19/04/2024

Alfabeti arbëror – alfabet i lashtësisë së kombit tonë arbëror europian

0

Nga Gjon KEKA
Gjuha jonë arbërore dhe alfabeti i saj kanë ekzistuar gjithmonë,kjo është vërtetuar dhe po vërtetohet edhe sot se gjuha arbërore si gjuhë e lashtë europiane ka patur vazhdimësi si në të folme ashtu edhe në të shkruar.
E vetmja periudhë kur gjuha jonë u sulmua dhe u ndalua për pesë shekuj ishte periudha e errët e pushtimit otoman, pikërisht në këtë periudhë të errët kombi ynë, identiteti i ynë europian dhe fati i gjuhës së kombit tonë u tentua të varroset dhe të zhduket përgjithmonë.
Por,jo, ishin arbërorët e urtë të cilët edhe pse të dëbuar nga vatrat e tyre ,aty ku u vendosën e ruajtën gjuhën dhe traditat e lashta arbërore, poashtu ishin etërt dhe kleri krishterë katolik që ruajti dhe avancoi kulturën dhe gjuhën e kombit tonë arbëror europian.Kështu që edhe sot kur po shkruaj unë shkruaj nga shkronjat të cilat i përdorën paraardhësit tanë, pra gjuha jonë është gjuhë e gjallë ashtu si gjuha e gjallë e kombit gjerman. Me këtë kuptojm se alfabeti i gjuhës arbërore nuk u shpik dje, as në Kongresin e Manastirit, por alfabeti arbëror ka ekzistuar gjithnjë,vetëm se mund të thuhet që në Kongresin e Manastirit u rilind alfabeti i cili u plotësua dhe standardizua sipas kohës dhe rrethanave. Me pakë fjalë Rrënjët e gjuhës sonë arbërore dhe alfabetit janë rrënjët që na tregojn gjenezën tonë si komb me kulturë dhe identitet brenda kontinentit europian.
(Burimin e alfabetit në faqen e bashkëngjitur e mbaj unë pasi ka individë që po e keqpërdorin duke i përvetësuar pa fije turpi dhe ndërgjegje.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok