16/04/2024

Marko Kepi hapi fushaten elektorale për në Asamblenë e New York-ut

0

Nga Keze Kozeta Zylo

Staten Island një ishull plot diell dhe ujë të bekuar mirëpriti komunitetin shqiptaro amerikan në fushatën elektorale për Marko Kepin lider plot perspektivë në politikën amerikane.

Qindra shqiptarë u mblodhën në sheshin përballë farmacisë “Alba Rex” një sukses tjetër i një shqiptari, pronë e njëshqiptaro amerikani Dr.Pharmacist Erald Zylaj.

Kjo ditë ishte një festë e bukur për Diasporën shqiptaro amerikane ngase një bir i denjë i tyre hidhte kandidaturën si asambleist i shteti të Nju Jorkut. Një bir tjetër, krenari kombëtare, shqiptaro amerikan kishte fituar më parë këte vend në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut z.Mark Gjonaj.

Moderatorja e kësaj fushate ishte gazetarja Kozeta Turishta, e cila drejtoi me elekuencë dhe plot profesionalizëm.

Në këtë dite përshëndetën dhe suportuan kandidaturën e z.Marko Kepi si: ish kongresisti amerikan arbëreshi Joe Di Guardi, ish kongresisti amerikan Mikhael Grim si dhe Ambasadori William Walker.

Në këtë ditë të fushatës elektorale argëtuan artistë të komunitetit, si Haxhi Maqellara, Frederik Ndoci, Gezim Nika, Alma Velaj dhe Deshira Ahmeti Kërliu.

Marko Kepi ka udhë të gjatë ndonëse herë të bukur dhe herë të vështirë, por jam e sigurtë se do të arrij në Parlamentin e Nju Jurkut në Albany. Ai ështe nje lider i shkëlqyer, me plot energji dhe dinjitet, kulturë, pune te jashtëzakonshme për Diasporën dhe Amerikën, ai ka dhënë prova me plot sukses, prova që votuesit do t’i japin votën e padiskutueshme birit të denjë të tyre.

Fitorja e Marko Kepit do të jetë një sfidë për greko-amerikanen Nicole Malliotakis e cila deri tani është në vendin e asambleistes në shtetin e Nju Jorkut.

Shume urime MARKO KEPI!

(Së shpejti TV “Alba Life” me producent Qemal Zylo dhe kameraman Elton dhe Arta Xhaferri do të sjellë kronikën e përgatitur enkas për këtë ditë të shënuar shqiptare.)

29 shtator, 2019

Staten Island, New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok