Teoritë e legjitimetit dhe rasti i pushtetit ilegjitim në Shqipëri

0

Nga Enver Bytyçi

Legjitimiteti është ekuilibër, besim, harmoni, si dhe çelësi i çdo suksesi për qeverisjet në përgjegjësi. Kjo do të thotë se dimensioni i legjitimitetit është politik, ekonomik, social dhe moral. Për këto arsye filozofët dhe politologët përcaktojnë tezën se legjitimiteti është tipari themelor i shoqërive dhe shteteve demokratike, në të cilat sundon ligji, e drejta, dhe ligjshmëria është në harmoni e ekuilibër me moralin dhe të drejtën. Një qeverisje totalitare ose autoritare mund të jetë legale, por ajo kurrë nuk mund të fitojë legjitimitet për shkakun e thjeshtë se qeverisjet si këto prodhojnë kriza të vazhdueshme dhe nuk mund t’i zgjidhin atë brenda sistemit.

Nëse analizojmë me metodën krahasuese tiparet dhe karakteristikat e qeverisjes në Shqipëri, atëherë do të shkojmë te përfundimi i pakontestuar se sistemi i qeverisjes te ne nuk është legjitim.

  1. Legjitimiteti i qeverisjes vjen nga zgjedhjet e lira, të drejta e të ndershme. Të gjitha palët e zgjedhjeve në Shqipërinë e 6 viteve të fundit janë provuar me zë dhe me figurë si zgjedhje e votime të manipuluara, të blera, të vjedhura dhe të falsifikuara me një qëllim të vetëm, të shpallur publikisht: – Tepsia dhe timoni të shkojnë në duart e Edi Ramës! Ky ishte dhe mbetet deformimi themeltar i qeverisjes. Legjitimiteti i zgjedhjeve u shkërmoq sidomos më 30 qershor të vitit të kaluar për pushtetin lokal, kur të gjitha bashkitë u shndërruan nw bashki tw tipit të shtetit totalitar.
  2. Si të jenë zgjedhjet, e tillë do jetë qeverisja! Sot kemi një qeverisje jo vetëm me tepsi e timon në duart e Edi Ramës, por edhe një qeverisje që ka uzurpuar kushtetutën, ligjet, institucionet dhe pushtetet e qeverisjes. Vendin e ligjit e kanë zënë urdhëresat e ministrave dhe të kryeministrit, vendin e kushtetutës e kanë zënë vendimet e qeverisë. Kryeministri është vetë parlamenti. Spektakli i tij në atë sallë është gjithçka për qeverisjen e sotme. Nuk ka gjykatë kushtetuese as gjykatë të lartë. Mbi 80 mijë dosje të ankesave të qytetarëve presin prej vitesh të shqyrtohen për të të jepet drejtësi. Gjithçka është në duart e një personi. Tashmë edhe presidenti dhe funksioni i tij janë mënjanuar e përvetësuar nga noterët e qeverisë. Qeverisja në këtë vend shpreh vullnetin e numrit një të partisë në pushtet. Ai i sheh të gjitha institucionet si instrumente në duart e tij. Gjykatat i ka zëvendësuar me policinë e shtetit në duart e tij. Vetë ai edhe formalisht kryen funksione të dubluara.
  3. Legjitimiteti i qeverisjes së sotme në Shqipëri është kërcënuar dhe rrënuar nga mënyra e qeverisjes. Një qeverisje legjitime është dhe duhet të jetë qeverisje transparente. Qeveria e sotme shqiptare nuk ka marrë qoftë dhe një vendim në konsultim me qytetarët dhe grupet e interesit. Gjithçka publiku e mëson pasi projekti të bëhet ligj. Praktika që vendimet të merren jashtë syrit të taksapaguesve shqiptarë është praktikë rutinë e qeverisjes së Edi Ramës. Madje dhe taksat e qytetarëve përdoren në mënyrë mafioze.

Në këtë aspekt Rilindja ka ndërtuar një shtet të tipit mafioz!

  1. Qeverisja shqiptare është delegjitimuar gjithashtu për shkak të kriminalizimit dhe bashkëpunimin e saj me organizatat mafioze, të cilat u ngritën bazuar në një platformë politike qeverisëse, me qëllim që të përjetësohet pushteti politik i Edi Ramës!

Mund të renditen njëmijë tipare që e bëjnë qeverisjen në Shqipëri jo legjitime. Kjo do të thotë se Shqipëria është në një çekulibër të frikshëm. Qeverisjet jolegjitime gjithmonë krijojnë kriza, konflikte dhe disbalanca. Ato krijojnë një hendek të jashtëzakonshëm midis të pasurve dhe të varfërve. Rritin përmasat e dhunës e të terrorit verbal e fizik ndaj qytetarëve. Ushtrojnë një arbitraritet dhe arrogancë të shfrenuar ndaj kujtdo. Ndërkaq liderët e një qeverisjeje të tillë bëjnë kujdes të madh dhe shumëfishojnë buxhetin e performancës, lobimit dhe imazhit të tyre. Gjithçka vihet në shërbim të interesave dhe këtij imazhi të liderit kryesor dhe ndihmësve të tij në qeverisje të tilla.

Liderët e një qeverisjeje të tillë shndërrohen gjithashtu në liderë ilegjitimë. Si të tillë ata i drejtohen metodave jo demokratike, thirren në mitet dhe simbolet nacionaliste, ushtrojnë një lloj bullizmi në komunikimin me zgjedhësit e të tjera sjellje të kësaj natyre. Kësisoj thellohet disekulibri social e civil. Ndërkaq sa më ilegjitim të jetë qeverisja aq më destabil është një vend me qeverisje të tillë, si Shqipëria e sotme. Krizat në këtë rast janë të pashmangshme. Kjo krizë nuk është vetëm politike, por edhe ekonomike, sociale dhe morale.

Instabiliteti ushqen dhunën e qeverisjes jolegjitime, e ndërkohë nxit rezistencën e kundërshtarëve të kësaj qeverisjeje. Në këtë rast institucionet paralizohen edhe nga pikëpamjes formale. Eshtë lideri jolegjitim ai që merr përsipër të gjitha përgjegjësitë dhe ndërton modelin e shtetit të dhunshëm mbi qytetarët. Cikli përsëritet derisa njerëzit të organizohen që qeverisjen jolegjitime ta rrëzojnë. Erozioni i qeverisjes jolegjitime ndërpritet vetëm atëherë kur qytetarët bëhen të vetëdijshëm se sistemi ilegjitim në pushtet duhet rrëzuar dhe shkatërruar. Dhe në fund një sistem jolegjitim i qeverisjes mund të rrëzohet edhe me mjete jolegjitime. Këto që trajtova më lart janë teza të bazuara në teoritë e shtetit dhe jo thjesht investigime të qeverisjes në Shqipëri.

Por rasti i Shqipërisë përbën modelin tipik të vërtetimit të hipotezave teorike të raportit të shtetit me legjitimitetin ose jolegjitimitetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok