Bashkëbisedim i rrallë në mes të Skënderbeut dhe Donikës

Nga Gjon Keka

Një bashkëbisedim i mrekullueshëm në mes mbretit Gjergj Kastriotit dhe mbretëreshës së tij Donika e realizuar me mjeshtëri nga poeti gjerman J.B.Diel, në veprën e tij të vitit 1882 mbi Skënderbeun. Veprën e kam gjetë gjatë hulumtimeve të mia dhe e mbajë një në arkivin tim personal.

Këtu në vijim po i ndaj disa vargje të shkruara nga autori të cilat i shqipërova nga gjuha gjermane si më poshtë:

Populli: Rroftë Skënderbeu, Mbreti i Arbërisë!

Skënderbeu :Unë, Gjergj Kastrioti ,kam vetëm një dëshirë, lirinë e Arbërisë.

I bëra të gjitha ato beteja për këtë nuse beteje.

Zoti është dëshmitari im!

Ju duhet të shkëlqeni nga Kulla e vrojtimit të Europës.

Skënderbeu  :Gjaku i Arbërisë është në ju Donika.

Donika :Mendoj se po nderoni gjakun e Topiave.

Skënderbeu: Ju jeni një grua, butësia i përshtatet gruas.

Donika :Ju jeni mbreti im, burri, të cilin unë e nderoj.Nëse duhet të habitem nga fisnikëria e tij! Epo, le të jetë, unë të lë që ti të jesh zotërues i zemrës time.

Donika : A nuk thotë një fjalë e urtë: „Njerëzit e mëdhenj vuajnë shumë“? Gjergj im ,do të vijë një orë, atëherë Arbëria do të mendojë për ty me krenari! Dhe jo vetëm Arbëria…

Mos harro ëndrrën vite më parë kur Nëna jote ëndërroi para se të të lindte ty: Ajo të pa në formë Dragoi,

Skënderbeu: Donika, grua fisnike, lëre atë ëndërr: Unë jam Mbreti i Arbërisë, kam fituar.

Donika: E gjithë kjo që keni bërë ishte për lirinë e Arbërisë.

Skënderbeu:Kështu  mendoni ju, por shumë mendojnë ndryshe!

U përpoqa të bëja mirë kudo,dhe aty ku mungonin ato të mira.

Donika :Dhe ju keni shlyer fajin tuaj me bollëk. O Gjergj, ti je i guximshëm! Lëri njerëzit ziliqarë të lehin!

Skënderbeu :Donika ,ju jeni një grua fisnike, një zemër arbërore rrah në ju. Lufta në të cilën po hidhem tani është e vështirë, aq e vështirë sa asnjëherë që kam luftuar deri më tani.Tradhtia po afron; unë vetë nuk dua ta dënoj atë Vetëm Zoti qoftë gjykatësi ynë!

/Gjon Keka/portretet ;önb/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube