KOMANDANTI I DERVENIT TË SHKUPIT ME VULLNETARË QË I GOZHDOI MBI TRE MUAJ FORCAT PARTIZANE TE GURRI I SHPUAR PËRGJATË LUMIT ILIRIDA

MONOGRAFI KUSHTUAR KOMANDANTITT TË FORCAVE VULLNETARE SHQIPTARE: MEMDALI KAPEDAN-ÇAJLJANA

Nga Prof. dr. Vebi Xhemaili

Partizanët jugosllav të Titos, assesi të depërtonin në zonën e lirë shqiptare-përgjatë rrjedhës të lumit Ilirida.

Kush është komandanti i heshtur Mememdali Osman-Çajljani nga Derveni i Shkupit. Ky ishte gjithmonë me figurat më të shquara të kombit që e vazhduan mbrojtjen kundër sulmeve bullgare në kufi kundër ushtrisë bullgare dhe xhandarmërisë bullgare e cila sillej shumë keq jo vetëm në kufij duke sulmuar shpeshherë fshatarë të pafajshëm. Ky gjatë kohës së Shqipërisë së Bashkuar ka veprua si vullnetarë në shumë anë të Shqipërisë.

Pse u dënua në fillim nga pushteti komunist me burgim të përjetshëm. Më vonë pushteti popullor e dënoi me 20 vjet burg të rëndë. Pse heshtën shqiptarët dhe nuk e mbrojtën kurrë veprën e tij të drejt nacionale, për mbrojtjen e popullit të vet. Ky i ka mbrojtur jo vetëm shqiptarët por edhe të tjerët që kanë jetuar në krahinën e Dervenit, nga plaçkitjet bullgare, pasi nga viti 1941 në këto anë deri në Grupçin sundonte regjimi i egër bullgar. Shtrohet pyetja, Pse, popullata maqedonase i doli e para në mbrojtje si njeri i drejtë dhe mbrojtës i të gjithëve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike dhe fetare. Ky gjithmonë kërkonte mos të preket askush nga popullata civile, kërkonte që të ruhet pasuria e tyre, pa marrë parasysh përkatësinë etnike. Ky në luftë ishte i Pari, në paq shumë i drejtë, për të gjithë, pa marrë parasysh cilit besim i takonte. Si i shpëtoi një numër të madh të burgosur maqedonas në një xhami, nga vrasja e sigurt.

Ky atdhetar mori pjesë në mbrojtje të Pogradecit nga sulmi që i bëri ushtria bullgare për ta pushtuar. Në këtë betejë kundër bullgarëve dolën fituese forcat e shtetit shqiptarë në mbrojtje të Pogradecit dhe i hodhën forcat bullgare deri në Ohër. Për fat të keq, në këtë situatë lufte forcat partizane në vend që ti ndihmonin shqiptarët ata kaluan nga forcat fashiste bullgare dhe i sulmuan forcat e shtetit shqiptar. Mehmet Shehu sulmoi prapa shpine Batalionin “Luboten” dhe e shpartalloi, një pjesë të batalionit e liroi që të kthehen në Kërçovë ku e kishin shtabin e tyre në krye me Gajur Derrallën. Këta pas kësaj humbje u kthehen në Tetovë, në këtë betejë pati disa të vrarë nga Gostivari dhe Tetova me rrethinë.

Memedali Jashari arriti ti shpëtonte kërkesës së Mehemed Shehut që të dorëzohet, ky me disa shokë nga Derveni kalon në Elbasan, pastaj shkojnë në Tiranë dhe pas një kohe nga Prizreni kthehen në Tetovë. Këtu takohet përsëri me eprorët e Batalionit “Luboten”, të Gajur Derrallës. Me dy vëllezërit që më vonë doo të marrin pjesë aktive në betejat e Treskës-Ilirida, Emin dhe Nevzat Roshi. Në këtë njësit kanë qenë shumë luftëtarë të Dervenit. Sipas dëshmive që na jep Hasan Shishova, kapter i njësitit “Lluboten”.

Gajur Derralla u kritikua ashpër nga Tirana pas kësaj humbje në Pogradec, ai dha dorëheqje nga ky njësit i rregullt ushtarak që vepronte në Tetovë për të ruajtur kufirin dhe qetësinë në krahinat shqiptare, në veçanti kufiri me Bullgarinë pasi shpesh kishte incidente nga pala bullgare.

Në këtë kohë forcat nacionaliste që ishin në pushtet kërkonin me çdo kusht që të ruhet kufiri i Shqipërisë së Bashkuar të shpallur me 12 gusht 1941. Ata kërkonin vullnetarë për të krijuar njësite të forta vullnetare për të mbrojtur kufirin dhe për të luftuar edhe njësitet partizane që kishin filluar të paraqiten në prag të kapitullimit të Italisë, edhe në territorin midis: Mavrovës, Kërçovës dhe krahinën e Dibrës.

Udhëheqësit e shtetit shqiptar dhe ideologët e saj, në veçanti shqiptarët e Maqedonisë së sotme, në krye me Shaip Kamberin. Kadri Saliun, Jusuf Kulikun, kërkonin nga shqiptarët e kësaj ane të ruhet Shqipëria e bashkuar në veçanti në prag të kapitullimit të Italisë fashiste dhe pas saj, për disa muaj resht. Forcat Vullnetare vetë e siguronin kufirin që mos të depërtojnë forcat fashiste bullgare në territorin shqiptarë, nga Grupçini deri në Ohër.

Me kapitullimin e Bullgarisë fashiste, forcat partizane u përqendruan nga guri i Shpuar, përgjatë lumit Ilirida. Partizanët dhe komanda e saj kishin nevojë për ta marrë këtë pikë strategjike. Forcat partizane në këtë pikë koncentruan forca të mëdha luftarake. Komanda e saj në fillim nuk mundi ta merr Shkupin, pasi ai mbrohej nga forcat vullnetare dhe komandantët më të shquar të Xhemë Gostivarit. Prandaj lufta më se shumti u përqendrua në luginën e lumit Ilirida (Treska), përreth fshatrave: Gllumovë, Shishovë dhe hidrocentralit Matka. Komanda partizane kërkonte me çdo kusht marrjen e kësaj pike strategjike, pasi i dilej Shkupit prapa shpine dhe mund të merrej më letë. Ndërsa në anën tjetër komandës partizane dhe forcave të saja u hapej rruga edhe në drejtim të Kapaçindollit e fshatit Llërcë për të dalë në Tetovë. Në këtë kohë Tetova ishte shpallur nga komunistët e Titos, si qendër e rezistencës dhe forcave vullnetare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike. Prandaj Komanda Partizane në krye me Apstollskin e kishte shpallur Tetovën, kështjella e pamposhtur e nacionalizmës shqiptare.

Më 9 shtator 1944, kapitulloi Bullgaria fashiste, shqiptarët e zonave të okupuara që ishin deri tani nën sundimin bullgar, kërkuan bashkim me Shqipërinë. Shumë përfaqësues të këtyre fshatrave ende pa u larguar Bullgaria kishin shkuar te Prefekti i Tetovës, Tafil Boletini, për tu bashkëngjitë me Shqipërinë. Ata kërkuan nga prefekti që të shkojë te ata për të hapur shkollat e para në gjuhën amtare, pasi deri tani nuk kishin pasur mundësi që të mësonin në gjuhën shqipe, pasi sunduesit bullgarë nuk e lejonin një kërkesë të tillë.

Pra, kjo zonë e Shkupit, gjatë sundimit bullgarë ishte trajtuar shumë ashpër nga pushteti. Shqiptarët edhe gjatë kësaj periudhe katër vjeçare kur nuk u përkulën ndaj sundimit bullgar. Forcat nacionaliste organizuan forma të ndryshme për ti bërë ballë këtij sundimi të egër. Të gjithë atdhetarët që ndiqeshin nga regjimi bullgarë kaluan andej kufirit në Grupçin dhe vazhduan me lëvizjet e tyre nacionaliste që edhe këto territore një ditë të çlirohen dhe të bashkohen me Shqipërinë deri në Shkup. Krahina e Dervenit, me fshatrat e tij, pas largimit të Bullgarisë u bashkua me Shqipërinë. Shqiptarët e kësaj krahine shumë pak e shijuan lirinë kombëtare vetëm disa muaj, para se të hynin forcat partizane jugosllave, kah mesi i nëntorit 1944.

Sipas dëshmive të Tafil Boletinit, pasi prita dhe përcolla shumë delegacione të fshatrave të Dervenit, më në fund vendosa me disa bashkëveprimtarë ti vizitojë vetë dhe tu urojë bashkimin me shtetin shqiptar. “ Ata çdo kund më pritën me këngë dhe valle shqipe, Në çdo fshat kishte filluar mësimi në gjuhën shqipe edhe pse mësues nuk kishte por kishte vullnet të madh për mësuar gjuhën e nënës. Edhe pse në kushte tejet të vështira në të gjitha fshatrat e Dervenit filloi lirshëm të mësohej me abetaren shqipe, në çdo fshat që pamë, ushtonte kënga shqipe e nxënësve shqiptarë me veshje kombëtare. Çdo kund na pritën banorët me këngë dhe tupanë, ishin tej mase të gëzuar dhe brohoritnin rroftë Shqipëria-rroftë Shqipëria, pasi erdhi kjo ditë e çlirimit dhe bashkimit me Shqipërinë”

Në këtë kohë Forcat Vullnetare të Xhemë Hasës vepronin në kushte të kufizuara, pasi më Kërçova kishte rënë në duar të partizanëve. Në këtë kohë vepronte edhe Brigada e VII-të shqiptare. Kjo i kishin bashkuar forcat e tyre me partizanët maqedonas. Në Kërçovë kishin ardhur edhe shumë partizanë nga Dibra. Tani më të gjithë i kishin bashkuar forcat kundër forcave Vullnetare Shqiptare, që komandohej Xhemë Gostivari. Komanda partizane nga frika e madhe që kishte nga forcat e Xhemë Gostivarit do të deklarojë; se forcat e Xhemës në këtë kohë numëronin mbi 12000 vullnetarë. Komanda partizane maqedonase për këto forca do të deklaroj: “se këta luftonin kundër neve, por luftonin edhe kundër forcave partizane shqiptare”. Pas marrjes së Shkupit më 13-14 nëntor, në drejtim të Tetovës, vepronin njësitet partizane të Divizionit 50, Brigada e Tretë Sulmuese e Divizionit 42 të Korpusit 16.

BETEJA E TRESKËS

Në përgjithësi nuk ka munguar parapërgatitjet nga ana e forcave vullnetare nëpër shtabet dhe mini-shtabet e tyre: në Arnaqi, Semenisht, Gullmovë. Në ndihmë do të vinë vullnetarë nga fshati Rashçe Kopanicë e Bojanë. Ndërsa banorët e Shishovës e lëshuan fshatin dhe kaluan në anën e Gllumovës. Pasi luftohej për jetë apo vdekje. Në këto beteja të përgjakshme do të vinë në ndihme nga të gjitha vendbanimet shqiptare, dhe shumë çeta vullnetare nga mbarë trojet shqiptare nga radhët e Xhemë Hases. Lidhjet i mbanin vëllezërit Roshi nga Tetova e shumë të tjerë. Por edhe në këto pika lufte, forcat partizane pësuan humbje të mëdha dhe assesi të kalonin andej lumit Ilirida për tu vendosur në fshatin Gllumovë. Nga ana tjetër vepronin edhe shumë misionar komunist për ta përça frontin e Treskës në Gllumovë. Ndër të parët ishte Qazim Lusha që kishte kaluar nga forcat komuniste partizane

Politika titiste trojet shqiptare të Maqedonisë i la në mëshirën e komunistëve sllavo maqedonas të Shkupit. Popullsia sllave, gjatë kësaj lufte në emër të “vëllazërim bashkimit”, për herë të parë krijoi shtetin e vet, nacional dhe sovran.

FORCAT VULLNETARE SHQIPTARE GOZHDUAN MBI 70 DITË FORCAT PARTIZANE TE GURI I SHPUAR PËR GJATË LUMIT TRESKA

Në këtë kohë ende mbahej pika kufitare në Tasjan të Shkupit (Gjotçe Petrov. Më 12 nëntor në Tasion ishin edhe kreu i luftës: Xhema, Arifi, Mefaili, Nevzat Roshi, Selman Shehapi e tjerë. Më 12 nëntor forcat partizane rrethuan Shkupin dhe me 13 nëntor e morën pa luftë, pasi forcat bullgare u tërhoqën pa rezistencë. Pas marrjes së Shkupi forcat partizane u përqendruan në drejtim të lumit Treska, për të sulmuar në drejtim të fshatrave të Dervenit për të hy në Tetovë. Beteja e fundit zgjati mbi pesë ditë resht, forcat partizane nuk mund të depërtonin në territorin e lirë shqiptar. Beteja apo luftëra më të mëdha janë (zhvilluar apo janë në fshatin Matkë, Gllumovë, te ura mbi Shishovë dhe në Draçe apo që shpesh herë njihet në popull si beteja e Lubinit. Burgu i adaptuar të cilin e shfrytëzonin forcat vullnetare për ushtarët zënë rob dhe bashkëpunëtorët e tyre komunist. Ky burg i improvizuar ishte instaluar në fshatin Gllumovë te xhamia e vjetër, roje burgu ishte Hajrun Bilalli. Shok i ngushtë i Mehmdali Kapedanit dhe Abedin Sallai një trim i pashoq. Rafiz Ameti tregoi heroizëm të pashoq te beteja e Draçes, ku partizanët patën humbje të mëdha. Ndërsa koordinator përgjegjës për opercinet luftarake ishte Aziz Shabani. Ky pas luftës u burgos në Monopol të Tetovës., sot e kësaj dite nuk i dihet vari. Në këto beteja u dalluan: Nga fshatrat e Dervenit u dalluan. Afet Mazllami, Hasan Sulejmani, Kasam Rustemi, Shefket Feleku, Faik Shaqiri Rustem Abazi, Mefail Gollgani, Ferat Ismaili, Raif Sallai, Vehap Tosumi, Nexhip Azizi, Faik Aliu, Memish Kapetani, Daim Kopanica, Bajram Çilafi nga Sullarja e Poshtme. Ku më pasë në ndihmë do të vijë edhe Asllan Satapetka së bashku me një grup ushtarësh dhe do të dëbojn komunistit deri te guri i shpuar ku edhe Asllani do të bije dëshmorë. Pasi kjo kjo luftë do të zgjat më shumë se 3 muaj banorët e fshatit Satapetk do të në shpërngulen në Gërçec. Në këto beteja do të marrin pjesë edhe Hasan Basaçi nga fshati Çiflik i Shkupit. Në këtë monografi kushtuar Memedali Kapedanit, me siguri do ta plotësojmë një shprastir të Historiografisë sonë kombëtare dhe do të mundohemi ta plotësojmë me të gjitha ato figura që dhanë kontributin e tyre në këto beteja ku morën pjesë aktive të gjitha fshatrat e Dervenit.

Pas luftës për herë të parë Tito tenton të arsyetoj këtë padrejtësi të bërë ndaj shqiptarëve që ngelën edhe me tutje nën sundimin Jugosllav. Kjo dëshmohet me rastin e vizitës që i bëri Beogradit, Enver Hoxha më 26 qershor deri më 2 korrik 1964. Sipas asaj që dëshmon vetë Hoxha: “ Unë kërkova nga Tito, që Kosova dhe trojet shqiptare në Jugosllavi duhet ti kthehen Shqipërisë. “Tito ka pohuar, se kërkesa është e arsyeshme, por duhet kohë, për të na kuptuar populli serb”. Sipas raportit të misionarëve anglez, “ndarjet politike midis shqiptarëve, serbëve dhe sllavëve të Maqedonisë, tradicionalisht kanë qenë të kundërta”.

Tetovë, më 19 dhjetor 2019.

Please follow and like us:
error

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
YouTube
YouTube
Instagram