POEZI NË GJUHËN ARBËRORE PËR SKËNDERBEUN NË PADOVA

0

Nga Ilia Stavri Karanxha

Në veprat    Icones diversorum…(Portrete të ndryshme) 1591 apo  Vitae et icones sultanorum…(Jetët dhe portrete e sulltanësh..) (1596) të  Jean Jacques Boissard ne kemi mundësi të njihemi me disa personalitete të shquara të cilët në një mënyrë ose në një  tjetër kishin pasur të bënin me Skënderbeun.   Sidoqoftë para se të flasim për njërin prej tyre   del nevoja që të njihemi sadopak  me autorin e  veprave të mësiperme.

Jeta dhe vepra e Jean Jacques Boissard (1528 – 1602) ka tërhequr vemëndjen e shumë studjuesve për veprimtarinë e tij si poet, antikuar, dizenjator dhe historian francez.  Ai lindi  në Besançon dhe ishte fëmija i parë i Thiébaud Boissard dhe Jeanne Babet.

Qysh në  moshën nëntë vjeçare Bossiard, së bashku me xhaxhanë e tij,  e la  Besançon e për një farë kohe u vendos në qytetet të ndryshme si në Strasburg, Heidelberg, Cologne dhe Louvain. Në Louvain filloj studimet në një shkkollë  klerikale por mësuesi i tij  kishte qëne shumë i ashpër dhe Jean Jaques u largua fshehur në Prusi. Fillimisht u vendos  në Frankfurt e më pas në Wittenberg ku  dëgjoi leksione nga teologu luteran Philip Malanchthon(1497-1560) dhe Windenscheim.  Për  periudha të shkurtra kohe qëndron  edhe  në Nuremberg  dhe Igolstadt ku  merr kontakte  me  personalitete të shquara të kohës.

Më 1555 Boissard  ndërmer  udhëtimin e parë  nëpër  Itali ku në  Romë pati mundësi të gjejë punë  në pregatitjen e një librit  udhërrëfyes të qytetit në bazë të vizatimeve arkeollogjike që kishte pregatitur më parë por edhe në sajë të përkrahjes nga  kardinali Carlo Caraffa (1515-1561) i cili  do të finaconte më tej dëshirat e tij për udhëtime dhe eksplorime në vendet e Lindjes.  Sirija kishte qenë ëndra e tij e vjeter por u sëmur  dhe u detyrua të qëndronte ne  Peloponez  ku u strehua në një manastir në Modon (Methoni).  Mbasi u shërua  më 1559 u kthye në Romë që të takonte kardinalin Caraffa mirëpo ky i fundit pas vdekjes të papa  Palit IV kishte humbur pozitat e tij të dikurshme dhe u dënua me vdekje nga papa i ri  Piu IV për abuzime, imoralitet dhe korupsion. Kështu  Boisard u detyrua të  kthehej  në atdhe pas një mungese prej 22 vjet.  Megjithëse ai   kishte qëndruar për një kohë të gjatë në Romë  e ne qytetet të tjara të Italisë nën influencën e fortë të kishës katolike ai prapë se prapë  ishte  e mbeti një përkrahës i Reformës kishtar.

Mbasi qëndroj për disa vjet në Metz,  qëndër peshkopale e Lorraine,  u shqua  si një  përkrahës i zellshem i protestanizmit ne krye të së cilëve qëndronte kalvinisti Calaude Antoine de Vienne baron, i Clervant.  Boissard me rekomandim të posaçëm u bë kujdestar i djalit të madh François të  Calaude Antoine.

Në  vitet 1575-76 ai ndërmer një udhëtim të dytë në Itali së bashku me   djaloshin François e qëndron  në Padova.  Universiteti i Padovës  në këtë kohë  gëlonte nga sudentë prej të  gjitha vendeve të Evropës e në mënyrë të veçantë me Protestantë  nga Gjermania e vende të tjera. Aty Boissard  u bashkua me një  rreth poetesh të rinj  nga e gjthë Europa ku takoj mes të tjerëve edhe  Lentulus Ventidius një jurist nga Nocera (Salerno) i cili  kishte krijuar një koleksion  portretesh të njërzve të famshëm.  Këtë fakt na e referon vetë Boissard në hryja dedikatore e veprës së tij Icones diversorum…1591 (p. 3-4) ku  flet për   200 portrete.  Lentulus i kërkoj Boissardit që tu shtonte portreteteve të tij  nga një  distik (dyvargjesh) në latinisht (distico elegiaco) detyrë të cilën ai e mori përsipër që ta kryente.  Ndërkohë më  1575  në Padova ra një epidemi kolere. Shumë nga miqtë e tij të klubit të poetëve vdiqën. Vdiq edhe Lentulus dhe Boissard  i mbeten në dorë koleksioni i portretetve të  mikut të tij.

Epidemia e koleres i bëri një  përshtypje të madhe Boissardit i cili nuk do haronte  t’i rikujtonte miqtë e tij në veprat që do të publikonte më vonë aq më tepër që ai kishte edhe një farë detyrimi moral meqenëse atij i mbeti në dorë koleksioni  i mbledhur nga Lentulus të cilit  i dedikoj  gjithashtu dizenjo simbolike në vepra Emblematum liber që u botua më 1588 dhe më 1593.  Ka qënë  pikërishrt  koleksioni i portreteve  që kishte mbledhur Lentulus  të cilin  Boissardit e përdori   si bazë për botimin e një sëre veprash që do realizonte duke nisur nga viti 1584  nën titullin Icones varies.. ku pjesa më e madhe e personave të portretizuar në botimet e para i takonte vendeve të Lindjes. Vepra    Icones diversorum hominum – u publikua për herë të parë më 1584. Ky erdicon   rezulton sot shumë i rallë por ribotimi i saj u bë në  vitin 1591 dhe  përmban në total  53 portrete prej të cilave 26 janë burra dhe 27 gra. Çdo portret është paraqitur në formën e medalionit diametri të cilave lëkundet nga  85 deri  në 90 mm .  Grafist ka qënë  Theodhor  de Brey.  Ato janë vendosur gjithmonë në faqen recto të veprës që ka përmasa 118 x135 mm ndërsa pllakat e bakrit  (matrica) brenda të cilës është realizuar portreti ka përmasat  95×116 mm. Të gjitha portretet  paraprihen  me nga  një jetëshkrim i   shkurtër në latinisht.   Vepra u publikua në Francë dhe  i është  dedikuar  baronit   Marco Claudi.   Biblioteka  Kombëtare Qëndrore e Firenzes (BNCF)   ruan  dy ekzemplarë  nga  edicionini i  viti 1591   (BNCF: Palat 3.2.2.21 dhe  MAGL.12.3.174) por ndërkohë vepra mund të konsultohet edhe në internet në adresen e më poshtme :

https://bildsuche.digitale-sammlungen.de/index.html?c=viewer&bandnummer=bsb00026037&pimage=24&v=100&nav=&l=it

Disa prej  personave të paraqitur aty  në një mënyrë apo në një tjeter ishin të lidhur me ngjarjet e ndodhura në Arberi dhe në Epir në kohën e Skënderbeut ose më vonë. Për këta persona, ashtu si për të gjithë personat e tjerë,   Boissard  hartovi  edhe nga një jetëshkrim të shkurtër.  Tek vepra  Icones diversorum… e cila fillon pikërisht me portretin dhe një jetëshkrim për Skënderbeunmësojmë edhe për figura të  tjera  që i intresojnë shkencës albanollogjike. Këta janë   Fedrus Hilas (Phaedrvs Hylas), Faleria  (Phaleria), Vasilius Timites (Basilivs Timites), Fedria  (Phaedria), Filus Muzachus (Philus Musachus) dhe Vasilius Karondas (Basilivs Charondas)  ndësa tek vepra tjetër  Vitae et icones sultanorum.. do takojmë përsëri Skënderbeun por për herë të parë edhe gruan e Skënderbeut (Donice Scanderbegi Vxor), Hamza Kastriotin të  birin e  Reposhit (Ameses Castriota Reposiae F.(ilivs), Muzaka Golemi i Dibrës (Mosachvs Golemivs Diber) (Shih: I.Karanxha: Barleti apo Beçikemi…2010, pp 194-200).

Veç veprave që përmëndëm  Boissard  la nga prapa edhe  një sërë veprash të tjera që  u mirëpritën dhe u vleresuan nga publiku i asaj kohe.   Boissard vdiq në tetor të vitit 1602 dhe u varos me nderime si një martir i fesë meqënëse kishte qënë një përkrahës i zjarrtë i Reformës kishtare.

Mes personaliteteve të shquara që përmëndem më sipër një rëndesi të veçantë për shkencën albanollogjike paraqet  arbëreshi nga Epiri  Vasilius Karondas (Basilivs Charondas),  një  nga pjestarët e klubit të poetëve në Padova,  të cilin Boissard pati rastin më 1575 ta njihte personalish.   Në lidhje me këtë poet të talentuar  Boissard do të  shkruante  :

Vasilio Karonda, nga Larissa, epirot. Burrë me gjykim teper të reptë,  i famshëm mes të njohurve të tij  si në kohë paqe po ashtu edhe në kohë lufte. Jashtzakonisht ekspert në Latinishten, por i madhërishëm në Greqishten , i apasionuar dhe i dalldisur pas poezisë, edhe pse nuk e di se nga cila lloj e poezisë greke ka qënë frymëzuar.  Thurte vetëm vargje dashurije, si në greqisht edhe në gjuhën e vendlindjes (quedam lingua patria) , vargje që këndoheshin nga ushtarët (stradiotët- I.K.) arbër, mbi lëvdatat e të famshmit udhëheqes të Albanisë, mbi bëmat e të shquarit   Gjergj Kastriota, që në gjuhën Turke e quanin  Skënderbeg. Jetovi në Padova në vitin 1575.

Mua (d.m.th. Boissardit – ) mi jepte ti rishikonja poemat e tij, megjithëse në në të vërtete ishte (burrë) me kulturë  të madhe, megjithëkëtë mua më dukej që tejkalonte të gjithë në Padova,  që studionin Letëresi në kohën time,  për shdervjelltësinë e thurjes të vargjeve.  I prirur në një zakon  për tu afruar me Gallët (francezët), mbasi admironte dhe lavdëronte zakonet e shfrenura dhe aftësitë për të folur lirisht që as Greket as Italianët  nuk janë në gjëndje t’i imitojnë në mënyrë të përshtatshme pa rënë në grackën e dyshimeve të mashtrimit.

Portret i Vasilio Karondas (?- 1575)

Teksti i mësipërm është mjaft i qartë. Kishin kaluar vetëm dy dekada  pas Mesharit të Gjon Buzukut e studenti  arbëresh Karonda nga  qyteti i shquar  Larissa, që përmëndet  edhe nga Homeri në Iliada,  në mezin e shkullit të XVI  edhe pse ishte  i shquar në gjuhën latine dhe i madhërishëm në  gjuhën greke  nuk injoron as gjuhën e  vendlindjes  që ishte shqipja. Stradiotët shqiptarë  në Venedik i këndonin  plot zell poezitë e tij mbi Skënderbeun.  Fatkeqesisht jeta e këtij humanisti  të talentuar u ndërpre në moshë të re  për shkak të epidemisë së koleres.

(Nxjerë nga vepra në dorëshkrim : “Ikonografia kastriotiane” )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok