Çokollata e zezë në ndihmë të shëndetit të zemrës

Shkencëtarët kanë zbuluar se çokollata e zezë është diçka e mirë për zemrën. Ata thonë se ndihmon në forcimin e arterieve tek ata që pinë cigare dhe ka me shumë antioksidantë në një gram se një gotë verë, çaj apo luleshtrydhet. Studimi i fundit për çokollatën tregon se çokollata e zezë mund të jetë më e mirë nga ç’mendohet dhe disa mund të hanë çokollatë për arsye mjeksore.

Ata që e kanë qejf çokollatën duhet të gëzohen. Mjekët kanë disa kohë që thonë se çokollata të bën mirë.

“Çokollata jonë është 73% kakao” thotë Sam Aboulhosn, i cili prodhon çokollata të stilit evropian në dyqanin e tij afër Washingtonit dhe njerëzit i blejnë çokollatat e tij të shijshme.

Shkencëtarët kanë zbuluar se po të hash çokollatë të zezë për çdo ditë nga pak, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut. Këto studime janë bërë të ditura nga Organizata Mjeksore Amerikane. Dr. Dirk Taubert dhe kolegë të tij në spitalin universitar të Këlnit e përdorën çokollatën e zezë tek 40 njerëz me hipertension dhe ja se çfarë zbulluan:

“Çokollata e zezë e uli tensionin sistolik me 2.9 pikë dhe tensionin diastolik, tensionin e ulët me 1.9 pikë. Çokollata e bardhë nuk bëri ndonjë efekt,” thotë mjeku.

Studime të tjera tregojnë se çokollata me qumësht, çokollata e bardhë ose çokollata e zezë e ngrënë me qumësht, nuk kanë të njëjtat efekte si çokollata e zezë vetëm. Çokollata e zezë përmban elementë të quajtur polyphenols. Dr Taubert thotë se polyphenols duket sikur rrit nivelin e një substance në trup që quhet oksid nitrik, i cili zgjeron vazot e gjakut duke rritur qarkullimin i cili sjell në uljen e tensionit.

“Studimet tona janë të shumta për të rekomanduar një sasi polyphenoli të çokollatës si një dietë e shëndetshme”.

Ky është një lajm i mirë për ata të cilët vuajnë nga tensioni. “Eshtë një arsye e mirë të hash çokollatë” Por disa njerëz mund të mos pëlqejnë shijen. 

“Eshtë e thjeshtë. Më shumë e hidhur që të jetë çokollata, aq më tëper polyphenol ajo përmban,” thotë Dr. Dirk. Edhe diçka tjetër: asnjë nga ata që morën pjesë në studim nuk shtoi në peshë, pasi studiuesit gjetën se një sasi e vogël,- 7 gram çokollatë e zezë,- ishte e mjaftueshme për të ulur tensionin me disa pike.

“Ishte befasuese për ne që një sasi e vogel çokollate mund të reduktonte në mënyrë efiçiente uljen e tensionit,” thotë mjeku.

Kjo është e mirë megjithëse çokollata sjell shtimin në peshë. Dr. David Katz është specialiat I dietave. Ai paralajmëron që të mos përdorësh me shumicë ushqime që të pëlqejnë. Dr. David Katz, i shkollës mjeksore të Universitetit të Yale

“Në qoftë se e tepron, atëherë efektet positive nuk kanë më vlerë,” thotë Dr. Katz. Dhe shtimi në peshë nuk është aspak i mire për tensionin.

burimi lajmit: voice of amerika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube