LAVDI BURRASH NË MALET TONA

0

-Në përvjetorin e rënies së deshmorit Marash Tom Gjoklaj-

Ekskluzive nga Gjon Markokaj

Qëndresa e Krahinës Nikaj – Merturit, s’është e shkëputur nga historia e Malësisë së Gjakovës  dhe më gjërë nga ajo shqiptare. Shumë ngjarje historike e kanë zanafillin këtu në ketë vënd e nga ky popull trim e liridashës; nga Prijsit e tij PATRIOT, luftëtar për Çlirim, Liri e Pavarësi Kombëtare.

Kujtoj këngën : Në Nikaj – Mertur/ Rritet Lulja përmbi gurë/

Është e vertetë se ky popull është ikë prej fushe  e jeton në gurë.

Mëndje kthjellt e trima  — GURI ËSHTË DJEPI QË I RRITI .

Historia e njii kombi rritet e pasurohet çdo çast, çdo ditë;  pra jemi ne ata që e ruajmë dhe e rritim në pedestal.

Marash TOM Gjoklaj, ishte “prush i dhezur”, nji luftar trim dhe Prijës Popullorë që; s’ kursej as jetën në mbrojtje të interesave kombëtare.

NJERIU VDES KUR HARROHET…!?

DESHMORI S’VDES KURRË …!

Ky burrë i Tetajve është nji shëmbull i trimave LËGJËNDAR i cili me BËMAT E TIJË është ruajtë në kujtesen e popullit të vet. Është në nderin tonë, ta kujtojmë e të nxjerrim në dritë raste të tilla  të cilat janë të shumta edhe në Rrethin tonë.

Sot mbas 109 vitesh, vepra që po kujtojmë; është nji “akt sublim” heroizmi i nji prijësi ,i nji luftari , i nji At’Dhetari që e pat guximin e pat forcën, të përballet; me forcat e ushtrisë së SHEFQET TERGUT PASHËS;  duke dhënë jetën e tij në moshën 59 – vjeçare!

Vdekja e tij ishte nji deshmi e gjallë e shpirtit , të pa epur e gadishmërisë; për’ t’u flijuar dhe mbrojtur dinjitetin vetjak dhe atë kombëtar.

– Ja pse kujtohet:

Marash Tom Gjoklaj është DESHMORI I ATDHEUT:

I shpallur me Vëndim Nr. 69. – datë 30 – 06 – 1984; të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit Tropojë ku thuhet: MARASH TOM GJOKLAJ ËSHTË DESHMOR I AT’DHEUT

– Akti Heroik:

Në fillimin e Qershorit  të vitit 1910; kur Shefqet Tergut Pasha po vinte nëpër Malësinë e Gjakovës;më reprezalje të pa para ndonjëherë dhe po grumbullonte armë e kërkonte ushtarë;

Marash Toma në Tetaj duke qënë “Miftar Katundi”, u kishte thënë TETAJVE:

– Mëshefni armët!

Djemvet kalonu DRININ e qitni në APRRIPËN E GURIT në PUKË.

Disave ua, ndërroi emrat në fletoret e lindjes që mbante Kryeplaku…,

– kjo ishte me mënd dhe e guximshme.

(At’here, kur isha mësues në TETAJ, i thirrnin disa, me ata ëmra që i kishte shpetuar; prej ushtrisë turke…, dy prej tyre i njoh, SADRI TOMËN e SALI KURTIN).

Gjatë vershimit për në Zonën e Nikaj – Merturit nji pjesë e madhe e ushtrisë kaluan edhe nëpër Fshatin RAJË; siqë thuhet dhe është e shkruar edhe në Historikun e Fshatit RAJË :

Ushtia turke e SHEFQET TERGUT PASHËS, duke kaluar nëpër Bjeshkë të Fshatit RAJË, në Maje të Malit Korës, grabiti 150 dele në kullosë dhe i theri për mish, — kërkoi armë  por populli i rrezistoi. Kërkoi djemtë ushtar për t’ i dergue në Turqi  për tre vjet; por nji pjesë e madhe e djemnisë, morën arratinë për të mos shkuar nizam.

Nga 9 djemë që mundi t’ i merrte dhe t’ i niste për në ushtrinë Turke, vetëm 4 dergoi në Tuqi; — pësë të tjerët ikën nëpër male duke fjetë jashtë dhe dy prej tyre u sëmurën për gjthë jeten.

Nga populli dhe prijsit e Nikaj – Merturit; ushtria e Shefqet Tergut Pashës u prit me pushkë në “QAFËN E KOLQIT”;

Luftimet i udhëheqen :

SOKOL BASHA Bajraktar i Nikajve, SHYTAN BRAHIMI, Kreu i djelmnisë Nikajve.

GJELOSH RAMA trim nga Curraj – EPËR.

TUNXH MIFTARI Bajraktar i Mërturit, DED TRIMI Kreu i djelmnisë Mërturit.

Marash Tom Gjoklaj trim nga Tetajt etj.

Selim Zeneli trim nga Bëtosha etj.

Përballja në QAFËN E KOLQIT deshtoi:

Për kryengritsit mjetët e luftimit, për të rezistuar, ishin të vjetra e jo në sasi as në cilësi

Armiqëve s’ u mungonte kurrgja, kishin çdo mjet luftimi, si mauzerre, topa e mitraloza etj.

Tergut Pasha dha urdhër: Topat të mbushen me gjyle shpërthyese, që lëshonin një flakë verbuese, të pa njohur më parë; ajo patë nji ndikim të madh psikologjik e luftarak, …, pluhuri dhe ciflat e gurëve i pëngonin malësoret të merrnin shënjë.

Të gjëndur përpara këtyre kërcënimeve, të vështira u detyruan të nënshtrohen si fqinjët e tyre Gash e Krasniqe; si e thekson kënga:

Kur u shkoq Pasha prej Gashit/ U ndesh me burra në Koder t’ Palqit/

Ushtria zbriten nga Qafa e Kolqit , nga MALI i KORËS dhe mënduen që fushimin ta bënin në fshatin Tetaj .

Pararoja e ushtrisë Osmane thirren Marash Tom Gjoklaj; i cili ishte Kryeplak fshati dhe i kërkojnë:

– Dorzimin e të gjitha armëve si fshat!

– Të mobilizohen, në ushtri djemtë, mbi pësëmbëdhjetë vjeç

– Të gjejnë nji vend fushimi në Tetaj, për vëndosjen e ushtrisë

Marash Tom Gjoklaj, duke qënë “PRUSH i DHEZUR”;  nga AT’Dhedashuria, s’ mundë t’ i pranonte këto kushte dhe  vëndosi të përballet dhe të mos u nënshtrohej; forcave Osmane dhe u tha prerazi :

-Nuk kemi armë m’ u dorëzue !

– Nuk kemi djem m’ u dhënë ushtarë !

– Nuk kemi vendë për vendosjen e ushtisë suaj; së jemi fshat i thyeshëm e s’ gjëni as ujë me pi.

Kjo ishte nji aftësi dhe nji guxim i madhë prej Malësori.

Kjo përballje ishte shpirti, ishte forca, ishte mëndja e nji prijsi popullorë, i nji burri të Madh të Tetajve e të Nikaj – Merturit;

I cili e pagoi, me jetën e vetë, …, pra është i njëjti ultimatum që dy ditë më vonë; krenët dhe populli i pa bindur dhe i pa çartmatosur i Palqit, i Salcës dhe i Brisës i derguan ushtrisë Otomane.

Ato kater vite që kam punuar mësues në Tetaje njoha djalin e deshmorit: LEPUR MARASH GJOKLAJ.

Ishte burrë i zgjuar, burrë i ditur, fjalë pakët dhe shumë i vertetë; sa të gjithë e donin dhe i thirrnin BACA LEPUR …, fshatrat e tjera e thirrnin: LEPUR MARASHI i TETAJVE …, E, më gjërë — Lepur Marashi i BJAKËS !

Unë rrija me banim ne shtepinë e kushërinjeve të tijë SADIK ARIF GJOKLAJ dhe të gjithë edhe unë sëbashku me ata, gëzonim nji, fqinësi të mirë.

Me Bacen LEPUR; rrija shpesh dhe e pyesja për ngjarje – historike të vjetra: — Nji prej tyre ka qënë Vrasja e Babait të LEPURIT — MARASH TOM GJOKLAJ; i lindur me dat. 20 – 09 – 1851; dhe  vra me — 08 – 07 – 1910; — Deshmor i At’Dheut — i “KRYENGRITJES 1910 – tës”.

– Baca Lepur e shpjegonte:

Dy ditë përpara Luftës së Qafës së Agrit të 1910 – tës; me datë. — 08 – 07 – 1910, për shtepinë tonë ishte një ditë zie e pa harruar, ku në shtepinë tonë, hynë befasisht – nji Oficer i Lartë, nji Toger dhe dhjetra e dhjetra ushtarë turq.

Fillimish na muaren tetë arëm; lek dhe çdo gjë, me vlerë që gjetën.

Mbajë mënd se edhe nji ibrik rakije që ishte i vjeter e karakteristik; nji ushtar turk i futi bajanetën të cilin e kemi meremetuar e mbas do vitesh e kemi dorzuar si deshmi; në Muzeun e Rrethit.

Babai im Marash Toma, kur del në oborrin e shtepisë e shikon rrethimin e ushtrisë turke; e dinë se gjithçka ka marrë fund, njerëzit e shtepisë ishin të gjithë t’çarmatosur, ai e kuptoj se edhe vetë ishte i shkuar; pa asnjë mundësi tjetër për të vepruar, me shtagën që kishte për tu mbajtur gjatë hecjes i bie në kokë oficerit turk dhe e lëshon shakull, për tokë duke i shkaktuar plagë të rëndë.

Në atë momënt ushtarët i drejtojnë armët dhe duan ta vrisin përpara familjes; por oficeri nuk i lejon dhe urdhëron që ta nisen në drejtim të Komandës që ishte afër Qafës së Kolqit te Gurra e “Hasan Gashit”.

Pasi e kalojnë Fshatin dhe Lagjen PËRLEKAJ, në vëndin e quajtur ‘’Udha e Gjërë’’ mbi Fshatin SHËNGJERGJ, e pushkatojnë me nji breshëri plumbash.

Gjaku i tijë skuqi tokën për të mos u harruar me — 08 – 07 — 1910!…

Forcat e ushtrisë së Shefqet Tergut Pashës, e paisur me arëm më moderne të kohës u përballë;më vëndosmërinë e Mërturësve, për të vëndosur lirinë  të Udhëhequr nga Krenët MAN AVDIA e SADIK GJERGJI nga PALQI dhe PREL TULI E DELI TAHIRI nga SALCA që e verteton Kënga popullore e krijuar në atë kohë : Kodra e Palqit duket zi/ Kanë zënë pritat njqind shpi/

Ai prel Tuli na u ka pri/ Ushtris para i kan dalë/

Tergut Pashës po i çojnë fjalë/ Kësaj gryke është zor me dalë/ Këthe ushtrinë kur t’ marrësh xhevapin/ se armët e krahit s’ mund t’ i apim/ Për pa dekë na me gajret/ Na i la baba amanet /

Forcat e ushtrisë Shfqet Tergut Pashës vershuan drejt Nikajve dhe ngrehen Fushimin te Kisha e Gjonpepajve.

Kishën pa e përdhosë thonë e shpetoi nji oficer me origjinë shqiptare që shërbente në ushtrinë turke. Me 10 – 07 – 1910, nga Gjonpepajt u dergojnë ultimatum tre fshatrave të Pa bindura, të pa nënshtruara :

“Të dorzonin armët përndryshej shtepitë e tyre do t’ u vihej flaka brënda njizet e katër orve”.

Përgjigjja e Krenëve dhe i popullit  ishte:

“Në qoftë se Stamolla i don armet; të vijë e t’ i marrë; s’ kemi mbajtë kurrë armë, për t’ i dorëzuar, por për të luftuar me to”!

Ushtria turke e afroj fushimin në Bjeshken e Nikajve në “T’therme” dhe Filloi Lufta — Beteja e Palqit.

Rezistenca e PALÇIT, SALCES e BRISËS; të cilën e deshmon  kënga:

Guri Murg nji gurë i bardhë/ Po i shkojnë gjylet rreth e rrotull/

Por s’ e la Pashen me dale/Për pa u këthye nga ka ardhë/…,

Zotësinë e Prel Tulit si ushëheqes Popullor; dhe trimërinë e tijë; i cili vrau bimbashin – (majorine ushtisë Otomane) e cilëson kënga:

Ai Prelë Tuli hallakati/ Ndal major se të erdh sahati/ Bylykbashit mire ja kapi/ Krisi pushka gjëmoi mali/

Nëpër shpat po bie nizami/

– PALQI, SALCA dhe “QAFA E AGRIT” u bënë“Epiqndra e KRYENGRITJES – 1910 – tës” nga data 10 deri me 24 korrik të 1910 -tës

Ushtrisë së  Shefqet Tergut Pashës; Populli i Dukagjinit  i udhëhequr nga MEHMET SHPËNDI i Shalës; QUN NIKA  E MARASH DELIA, t’ Shoshit, i zunë të gjitha qafat; nga Qafa e  Pejës, Qafa e Valbonës, Qafa Ndermanjës, Qafa e Agrit, Qafa e Shrëziqes dhe u bënë mburojë; për t’ mos kaluar ushtrija Otomane drejt SHKODRES .

Nyje kryesore u bë Qafa e Agrit.

Ushtria turke i ndëshkoi duke u vë zjarrin, mbi 56 shtepive të Palqit e Salcës, vrau dhjetra deshmorë; prej të cilëve edhe dy gra, vrau në oborrin e shtepis së vet Prel Muslinë Deshmor i atdheut; Vranë Gratë LULË SYLË GECAJ dhe ZOJË MARK UKAJ

Deshmore t’ Atdheut , Marash Ndrevataj, Ndue Gjergjndreaj Deshmor të Atdheut; pat të vrarë e të Plagosur edhe tre vetë nga Malsia e Madhe: KOL MARASH VATËN,  ZEF LANI DHE GJON PËLLUMBI.

Ushtria turke la me qindra ushtarë të vrarë.

Pas njëzet e dy ditësh luftime të ashpëra, Tergut Pasha detyrohet e jepë nji urdhër; për t’ u terhequr, mbrapa e të kalojnë DRININ dhe nga Puka e të mësyjnë Shkodren.

-Nji nga vëndimet më të renda të jetës së tijë.

Të cilën e cilëson kënga: Tergut Pasha ishë çuditë/ se çdo gurë i duket pritë/ Prej çudie ai mori frikë/ Këtheu ushtrinë e u nis me ikë/

Beteja e Qafës së Agrit ishte nji nga betejat më të rëndësishme anti – Turke dhe fitimtare e Nikaj – Merturit, Toplanës, Shalës e Shoshit të cilët sfiduan të pathyeshmin Shefqet Tergut Pashën.

Krejimtaria popullore e shprehë në këngë: …, Shalë e Shosh Nikaj – Merturë/ Trojet tona s’ i lëshojmë kurrë !/

Lasgush Poradeci; në Poemen e tijë Historike Për Qafen e Agrit duke e cilësuar Luften e MEHMET SHPËNDIT; nëpërmes të tjerave Thekson:

Po vi me turp o Sulltan e Baba/ se MEHMET SHPËNDI ishte KATALLA’/

Luftimet e ashpra që janë bërë i lustron kënga:

More Pashë na paq në qafë/ Qyshë na çove në Palq e në Salcë/ S’ do na lëshojnë kurrënja të gjallë/ etj.

Deshmori, Marash Tom Gjoklaj; luftar nder më të vjetri për liri e pavarësi kombëtare; u flijue për At’Dhe n’ moshen 59, vjeçare duke u bashkue me deshmorë dhe heronjët At’Dheut dhe duke lënë mbas vetit nga Oxhaku i Marash Tomës, pësë djem, pesë Omera, pesë kreshnikë, që e nderuan Fisin e Merturit, të gjithë të rrjeshtuar e të përmëndur në Burrat e Tetajve:

LEPUR MARASH GJOKLAJ, KOL MARASH GJOKLAJ, MARTIN MARASH GJOKLAJ,  ZEF MARASH GJOKLAJ DHE DED MARASH GJOKLAJ , e  sot janë nipat; Nik Martin Gjoklaj, PAL KOL GJOKLAJ; Kanë plot nipa e sternipa, mbesa e stermesa.

DESHMORI Marash Tom Gjoklaj; meriton — vlerësim e çmim.

Zona e Nikaj – Merturit është shpallur: NDERI I KOMBIT

Koha e ka gdhënur, Deshmorin MARASH TOM GJOKLAJ me luften e tijë, me jetën e tijë, me vepren e tijë në altarin e pavdekësisë së Deshmorve të At’Dheut.

Qëndresa dhe përballja e Deshmorit të At’Dheut Marash Tom Gjoklajt është e njëjtë, me kerkesat e krenëve e të popullit të PALQIT, SALCËS DHE BRISES, dy ditë me mbrapa me — 10 – 07 — 2910.  — ËSHTË DESHMOR I 1910 – tës

Vepra dhe gjaku i Marash Tom Gjoklajt, i këtijë Trimi të Tetajve, mbolli liri, pavarësi e vjen çdo ditë duke u rritë dhe përjetësuar në shkrime e në këngë .

-Per ZemraShqiptare, nga Tropoja, Korrik 2019-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok