Rrugë të mbarë shkollës shqipe në Madrid!

Nga Entela Binjaku

Shpesh herë nën zë apo edhe mes njeri-tjetrit jemi shprehur të keqardhur dhe pezmatuar se gjuhën shqipe të vegjlit e lindur apo rritur jashtë Shqipërisë nuk e njohin, ose e kuptojnë por nuk e flasin, për të shkruar as nuk shpresojmë e kështu me radhë.

Për këtë herë shkakun e kemi gjetur tek asimilimi i shqiptarëve në përpjekje të shumëdëshiruar për integrim, herë tek prindërit që vështirësitë që kishin hasur vetë në mësimin e gjuhës së huaj  apo të vendit pritës nuk i dëshironin edhe për fëmijët e tyre.  Për këtë arsye gjuha shqipe ishte përjashtuar apo praktikohej çdo herë e më pak, herë për shkak se nënat shqiptare në dallim nga nënat e kombësive të tjera nuk u flisnin të vegjëëve në gjuhën e tyre, dhe shqipja po mbetej gjithmonë e më shumë në harresë. Jo pak herë kjo ndodhte edhe sepse më mirë të mos e dinë se nuk je shqiptar për aq kohë sa nuk “duhet të dukesh si shqiptar” e si për të mos mjaftuar të gjitha këto sidomos kur  “ombrellë mbi kokë nuk ke” sepse shteti yt është gjithmonë i zënë me punë të tjera, ja ku vjen edhe një lajm  i mirë nga Madridi.

Me nismën e  Organizatës Jo Fitimprurëse  te rregjistruar në Spanje: Albaneses en España Hapet në Madrid Shkolla e parë Shqipe.

Këtë lajm të bukur faqja zyrtare “Shqiptarët në Spanjë” e ka ndarë dhe me miqtë e tyre në median sociale.

Ja si shkruhet në njoftimin e nismëtarëve të kësaj shkolle:

“Sot ishte një ditë e veçantë për shqiptarët në Spanjë!

Më 24 Nëntor të vitit 2019 u çel për herë të parë në Spanjë Mësonjëtorja Shqipe. Per ne është një ditë historike dhe një ngjarje e shumëpritur nga të gjith. Tashmë fëmijët në Madrid, dhe shpresojmë edhe më tej, do të kenë nje kënd ku te flasin dhe te luajne me njeri-tjetrin ne Shqip. Në këtë ditë të parë patën mundësi të vijnë familje nga të gjitha trevat shqipfolese, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. U emocionuam kur morëm vesh që kishte familje që kishin ardhur nga skajet me të largëta të Spanjës vetëm e vetëm per te mos humbur këtë ditë të veçantë. Falenderojme shume mesuese Flora Andona Sallabanda për emocionet që na percolli sot. Falënderojmë Ambasadën e Shqipërisë në Madrid dhe Ambasadorin Gazmend Barbullushin për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe institucionale.

Patjetër edhe anëtarët e Shoqatës së shqiptarëve në Spanjë, Altin Hysenaj, Eridona Brahaj dhe Edland Graci. Aktivitete të tilla paçim ngahera”!

Në këtë shkollë si fillim mësimi do të bëhet njëherë në javë. Si fillim në dispozicion të fëmijëve do te jetë 1 mësuese dhe staf mbështetës.

Shkolla do të ketë mbi 20 nxënës dhe mjaft të tjerë pritet tu bashkohen këtyre dallëndysheve të para të mësimit të gjuhës mëmë.

Please follow and like us:
error

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
YouTube
YouTube
Instagram