POPULLI SHQIPTAR MBI NIVELIN E POLITIKANËVE TRUSAKATË

0

NGA KALOSH ÇELIKU

E kam thënë, herët në shkrimet e mia artistike – publicistike që në kohën e Nënës Parti me librin Trumbetat e Tellallit (1992). Libër, i cili më përcolli në një bisedë informative në polici, si “armik” i shtetit “përbashkët”. Dhe, “Kali Trojës” nëpër “Bit-Pazar”(1994).Vite më vonë, edhe me librat: Kur bërtet “Vojvoda” e thërret Partia (2008).Gjatë kohës në “pushtet” të Babës Parti, edhe me librat publicistik: Xhadia(2011), Rrufjani(2012), Lavdi “heronjëve” të Xhadisë (2015), “PYKË shelgu (2017) dhe “Kali Shemës” pas porte (2019).

Fundekrye, si lexuesë besnik e keni edhe në Libra publicistik ecjen politike shqiptare gjatë këtyre viteve “demokratike” mes faqeve: nëpër librari, në shtëpi e bibliotekë. Gjithë ecjen e politikës shqiptare “madhore” për Liri dhe shtet të “përbashkët” në rolin e argatit me “pushtet” e pa pushtet, në prehërin e Njerkës Xhadi.

Politikanët, nëse nuk lexojnë libra, turren pas “pushtetit” dhe pasurisë materiale personale, familjare e partiake, dhe e kalojnë ditënatën me dreka dhe darka “festive”, së paku le t’i lexojnë “analistët” e tyre trusakatë të arratisur nëpër institucione shtetërore me paga mujore e pa asnjë ditë pune. Përditë, duke i ndërruar “burrat” në Shtëpinë Publike, dhe mos të na i shurdhojnë Sot veshët për “shpëtim” me “analizat” e tyre të vonuara politike – teknefese.

Nuk ka problem, është dukuri e natyrës tyre “strategjike” – politike. Popullit Shqiptar, megjithatë ende lexon libra: Dhe, e kalon ende Natën e Madhe, Ditën Historike në bibliotekë. Nën jastëk, nën krye, shtrat mbi kokë, e zë gjumi dhe zgjohet me armën historike dhe librin nën jastëk. Nuk e kam fjalën këtu për “Turqit” e Shkupit e as për “serbët” e Kumanovës. Moti kohë, e kam thënë këtë dukuri “shqiptare”, edhe e përsëris si “tradhëti” politike nëpër shkrimet e mia publicistike e libra, se: Populli Shqiptar, është mbi nivelin e politikanëve trusakatë. Mos e them, edhe të “analistëve” të tyre politik me këmbët dhe trutë në legen.

Nëse, i ka pi Kalosh Çeliku si shkrimtar, Dy shtambat me verë të Mikes, populli shqiptar nuk ka pi raki rrushi “hallall”, nën Rrap!. Është mysliman me “Din e Iman”. Popull liridashës me tri-katër fe historike. Nateditë i lutet Zotit në kishë dhe xhami. Dje, “turk ehamdurila”, sot shqiptar kryengritës. Veprim politik, që e ka dëshmuar kjo kope e deleve të nënkryeme nga sistemi komunist: nëse, një dele kërcen në hurdhë, gjithë delet njëra pas tjetrës bythekrye përfundojnë në hurdhë. Hap, që është dëshmuar pas lufte në Kosovë (1999), edhe në IRJ të Maqedonisë (2001). Dëshmi, që koha i ka rënë vulë mu në ballë: në Shqipëri, Kosovë, dhe Shtetin e “përbashkët” Maqedonia e Veriut e Mal i Zi. Koha është, shqiptarët kësaj radhe bythekrye nuk duhet të kërcejmë në hurdhë si dele të nënkryeme.

Imzot, a nuk e shihni, se: gjatë gjithë këtyre viteve partitë tona politike shqiptare bëjnë luftë për “pushtet” dhe pasuri personale ende pa Shtet Shqiptar, dhe jo për zgjidhjen e Çështjes Shqiptare. E shalojnë “Kalin e  Shemës” (Gjokun pullali) me një këmbë të thyer nëpër “Bit-Pazar”, mu si dje në kohën e Harushës Malit në stadiumin e Tetovës. Vit për vit të na pjellin nga një viç të palëpi politik, dje në grazhd të “Kalit Trojës”, sot në Çajtoren e “Kalit Shemës” me “besë” e pa besë, edhe na i lënë pasmenate kopilat pas porte. Edhe kush, politikanët e partive me “Besë”, me këmbët dhe trutë nateditë në legen. Krah për krahu me “analistët” e sotshëm, që i ndërrojnë burrat e partive politike në pushtet. Ish funksionerë të tyre me poste politike: ministra, Zv/ ministra, deputetë, drejtorë, zv/ drejtorë e plot poste të tjera partiake. Gjithë jetën e tyre me poste politike duke i ndërruar burrat përnatë në Shtëpinë Publike. E dalldisin Popullin Shqiptar, që është mbi nivelin e tyre politik, e thirrin për çdo katër vjet për të hedhur vota si gjoja popull i nënkryem në kutitë zgjedhore, që të vijnë në pushtet burrat e majdanit me “fe e besë për atdhe”?!. Edhe, ku në një Parti Neokomuniste me “besë”, që gjithë jetën i ka shtypur ditën me çekiç rusi dhe i ka korrë natën me drapër serbi.

Sotpërsot, ende kopilat i kemi lyrekë pas dere. Vaji, u shkon për qielli për sisë Njerke të Baba Dovletit, ose Krajlit Serbit! Rrezik, është që nesër do të na hyjnë me gjithë djepa e vajtime qyqeje edhe në Shtëpi. Skënderbeun duke e shpallur si “tradhtar” të na e heqin nga Sheshi i Shkupit. Punemadhe, që ne tashti si shqiptarë ia ndërruam pusinë: E kishim me fytyrën dhe dorën lartë matanë Vardarit (Shqipëria). Tashti, me gjithë kalë politikanët tanë trusakatë e kthyen nga Lindja: Bullgaria dhe Rusia. Aleksandrin e Madh, në Sheshin “Makedonija”, Filipin e Maqedonisë dhe Olimbinë me fëmijë në bark, gji e prehër në breg të Vardarit e lanë vetëm mbi kalë me shalë. Në vend të Alaksandrit Madh të Maqedonisë, moti përpiqen të ngrejnë endrrën e tyre neokomuniste, në Shkupin shqiptar: Shokun Tito mbi kali të bardhë me shalë. Politikë turko-jugosllave teknefese, që me shekuj na ngatërrohet dhe e kemi ende nëpër këmbë e mbi kokë.

Nuk është e rastësishme edhe “fitorja” e Partive Politike Shqiptare me “Besë”?! Herë pas here e kam përsëritur nëpër shkrimet e mia publicistike, edhe në këtë shkrim, se: në politikë nuk ka besë. Edhe, shqiptarët këtë Pykë shelgu, duhet ta kenë të qartë si ide pushtuese politike turko-serbe me “besë”. Ose, siç thotë ideologu i tyre politik i shëtitur me poste politike në të gjitha sistmet shtetërore komuniste dhe partitë politike, se: më shumë e do mëmëdheun sesa, Atdheun?! Punë tjetër është ajo, se këto kalorës të arratisur livadheve me sanço pançot e tyre shqiptarë përmbrapa hipur mbi gomarë, sot po na e përdhosin edhe Besën Shqiptare. E kanë harruar çutekun e paparë deri më sot nga Neokomunisti, kur me gishtin e madh të dorës ua bëri teposhtë, në mes të Gostivarit), i përshëndeti për “politikë madhore” të “vëllazërim-bashkimit”. Tashti, siç duket i ka marrë malli dhe qajnë edhe për një çotek tjetër pak më të “butë” me hu gardhi, mbi atë nivel “dashurie të vëllazërim-bashkimit”, që t’u dalë gjumi shekullor.

Përmekeq, herë pas here: kur, kam kohë i përcjell edhe debatet e tyre para kamerave televizive. Zërin “kryengritës” të “analistëve” tyre në gazeta dhe portale elektronike të pvarura të shitur një torbë taxhi, ose një asht të hudhur në rrugë. Faj nuk kam unë si shkrimtar, janë ushqim i shkrimeve dhe librave të mi publicistikë. Shkaku, se: moti kohë nuk e përcjell punën e Parlamentit, selfiet e tyre në Facebook. Ndoshta, që nga koha e Xhaxhit kuqezi kur e nxorri para syve të deputetëve në Parlament: Flamurin shqiptar kuqezi me shqiponjën dykrenare. Edhe, u tha para kamerave televizive: mos u trembëni se, nuk ju hanë ky flamur! Përkundër, asaj thënie historike të Xhaxhit Kuqezi Dje, unë Sot kam frikë, se: Nesër do t’i hajë ai flamur.

Dhe, ditën e nesërme “festive”, shqiptarët kanë hëngër aq çutek në Gostivar, sa që besoj, se: Dje, nuk e kanë hëngër nga serbët, turqit, bullgarët e as nga gjermanët dhe italjanët. Ende nuk e kanë harruar edhe sot e kësaj dite atë dhuratë historike të “vëllezërve” Xhadisë, të cilëve sot ia kanë dhënë vullnetarishtë votën “demokratike” – Çutekut të Njerkës?!. Ose, parashikimet politike të atij deputetit “maqedonas” “Vrapçeto” (Harabeli).

Fatkeqësisht, partitë politike shqiptare ende merren me njëra-tjetrën si armike politike, luftë bëjnë për “pushtet” pa Shtet Shqiptar. Edhe, atë: për Shtet të “përbashkët”, argatë duke u shtyrë me bërryla, dhe vra vëllai – vëllanë për poste politike dhe pasuri personale në shtetin e “përbashkët”. I gëzohen “fitores” të Xhadisë me ferexhenë hedhur krahëve. E, kurrë nuk merren me problemin kancerioz politik në shtetin e “përbashkët” korrupsionin, që falë politikës tyre “madhore” gjatë këtyre viteve u ka rënë mbi kokë si tokmak vathe. Kohë, kur në skenën politike paraqiten parti të reja politike shqiptare. Rilindasët, asaj kohe shterpë i kanë thënë: Kohë e “Bashi buzukëve”. Pjella mushke të partive Djeshme politike turko-sllave me kalorës të arratisur, gjoja si parti Politike Shqiptare, që i pollën në grazhd të “Kalit Shemës”, ku ta dimë ne me cilin mëzat të tredhur Katundi. Dhe, u dhanë gji në këto Troje shqiptare: ministrave, deputetëve, drejtorëve e partizanëve të tjerë politik, që i rriti dhe i kulloti nëpër Livadhe Lopa e Katundit, u dha sisë e poste politike. Shembull konkret: Deputetin historik të Nënës Parti, që gjatë sistemit komunist vite me radhë u shpërblye për merita të “vëllazërim-bashkimit” me postin e drejtorit të një shkolle të mesme, gjatë “ndryshimeve denokretike” me deputet i popullit, e sot hiqet pa marre si “analistë” politik (këshilltar i “Shpëtimtarit”) të shqiptarëve para kamerave televizive. “Deputetit” të popullit, që si anëtar komisioni nga Parlamenti “maqedonas”, ende nuk e zbardhi Rastin e Ngjarjeve të “Bit-Pazarit”. Edhe, sot pavetëdije si gjeli mbi plehëra, kakarisë, se: Nëna e tyre paska qenë kurvë politike komuniste.

Nateditë flasin e shkruajnë marrëzira: Njëri më i zëshmi i Partisë Politike me “Besë”, flet jerm: “O e rrënojmë enverizmin, o e vazhdojmë fatkeqësinë. Unë jam shumë i bindur, se: Shqiptarët e Shtetit “përbashkët”, nuk janë më të verbër dhe nuk janë më të shurdhër, e dinë saktë se çfarë është duke ndodhur dhe e dinë saktë se ku është Atdheu i tyre.” Ndërhyj unë si autor i këtij shkrimi punlicistik për Nesër me një porosi antologjike të popullit shqiptar: “Kadal bek, se ka hendek”! Mendoni se, i kemi harruar protestat e juaja “paqësore” me flamuj turko–arab e simbole terroriste në mes të Shkupit, që sot t’ua japim votën e popullit shqiptar?! Kurrë!

Edhe, jua dhamë me të dyja duart. Ditën e sotshme kur jemi në rrezik si popull shqiptar, kush erdhën në pushtet (?!): “Turqit” e Shkupit. Megjithatë, populli shqiptar, është popull kryengritës! Luftë me shekuj ka bërë për Mëmëdheun, edhe Atdheun. Cili, është atdheu juaj si politikanë me “Din e Iman” për Ditën e Nesërme, ose mëmëdheu?! Turqia, apo Arabia?! Jerm, përsëri vazhdon kandidati i ardhshëm për deputet (ndoshta sot ende është deputet në Kuvend) e ka votuar populli “shqiptar”. Andaj, mos harroni se “fitorja” e të dielës ka vetëm një numër, thotë deputeti i popullit “shqiptar” gojën plot demagogji politike-fetare.

Mirë, i përgjigjem unë, si autor i këtij shkrimi publicistik profetik: ti, nëse ke fuqi politike popullore, rrënoje titizmin (neokomunizmin), që të është ulur këmbëkryq me vite para dere! Enverizmin ka kush e rrënon në Shqipëri e Kosovë: Burra e trima me aftësi shkencore edhe politike mbi nivelin tënd “arsimor, shkencor e politik. Ty dhe sojin tënd me poste politike e tituj “shkencor”, nuk u polli enverizmi, por titizmi (sistemi komunist) duke u shëtitur me vende pune nëpër kabinete, biblioteka e gjoja instutucione shqiptare me nga dy-tri vende pune. Kohë kjo, kur sot populli shqiptar nuk e ka as bukën e gojës. Edhe, ju do t’i prini popullit shqiptar për “ndryshime politike”?! Kurrën e kurrës!

Tjetri “politikan”, përgjumshëm shkon edhe më larg si kryetar i një Partie Politike “Shqiptare”. Gazetar sot, edhe “analist” politik, që më së shumti çirret duke e ngritur zërin si trim pas lufte, gjatë gjithë kohës të emisionit e sjell lëmsh me provokime politike gazetareske, e ai asesi të dalë në rrugë, i thotë popullit shqiptar: “politikën e tij madhore”. Arsyen, dhe qëllimet e tyre si parti politike për “ndryshime” qeveritare. I treti e arrin kulminacionin në politikën “madhore” shqiptare para kamerave televizive, e thirr popullin shqiptar t’ia jap votën demokratike, se: ai, nëse vjen në “pushtet” do të kërkojë postin e zëvendës krymenistrit dhe do ta “ndërrojë himnin e flamurit maqedonas”. Pyes, unë si shkrimtar: pse ky “politikan”, nuk e synon postin e kryeministrit?! Ose, Kryetarit të Shtetit të “përbashkët”?! Edhe, korri “fitore” si lider i një Partie Politike Shqiptare. Historia t’i shkojë përmbrapa si Ismail Qemalit, së paku me atë “ezanin” e tij në minare para disa viteve gjatë zgjedhjeve parlamentare: “Allahu Akber”. Partisë politike të “turqëve” të Shkupit për “ndryshime” politike, që sot gëzuan edhe “fitore”, falë “analistëve” politik me këmbët dhe trutë në legen?!

Kopilat tjerë me nënën shqiptare e me babanë (Tatkoto), që i polli Xhadia, u dha gji Rrospia dhe i rriti “burra mejdani” Njerka me poste politike në Qeveri: ministra, deputetë të popullit, drejtorë,  Zv/ drejetorë e “analistë” politik me lloj-lloj profesionesh partiake e shtetërore e tituj shkencor nëpër universitete. Rrufjanë, hoxhallarë e shkrimtarë partiak, që sot u ka dalë gjumi, e ngrejnë zërin për “ndryshime” politike. Fajin, duhet kërkuar te vetëvetja si parti Politike Shqiptare, ju i rritët këto këlyshë politik me bishtin mbi shpinë, që sot ndërsehen pas popullit shqiptar. Edhe, kësaj radhe në këto zgjedhje të parakohshme, nuk ka fituar Njerka, por  Xhadia.

E pabesueshme deri më sot, me këto kopila neokomunistë të “vëllazërim-bashkimit, që i pollët ju si parti politike shqiptare, krah për krahu me partitë politike “maqedonase”, dhe vite me radhë i ngatërroheni popullit shqiptar nëpër këmbë. “Patriotë shqiptar me Fe e Atdhe”, të cilët ia latë kopilat pasmesnate popullit shqiptar lyrekët pas porte, nuk bëhen dot ndryshime politike në shtetin e “përbashkët” jugosllav, e as nuk zgjidhet Çështja Shqiptare, në Ballkan…

Dëshmi historike, të cilën e mbyllim disi para syve të botës me këto zgjedhje të parakohëshme të jashtëzakonshme, se: pa regjistrimin e popullatës shqiptare në Shtetin e “përbashkët”, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Edhe, në fund: Erdhëm tek ajo thënja antologjike – historike e Popullit Shqiptar nëpër shkrimet e mia publicistike dhe  nëpër libra: “kadalë bek, se ka hendek”!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok