RRENA SI VIRTYT SERB E INTERES SHTETËROR I SERBISË

Nga Prend BUZHALA

Dobrica Qosiq është i njohur për idenë e tij të ndarjes së Kosovës mes Shqipërisë e Serbisë, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore… dhe këtë pikëpamje e ka përsëritur edhe më vonë… Qosiq ka mirënjohjet më të larta shtetërore e nacionale serbe, pikërisht pse ka deklaruar: “Rrena është interes i shtetit serb.”

“Rrena është pjesë e vetë qenies serbe.”

1.

Dobrica Qosiqi, shkrimtar e ideolog serb, është konsideruar dhe serbët e konsiderojnë baba i kombit serb dhe ndër shkrimtarët më të përkthyer edhe ne bote nga letërsia serbe. I njohur për platformat e zhbërjes së shqiptarëve dhe i nxitjes së luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, ai para sa dekadash pati deklaruar:

“Serbia kaherë e ka humbur Kosovën. Një ditë ne do të detyrohemi ta braktisim atë përgjithmonë. Por, me atë rast ne do ta bëjmë Kosovën tokë të djegur… Jo vetëm kaq. Shqiptarët do t’i hedhim 50 vjet mbrapa…”

“Gënjeshtra është virtyti më i lartë i popullit serb. Ne gënjejmë për të mashtruar, të ngushëllojmë një tjetër; gënjejmë nga dhembshuria, gënjejmë nga turpi, për të inkurajuar, për të fshehur mjerimin tonë, për të gënjyer për ndershmërinë. Ne gënjejmë për lirinë. Një gënjeshtër është një formë e patriotizmit serb dhe një konfirmim i inteligjencës sonë të lindur. imagjinative, shpikës ”, thoshte Dobrica Qosiç, duke përshkruar historinë, të tashmen dhe të ardhmen e politikës serbe.

2.

Kështu, gjithmonë kanë deklaruar pushtuesit në ikje. Kjo ta kujton atë deklaratën e njohur, të egër, të qeveritarëve turq që po iknin nga tokat shqiptare: “Do të na keni pas, si hije, edhe 500 vjet të tjera…”

Ende na ndjek hija serbe, për të këqijat që na i kanë shkaktuar…

Dhe çka ka demantuar koha nga këto thënie të Qosiqit, kur brenda Kosovës na janë krijuar kushedi sa Serbi te Vogla në emër të trashëgimisë kishtare?!

Kur lexojmë kaq shumë artikuj ndër ne (për racën tonë të pastër) dhe paraqitje se si ne nuk duhet të pranojmë gjithçka nga civilizimi perëndimor i ndyrë, kjo më ngjet në lëvizjen serbe që prej vitit 1924 e këndej: Kulti i Shkatërrimit, Kulti i BARBAROGJENIUT SERB për shkatërrimin e Evropës së ndyrë, për pastrimin e saj, mbasi vetëm barbarogjeniu serb mund ta bëjë këtë.

Një këso ideologjie të pastërtisë (racore) evropiane e pati nisur nazifashizmi dhe përfundoi aty ku e ka vendin, mu ashtu si përfundoi dhe lufta e tillë e Serbisë kundër të gjithë popujve nën ish Jugosllavinë…

Po sot, ne, ç’duam me teoriçka të tilla?

3.

Gjatë atyre viteve, dmth të viteve ’70, Barbarogjeniu intelektual serb e thoshte hapur, se intelektuali i tillë serb e përfaqëson popullin më të urtë, më të lashtë e më të drejtë në botë, kurse civilizimi është një pengesë dhe barrë për ta shfaqur “barbarogjeninë” e vet (një trajtë e narcizmit kolektiv). Por sipas reagimeve të një lagje intelektualësh të tjerë serbë, që kërkonin çlirim nga kjo mendësi, këta barbarogjenë narcisoidë përbënin regresin civilizues, shpirtin fisnor, primitiv, që nuk pranon masën e vlerave të huaja, evropiane, botërore… Barbarogjenia, si filozofi serbe, nisi dhe luftërat nën ish-Jugosllavi. Po kjo barbarogjeni, edhe sot, nxit sherre e konflikte, nëpërmes aleates së saj kryesore, Rusisë…Ndër të tjera, ata barbarogjenë e zhvillonin dhe Kultin e Fyerjes së kundërshtarit, pa zgjedhur fjalë e shprehje nga më barbaret.

Kjo ideologji frymëzoi edhe krajlët serbë të atyre viteve: se Serbisë nuk i duhen demokracia, as programet partiake, por udhëheqësit e fortë e të guximshëm, të cilëve u beson populli. Ata nuk duhet të besojnë në vlerat humane, as në ato demokratike apo evropiane të “Evropës kurvë” (shprehjen “Evropa kurvë” e krijuan si moto rusomëdhenjtë e shekullit XIX), por duhet të besojnë në vlerat e trimërisë tradicionale serbe. Dhe ata madhëronin traditat epike të hajdukërisë sllave (cubave trima e cubnisë), kurse paraqitjet e intelektualëve serbë kishin të bënin kryesisht me urrejtjen kundër civlizimit europerëndimor.

4.

Serbia gjithmonë ka qenë antievropiane, rrjedhimisht dhe antishqiptare…

Në mesjetë, ajo nxjerr Kodin kundër krishterimit evropian.

Kodi i Car Dushanit theksonte se “protopapët e kishave të mëdha duhet të konvertojnë latinët (arbërorët katolikë) në çdo qytet e fshat. Në rast se gjendet një klerik latin që përpiqet të konvertojë një të krishterë në besimin latin, ai do të dënohet me vdekje:…”

Herezi,për Kishën ortodokse të Car Dushanit, ishte katolicizmi, fillimisht ai arbëror e mandej ai evropian. E vërteta me Kishën ortodokse Serbe është krejt tjetër nga ai i kishave ortodokse në Greqi, Shqipëri apo Rumani. Kisha serbe shkatërroi edhe atë solidaritet e afri që kishin ritet lindore e perëndimore me njëri-tjetrin (dëshmi është riti lindor i të krishterëve arbëreshë në Itali). Këtë armiqësi ndaj Evropës e krishterimit europerëndimor e ruan edhe sot…

5.

Qosic e instaloi fashizimin e tipit të Sveti Savës dhe ultranacionalizmin përmes Memorandumit të Akademisë serbe.

Dhe, kur gjatë dy dekadave të pasluftës, ata as që i pranojnë masakrat e gjenocidin mbi Kosovën, duke gënjyer, mashtruar e folur mbarë e prapë nëpër botë, atëherë çfarë kuptimi ka dialogu me një vend që gjenocidin ndaj të tjerëve dhe mashtrimin e ka ngritur në filozofi shtetërore e kombëtare?

(Prend Buzhala, rishkrime, 2 gusht 2019)

Please follow and like us:
error

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
YouTube
YouTube
Instagram