Kleopatra e Epirit, motra e Lekës së Madh

0

Shkruan  Fahri Xharra

Kur i futesh historisë për ta studjuar me themel, atëherë e sheh se me cilën vello është fshehur, atëherë e kupton që interpretimet e saj janë aq të llojllojshme varësisht cilës periudhë  kohore i takojnë apo cili komb e do një ngjarje të caktuar apo një hero-legjendë e do për veti.

Këmbëngulsia të sjell fryte dhe i bie në gjurmë të vërtetës së manipuluar për intertesa të kohës . Deri vonë është menduar që Kleopatra e Egjyptit  (69 BC, Alexandria, Egypt -30 BC, Alexandria, Egypt ) është e zeshkët nga lëkura, jo pse nuk është ditur, por qëllimi ka qenë të fshehet e vërteta e saj. Ajo ishte bijë e Ptolomejve të cilët pas vdekjes së Lekës së e udhëhoqën Egjyptin. ( http://www.zemrashqiptare.net/news/50519/fahri-xharra-dinastia-e-ptolomejve-te-aleksandrise-ishte-me-origjine-nga-shqiptaret-antik.html ).

Tek e fundit, Xhuzepe Katapano  e zbuloi që andej pari flitej shqipja.

Sot , temë shumë interesante është Kleopatra  e Epirit e cila jetoi mbi 330 vjet para asaj të Egjyptit (354 BC – 308 BC) .

Kleoptara e Maqedonisë, ose Kleopatra e Epirit ishte një princeshë epirote-maqedone që më vonë arriti të bëhet edhe Mbretëreshë e Epirit. Ishte e motra e Lekës së Madh. Ajo i kishte edhe motrat Thesaloniken dhe Cynanen, dhe gjysmë vëllaun tjetër Filipin III të Maqedonisë.

Kleopatra u rrit me nënën e saj në Pella, për derisa me 338BC mbeti vetëm nga se Olimpia nga një grindje me burrin e saj Filipin II iku në Iliri.. Babai i saj e martoi në vitin 336 me mbretin e Epirit me një dasem të madhe dhe më të madhen në Egje dhe Maqedoni. Filipi i II u vra gjatë dasmes.

Gjatë martesës i linden djemt Neoptolomeu II i Epirit dhe Kadmea.

Filipi  II i Maqedonisë

Në vitin 334 burri i Kleopatres shkoi përtej Detit Adriatik në Siujdhesën e Italisë, për të luftuar kundër dy fiseve vendore Klukanianëve dhe Brutëve.Pas pushtimeve ai thuhet se u vra në vitin 331 duke e lën Kleopatren të vej dhe të birin Neoptolomeun shumë të ri për fronin mbretëror.

Me qenëse i biri ishte shumë i ri, atë herë ajo udhëhoqi me Epirin sipas ligjeve epirote (Cleopatra ruled Epirus in the meantime. It was an Epirote custom that the woman of a family became head of household when her husband died and their son(s) were too young )

Pra Kleopatra udhehoqi si kreu më lartë i fesë dhe i popullit të Mollossisë. Ishte femra e vetme që i takoi statusi i udhëheqëses për të vendosur në të gjitha.

Cleopatra u vra në vitin 308 me urdhër të Antigonit, por varrimi i saj u bë me të gjitha ceremonitë e kohes..

Fahri Xharra,09.08.19

Gjakovë

Materialin për shkrim  e nxora nga libri : Cleopatra from Charles Smith, Dictionary of Greek and Roman Biography and Mythology (1867) , libër i cili mund të shkarkohet nga.fondi i Google-it

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok