20/04/2024

Aktori që nuk e braktisi Durrësin

0

Nga Vladimir Shyti

Gjatë gjithë jetës aktori i skenës dhe i filmit Guilem Radoja ruajti mall për vendlindjen e tij Shkodrën, por qyteti që i dha vlerat njerzore e artistike Durrësin kurrë nuk e braktisi. Qysh herët në mëngjez ai përshkonte me bixhikletë dhe herë në këmbë qytetin bregdetarë. Rrëzë kodrave e bregut të Curriave tek-tuk ai shëtiste nën korin emocional të pulëbardhave, që fluturonin shumë pranë tij. Përshkonte vijën bregdetare, të mbuluar nga drita e ngrohtë e mëngjezit. Dallgët që përplaseshin me shkumëzim dhe deti me një hapsirë të pafund dukej sikur pëshpëritnin me të dhe me qiellin e mëndafshtë.

Në një nga mëngjezet si këto u takuam rastësisht me Guilemin pranë një lokali tek brryli, ku të çon në plazhin e Currilave. Po çelte një ditë plot diell. U ulëm jashtë në bar-kafe, ku plloçat dhe tryezat rrumbullake vezullonin nën qiellin e kaltër dhe nga pas dëgjoheshin lehtë dallgët që përlesheshin me leshterikët. Mbasi pimë kafet, i fola për dramën qe sapo e kisha mbaruar së shkruari. U tregua i gatshëm të më ndihmonte në redaktim dhe në ndonjë gabim që ai mund të haste gjatë leximit dhe më la ditën, orën dhe vendin se ku do të takoheshim, për të sjellë matrejalin artistik.

Forca shpirtërore e zotit Radoja, sekreti për të ruajtur veten krejsisht të papërlyer, dëshira për tu dhënë me gjithë shpirt vetëm pas asaj që përfshin gjithçka në jetë, sidomos jetën artistike. Një aktor, i zgjedhuri, tu dhurojë të tjerve gjithçka që mund të jap nga vetja. Nuk dëshironte realitetin”që shkatërron”, por synoi përjetësisht botën e paqtë e të papërlyer. Këto veti ai i shprehte qartë edhe në rolet skenike dhe kinematografike, si në personazhet pozitive ashtu edhe ato negative.

Abonenë e trenit, e cila ndonjëherë dhe e hidhëronte e mbante gjithnjë me vete. Treni dhe bixhikleta ishin mjetet e tij për të udhëtuar drejt Tiranës, ku zhvillonte jetën e atij artistike. Mbrëmejeve kur kthehej, ai shihte dritat e qytetit si veshukë të argjendë, që mbushnin kodrinat e plazhet përreth dhe shkriheshin me mjegullën, që ngrihej nga deti në ajri. Ndihej plot jetë dhe i kënaqur me modestinë që e karakterizonte dhe, bëhej njësh me qytetin e tij. Personazhi në jetën e përditshme nuk e njeh shprehjen e tërthortë organike, por flak tutje, sa më larg vetes, atë luftë të brendëshme për tu çliruar nga nevojat e tepërta që e mbajnë njeriun në shtërngesë të vazhdueshme. Thjeshtësia midis njerzëve shkonte përballueshëm tek ata;vetëm ajo mund tu jepte formë konkrete kundërshtive të tij, për dhimbjet e natyrshme të aspekteve jetsore.

Gujlemi pikëllohej, kur shihte artin të zvarritej si një shumkëmbësh, që nuk dihej se ku shkonte. Përndizej dhe vinte në lëvizje avujt e shpirtit, ku dhe hynte në elementin jo natyror, të kundërvnieve. Këtë gjë e vura re më qartë, kur mësojë për fatin e keq të dramës, pasi e kishte lexuar e korigjuar pjesërisht. ”Ne Durrësakët gatuajmë më shumë për të tjerët…”shpërtheu ndjesi me një forcë të madhe emocionale dhe dukej krejt i padjallëzuar. E çtjetër nuk i kishte hije aktorit të madh, ku dhe përballë vdekjes e kërkonin në skenën e artit. Ai u largua nga ne  entuziasmin më të lartë;shpirti tij vërshojë e do të ngjitet në skenat hyjnore. Këtu la velin e tij të mëndafshtë, që do të shfaqet here pas here në brigjet e Adriatikut dhe në këtë tokë që ai e dashuronte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok