Arrin në 63 numri i të vdekurve nga zjarret në Greqi

0

Greqia po lufton me flakët për të katërtën ditë dhe ka akuzuar katër të dyshuar për fillimin e zjarreve që kanë vrarë të paktën 63 vetë që nga e premtja.

Vatra të reja zjarri filluan sot në periferitë e Athinës duke bërë që të vërshonin avionë dhe zjarrëfikësa në rrethinat e Papagout. Zjarret kanë sjellë shkatërrime që nga rripi jugor i Gadishullit Peloponez deri në qytetin verior të Janinës, duke djegur qindra fshatra dhe duke lënë mijëra të pastrehë. Zjarrëfikëset dhe pajisje të tjera nga dhjetra vende evropiane po ndihmojnë brigadat greke të zjarrit. Me gati gjysmën e vendit nën flakë sot, një prokuror i lartë grek tha se do të përcaktonte nëse akuzat për vënien e qëllimshme të zjarreve mbulohen nga ligjet anti-terroriste. Autoritetet thanë se një hap i tillë do t’u jepte hetuesve një fuqi më të gjerë për të hetuar dhe për të bërë arrestime.

Flamujt u valvitën në gjysmështizë mbi Parlamentin dhe ndërtesat e tjera qeveritare sot në Athinë, ndërsa kryeqyteti grek hyn në ditën e tretë të zisë. Vatra të reja zjarri u përhapën me shpejtësi ndërsa për të vjetrat vazhdojnë përpjekjet për t’u mbajtur nën kontroll. Temperaturat e larta dhe erërat e fuqishme po e vështirësojnë më tej shuarjen e flakëve.

Një zëdhënës i departamentit të zjarrëfikësave tha se në 24 orë nga ora 6 e mëngjesit të së djelës kanë shpërthyer 89 vatra të reja zjarri. Banorë të dëshpëruar kërkonin ndihmë përmes stracionet televizive për zjarrëfikësat që nuk kanë mundësi të shkojnë dhe shprehën zemërim tek autoritetet. Gazetat në Athinë ishin të mbushura me tituj që shprehin këtë zemërim. Shkatërrimet i kanë zemëruar grekët të tronditur që nga zjarret vdekjeprurëse të qershorit dhe korrikut dhe duket të dominojnë debatin politik para zgjedhjeve të përgjithshme të 16 shtatorit.

Në rrugët e Athinës një i ri përshkroi me këto fjalë atë që ndjejnë shumë sot në Greqi:

"Ç’tu them? Tu flasë për jetët e njerëzve? Shkatërrimin ekologjik? Për ekonominë, sektorin e bujqësisë që është shkatërruar. Nuk mund të gjejë fjalë".

Aeroplanët zjarrfikës rifilluan sot në mëngjes operacionet për shuarjen e zjarrve në mbarë Greqinë, një ditë pas përpjekjeve masive për të shpëtuar djepin e Lojrave Olimpike, objekt i Trashëgimisë Kulturore të OKB-së.

Qeveria që shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në fundjavë bëri thirrje për ndihmë nga jashtë dhe dhjetra vende po dërgojnë avionë, helikopterë dhe zjarrëfikëse.

Avionët francezë, spanjollë dhe zjarrëfikësat izraelitë dh qipriotë u bashkuan në përpjekjet për shuarjen e zjarreve. Autoritetet kanë sugjeruar se zjarrëvënia e qëllimshme ka shkakëtuar shumë nga flakët dhe disa njerëz janë arrestuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok