19/04/2024

Edi Rama është përjashtim i çdo përjashtimi

0

Nga Enver Bytyçi
Në ditë feste si sot edhe Zoti, edhe Krishti, edhe Muhameti, edhe Papa, edhe hoxha, edhe prifti nuk pranojnë intriga, dhunë, inhumanitet dhe akte terrori! Madje dhe diktatorët bëjnë kujdes mos shkaktojnë pakënaqësi te qytetarët, ndaj rezervohen të bëjnë arrestime dhe ekstradime njerëzish në ditë festash, si kjo e sotmja! Edi Rama është përjashtim i çdo përjashtimi. Eshtë njeriu më i pamëshirshëm i globit.
Kukësianët protestues i arrestoi në 3 të natës! Fëmijëve të vegjël dhe njerëzve të sëmurë te Astiri e gjetkë u hodhi në mengjes heret gazin lotsjellës që t’i nxirrte nga shtëpitë!
Gylenistin e pafajshëm e ekstradoi sot me urdhër e kundër çdo ligji njerëzor e ndërkombëtar ditën e vitit të ri! Pa asnjë shpjegim. Pa asnjë akuzë konkrete. Pa vendim gjykate ose me vendim të imponuar!
Nesër do ta bëjë një veprim si ky me secilin prej nesh! Ndaj ai duhet ndalë! Nuk është dinjitoze që të ikim prej tij dhe shtëpitë tona, pronat tona, pasuritë tona, trashëgimia jonë dhe këtë trashëgimi ta lemë në duart e këtij grabitqari bandit e të sëmurë! Duhet ta detyrojmë atë të ikë prej nesh, madje të tmerrohet kur të na dalë përballë!
Gylenisti i ekstraduar sot është kambanë alarmi dhe nëse nuk mësojmë prej këtij akti, do ta pësojmë të gjithë ne si shoqëri, si popull dhe si komb! Historia është mësimi më i mirë. Ajo na ka dhënë shembuj të shumtë se si mund të rrëzohet një tiran që ia hip popullit të tij në zverk!
2.2.2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok