jetoj në anën tjetër të kësaj bote,

Jo këtu, ku po më shihni sot.

Qeshi me gjithë shpirt ajo vajzë e re,

Shkeli gazin e m’u afrua ma ngat,

-Sa bukur të jetosh në dy kontinente,

…Qenke burrë i mirë: – Paç fat!

Nga dera e makinës, ku ish zgjatur,

Dalëngadalë, e rriti shpejtësinë,

Tek kthesa e rrugës, në fund të parkut,

Me përshëndeti, me dorën mbi gabinë …

./.

5. ÇAST MËRZIE

Përveç ajrit që lëviz,

E them se, ndoshta:

– Vjen prej atdheut tim!

Këtu,

Gjithçka tjetër,

Është e huaj.

Dhe për mua,

Nuk ka asnjë kuptim!

./.

(Manhatan, prill 1998)

6. MË FRYMËZON FAN NOLI

Tek lodhem në tejskaj,

Dhe mallkoj veten,

Shpesh herë,

Unë i gjori,

…Dikush,

Më flet rreptë:

…!

– Qëndro he burrë!

Për dy dollarë në ditë,

Ka punue edhe Fan Noli…!

…!

…E marr me mend,

Viganin e Kolonjës,

Në punët e rëndomta të Amerikës,

Dhe…,

(në atë pak kohë të lirë),

Nëpër kisha,

Duke ngritur,

(Në Shqip),

Ndonjë Meshë,

Më shumë

Për Kombin,

Se për punët e Fesë!!

./.

7. FALJE EMIGRANTËVE TË VJETËR

-Një falje, shumë-shumë të sinqertë-

Si një publiçist, që nga monizmi,

(Edhe Unë , si koha, me të tjerët),

Ju lypi ndjesë, emigrantëve të vjetër,

Një falje, shumë-shumë të sinqertë.

…!

I kemi stigmatizuar, jo rrallë,

(Figurë fyese, nga moti në mot),

-Ju ka mbet ora, që kur kan ikur,

I shoh të pafajshëm, për At’Zot.

Dje, nuk e kuptoja mirë këtë gjë,

Sot po! Vet e kam mbi shpindë,

Edhe orës time, zvicerane “Rado”,

Veç “arratisja” ja prishi terezinë.   *

…!

Ora, punon tik-tak, bash si zemra,

(Ngjasimi, na lejon për krahasim),

Që të dyja, kur ndahen nga atdheu,

Dalin nga vetja, bahem gjytyrim.

Kur e merr rrugën e mërgimit,

(Si tek zemra, si tek dora),

…Kujto, shprehjen popullore:

-Heeeu ! -T’u paska vra ora.

Nuk është “jo”, punë politike,

Nuk është “jo”, punë partishë,

Vet shpirti është përgjymuar,

“Arratisja”, e ka ndarë në dyshë.

…!

Si një publiçist, që nga monizmi,

(Edhe Unë, si koha, me të tjerët),

Ju lypi ndjesë, emigrantëve të vjetër,

Një falje, shumë-shumë të sinqertë.

./.

*Autori i ketij Cikli, në vitin 1998, ka marrë rrugën e mergimit për në USA.

8. ZANATI I DYTË

–  …R. Rregan –

…!

E  dija se ,

Politika është,

Zanati i Dytë i Botës.

Por, nuk e dija,

Që ndryshon kaq pak,

Nga i Pari.

…!

Kjo thënie,

Në gojën e një burri ,

Të mençëm të Amerikës,

Çdo ditë,

Merr shkëlqim (orjentues),

…Si Fari.

./.

9.  MENDOJ PËR XHORXH UASHINGTONIN

…!

Mendoj shpesh,

Për Xhorxh Uashingtonin.

Në kohën e Tij,

Amerikanët,

Lidheshin me zinxhirë.

E pra, këtë të vërtetë,

Kërkush si këta,

Nuk e din më mirë.

…!

E kan si Perëndi,

(E pranojnë të vërtetën),

Duke nderuar Udhëheqësin,

Nderojnë vetveten.

…!

Kush i lëpihet e serviloset,

Kaq shumë kësaj ane,

Le të mësoj nga kjo vlerë,

Vlerë, safii…, amerikane.

./.

10. BOTA – NJËSOJ

Ja, kjo qenka edhe Amerika,

Male, fusha, pallate, qiell dhe tokë…,

Njerëz dhe makina të çdo kalibri,

Njësoj, si kudo tjetër nëpër botë.

Një grup të kamurish i japin emër shtetit,

(Ka njerëz të pasur, që nuk e dijnë sa kanë)

Mes ankthit të drogës, alkoholit, duhanit…,

Ka miliona të varfër, në kufirin fatal.

Ka njerëz me kulturë,globin zhbirilojnë,

Ka injorantë ,që të mërzisin jetën,

Të gjithë llogoriten të lirë, në këtë botë,

Sa është e vështirë të njohësh të vërtetën.

Për shumë gjëra ky vend, quhet, -ma i miri,

Edhe Zot shtëpie, mund të bahet musafiri,

Edhe të paudhit, i duket se e gjen vendin,

Vota e pederastëve e rrëzon Presidentin!

…!

Prandaj, mos u lodhni shumë, o njerëz,

(Atë, që ndjej në zemër ju këshilloj),

“Një okë e pesë, një okë pa pesë”,

Bota, kudo qenka njësoj.

./.

– NJ,USA, 4 Korrik, 2012-

zeqirlushaj@msn.com

Please follow and like us:
error

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
Google+
Google+
YouTube
YouTube