Larg duart nga Shqipëria Sulltan Erdogani me xhonturqit shqiptarë

0


Heronjtë e Kombit tim bien, ndërsa heronjtë turq ulen këmbëkryq…

Nga Keze Kozeta Zylo

Duket sikur erëra të çmendura po fryjnë rreth Atdheut tonë të shumevuajtur, erëra që shqiptarët mjerisht s’po i bëjnë ballë, sepse kokëministri me brekushe të zeza Edi Rama e ka lënë vendin han pa porta. Vendi është kthyer në një varrezë NDERI të të huajve, në një varrezë që ndonëse kanë qenë pushtues ata kthehen në heronj të Kombit tim!   Drithëruese ta mendosh, shokuese kur lexon dhe i shikon konkretisht lajmet se çfare oguri i zi po mbillet ndër zemrat e shqiptarëve.

Më 15 korrik, 2016 Sulltan Erdogani i mbështetur nga xhonturqit politikanë të qeverisë Rama kanë ngritur një memorial në Tiranë, kushtuar dëshmorëve turq.  Ambasada turke ka festuar madhërisht këtë ditë që në Turqi është vendosur si ditë zyrtare e demokracisë, ditë kur kundërshtarët e Erdoganit u ngritën për ta përmbysur pushtetin diktatorial të tij. Sidoqoftë s’po futem në politikën e Turqisë të Sulltan Erdoganit, ajo që më therr gjer në eshtër është memoriali që ka urdhëruar Sulltan Erdogani të ngrihet në mushkëritë e Tiranës, në Liqenin Artificial, duke vendosur 251 emrat e dëshmorëve turq që dhanë jetën, më 15 korrik, 2016 në Turqi gjate grushtit të shtetit për përmbysjen e presidentit të tyre.  Po ç’i intereson popullit tim të vendosen emrat e dëshmorëve turq dhe të zënë tokën jeshile të Liqenit Artificial, Liqenit të ëndrrave tona rinore!  Është drithërurese, kur mendon që Liqeni Artificial i Tiranës, një pasuri kombëtare e ndërtuar aq bukur që në kohën e diktaturës, e shfrytëzuar nga rinia studentore tiranase dhe e gjithë Kombit, të pushtohet nga turqit e gjakosur dikur pushtues për 500 vjet të Kombit tim.  Është shokuese që ish Liqeni i Mjelllmave shqiptare që me aq delikatesë dhe dashuri rinore të pastër, me cicërrimat e zogjve, drurët e gjelbër, ujin blu, urat e vogla të drunjta të mbytet nga rënkimet e punonjësve të ambasades turke dhe xhonturqit e politikës së qeverisë Rama duke ju bërë temena egove te shfrenuara dhe grabitqarëve turq të Kombit tim.  Sot në këto mjedise të helmuara me shkrues të verbër, Heronjtë e vërtetë shqiptare duan t’i fshijne nga historia, ndërsa heronjtë turq ulen këmbëkryq në oxhakun shqiptar.

Nuk është hera e pare qe po luhen këto drama në vendin tim.  Para pak kohësh ndodhi me varrezën greke, ja aty pranë Mezhgoranit tim me një histori të jashtëzakonshme, legjendë e rrallë.  Nuk kam heshtur për këto drama, para pak kohësh shkruajta se: “Jo vetëm si shqiptare e bijë shqiptari që s’mund të hesht, por kam dhe të drejtën morale dhe legjitime si bijë e Mezhgoranit të flasë dhe te rrëfejë tmerret e luftës italo greke që na treguan prindërit dhe gjyshërit sa ishin gjallë, meqënse një pjesë e tragjedisë ka pasur për skenë Mezhgoranin që rri buzë Trebeshinës dhe që lag këmbët nga uji i bekuar i lumit Vjosa.

Kur dëgjova se do të ngrihet varreza madhështore për ushtarët grekë, ose “vendprehje” meqënse grekët e kanë shumë për zemër këtë shprehje, u drodha, u trishtova pamasë, por nga ana tjetër mora fuqi Anteu se një ditë shqiptarët do t’i çojnë në vendprehjen greke atje ku kanë atdheun e tyre.  Mora fuqi si Anteu se nuk do të mposhtem ose s’do të mposhtemi për sa kohë ne të Diasporës kemi kontakt me tokën, nënën tonë, Kombin.

Ndonëse pabesia greke tentonte ta vriste Anteun me kundërshtarët e tij, ai dilte fitimtar dhe ndërtoi tempull me kafkat e tyre.

Vëllezër dhe motra shqiptare, ju që keni në gjak shqiptarizmin, kurrë s’duhet harruar pushtimi turk 500 vjeçar!  Nga ky pushtim doli Heroi ynë Kombëtar që luftoi si trim i rrallë në 25 beteja kundër Sulltan Muratit pushtues dhe barbar.  Si mësuese shqiptare aty në Tiranën tone ku ushtrova profesionin për 20 vjet tmerrohem, kur mësoj nga historia jonë se: “Më 1887, në Shqipëri kishte 3000 shkolla. Prej të cilave 1200 shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, 300 shkolla bullgare, serbe dhe vllehe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin, të cilin e vranë pas katër vitesh dhe shkollën e mbyllën…”

A nuk duket se “flladet” dinake të lehta turke pas 90-ës jane kthyer në suname përfshirëse për Kombin tim sjellë nga Sulltan Erdogani me xhonturqit shqiptarë të drejtuara nga Kokëministri me brekushe të zeza, ngjyrë ndjellakeqe dhe ogur i zi për edukimin e rinisë?

Larg duartë nga Shqipëria Sulltan Erdogani me xhonturqit shqiptarë!

9 gusht, 2019

Staten Island, New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok