Befasitë dhe të papriturat me mikun e shqiptarëve gjermanin Peter Lutzen

Me mikun e mirë të shqiptarëve Peter Lutzen duke u ngjitur drejt Dardhës turistike

Nga Shyqyri Fejzo

Kështu mendova të titulloj këtë shkrim. Petrin e kam njohur mesa duket, më vonë nga të gjithë. Në Hamburg të Gjermanisë kur shkoj me time shoqe, qëndrojmë gjatë, kur janë mundësitë edhe dimra të tërë. Na pëlqen klima e butë e “miqësore” e këtij qyteti me një port madhështor në brigjet e lumit Elba. Pastaj aty punojnë dhe jetojnë dy djemtë tanë familjarisht. Nuk e fshehim, na tërheqin pa masë “mjalti i mjaltit”  mbesat e nipat tanë, të cilët na e bëjnë jetën më të këndëshme. Prej aty, me mjetet moderne që janë sot, lidhemi në vazhdimësi me Shqipërinë, me të afërmit, miqtë e shokët. Para pak kohësh, në një bisedë telefonike me mikun e hershëm, specialistin euridit të Bujqësisë, zotin Enver Isufi, më informoi se në Hamburg jeton dhe një mik i shqiptarëve, Peter Lutzen. E gjeta nëpërmjet gogle. I bëra kërkesën për shok në fb, të cilën ai e pranoi shumë shpejt dhe filluam komunikimet tona. Fizikisht ende nuk kishim bërë takime, sepse mbroheshim nga convit-19. Mbasi u vaksinuam dhe vala e infeksioneve nga convit-19 –të na dukej se ra, u krijuan kushtet të takoheshim. Dhe një ditë së bashku me  Pleuratin, djalin tim, u nisëm tek shtëpia e tij pas ftesës që na bëri. Banonte në Reinbek (pothuajse lagje e Hamburgut), në një vilë të bukur e të kompletuar. Befasia e parë ishte pritja me përzemërsi duke  folur  me një shqipe të pastër. Nuk po shkruaj as për vilën e tij tepër komode e të kompletuar, as për kopështin e ambjentet e gjelbëruara. E pa pritura e parë për ne ishte e folura shqip që në përshëndetjen e pritjes që  bënte i zoti i shtëpisë. Ai e zotron gjuhën shqipe saktë, e fliste pastër, me thekset e në detaje. Biseda rridhte lirshëm, duke  treguar ambientet, bibliotekën, videot, foto.pikturat, ndër të cilat ishin dhe pikturat e Edi Ramës. Shumica e objekteve që pamë ishin të lidhura me Shqipërinë, me veprimtaritë në Shqipëri. Në holl varej një foto e madhe ku mësuam se është e fshatit Dardhë në rajonin e Korcës. Dicka e bardhë, njolla-njolla nën kornizë i jepte një shkëlqim të rrallë.  Nuk pyetëm dhe nuk u thelluam shumë për atë bardhësi. E pamë me vend që aty të bëjmë një foto me Petrin. Mbasdite, kur u ktheva në shtëpi e hodha foton në fb. Me diciturën që në kornizën mbrapa paraqitet Dardha me dëborë. Të nesërmen më merr Petri në telefon dhe më thotë që “dicitura e asaj fotoje në fb. ka një gabim të vogël. Fotoja është  bërë në muajin prill dhe ato që zbardhin janë lulet e kubullave të Dardhës”. Kjo e papritur për dreq u hapi rrugën disa të pa priturave të tjera. Po atë ditë kur shkuam për vizitë në shtëpinë e Petrit, ai pyeti se kur do të fluturonim drejt Shqipërisë. Ne i thamë se biletën e kemi marrë për datën 15 shtator. Ai atëhere hap telefonin dhe onLine bleu biletën të udhëtonim bashkë. Pasi qëndruam disa ditë, unë në Pendavinj e ai në Dardhë (atje ai ka dhe një shtëpinë e vet) komunikuam dhe i thashë që më 25 shtator do të bëja promovimin e librit “Magjistari që gërshetoi lindjen e perëndimin” Xhelil Musa monografi. Petri erdhi në këtë aktivitetet dhe foli duke bërë dhe verejtje e theksuar ndonjë gabim shtypi. Dy ditë më vonë mbasi pimë kafe bashkë, më tha nëse mund ta shoqëroja tek doktori kardiolog Ilia Skëndi, për të cilën kishin vendosur orën e vizitën fiks në 11.00. Në orën 11 pa 5 minuta ne u ndodhëm para portës së klinikës. Petri u bë gati të hynte. Pati një reaksion nga ata që prisnin. “Unë jam gjerman. Orën e takimit e kisha në 11 fiks.Ja ku jam.Ju hyni kur të kini lënë orën e takimit” tha ai dhe u bë gati të hapte derën. Doktor Ilka doli e pa Petrin dhe e ftoi të hynte. Pati një lloj shqetësimi nga ata që prisnin. Doktor Ilka ju drejtua dhe u tha:”Herën tjetër të vini në orën e caktuar.Ky gjermani është në orarin e vet.” Ata që prisnin nuk u bindën kurrë që Petri ishte gjerman. “ Le  që hyri pa rradhë, po na përrallisi që ishte dhe gjerman” tha njëri prej atyre që prisnin. Kjo ndodhi se Petri e shqiptonte saktë gjuhën shqipe.

Një ditë vendosa të ftoj Petrin të pimë kafe në “ Vila Ebel” e formuar nga viti 1933. Sapo isha kthyer nga Gjermania pas një qëndrimi të gjatë. Forma e vendosjes, mobilimit, shërbimit dhe asortimentit që servirej së bashku me kafenë (petulla të castit, mjaltë, djathë cilësor) më bënë përshtypje. Ndaj si një zbulim i im, e ftova Petrin të pimë aty kafenë. Kur po kalonim portën e po shikonim ku do të zemë vend, ai më thotë: “E njoh pronaren e këtij lokali. E kam ndihmuar me mendime e organizim. Ka bërë gjë të bukur”. Mu duk vetja se isha lodhur sikur kisha punuar i kapitur për të celur një shteg kur porta ishte e hapur.

Në një rast tjetër që e dha vetë Petri me një dozë humori, tregon se po punonin me një puntor e shoferin e automjetit duke ngarkuar disa paisje. Petrin e përshëndet një kalimtar që e njihte. E përshëndeti gjermnisht dhe Petri ja ktheu po gjermanisht, duke u zgjatur pak sekonda me dy tre fjali. Atëhere shoferi e pyet:” Kur e paske mësuar kaq mirë gjermanishten?”

Gjatë këtyre takimeve, në Gjermani dhe në Shqipëri, për mikun e mirë të shqiptarëve shkurt kam dy mendime. Ai ka një memorje për tu pasur zili, nëpërmjet të cilës ka mësuar dhe zotruar cilësisht gjuhën shqipe. Duke punuar në radio, duke njohur personalitete te kulturës, medias ekonomisë etj.këto veprimtari kanë ndikuar për njohjen e jetës shqiptare në thellësi, të gjuhës, traditave, zakoneve në gjithë gjërësinë e thellësinë e tyre. Së dyti ai zotron një energji e sistematikë të të gjitha veprimtarive, për tu admiruar. Me që njeh saktë e mirë gjuhën shqipe e atë gjermane, ai është kthyer realisht një nyje lidhëse e rëndësishme për mardhëniet e njerëzve dhe të dy vendeve. Me sa kam parë ai njohjen e njerëzve, komunikimin me ata e vendos në një drejtim të rëndësishëm. Në qytetin e Korcës ka miq në shumë drejtime, si njerëz të artit e kulturës, të bisnesit, të shërbimeve dhe të organeve locale të pushtetit. Në se ai  ka dëgjuar se ka një veprimtari në qytet do të ndodhet atje. Kështu e kemi parë në ekspozita, në promovime librash në bibliotekën “Thimi Mitko” në muzeun mesjetar,  në muzeun “Gjon Mili”, në ARZH, në fondin “Besa”, apo në Bankën Prokredit. Ai në këto institucione shtron probleme dhe zgjidh probleme që lidhen me zhvillimet, me investimet e reja e të vecanta të individëve apo zonave.

Mardhëniet e tij me figura të rëndësishme të qytetit të Korcës e më tej kanë qënë dhe janë të ngrohta e shumë miqësore. Vite më parë Petrin e shifje në fund javë të shkonte për peshkim në rezrvuarin e Gjancit me artistin korcar Pandi Raidhi. Ditë të tjera është parë në shetitje në majat më të larta të vargmalit të Moravës. Një gamë të gjërë të veprimtarisë dhe njohjes ai e ka për Dardhën, dardharët dhe mysafirët që vinë herë pas here atje. Ai ka shtëpinë e vet në Dardhë. Për dardharët, sinicarët, njerzit e Arrëzës apo në mjaft fshatra të Devollit, ka një njohje vërtet për tu admiruar. Ai njeh me emër pothuajse gjithë banorët e Dardhës, sipas lidhjeve gjiniore e pemëve gjenealogjike, apo të miqësive. Nuk ka familje që ai të mos e ketë vizituar, po ashtu i ka pritur dhe pret në vazhdimesi në shtëpinë e tij. Jo për ne që kemi kontakte jo të shpeshta, po për ata që e njohin më mirë, ai e ka prezantuar veten si një lloj gjendje civile, e cila emrat nuk i ka në rregjistra por në mendjen e tij. Të pyesësh për Petrin në Dardhë apo në fshatrat për rreth, sejcili a sejcila do të tregojë me entuziazëm e gëzim dicka për të. Nuk e pamë të arësyeshme të rradhitim mendimet e disa prej tyre, por themi pa u gabuar se Peter Lutzen është një dhuratë Gjermane për Shqipërinë e vecanrisht për Dardhën. Në ndihmat e rolin e tij në këtë drejtim, ai nuk shikon afër, tek këmbët, por larg e në perspektivë se ka njohjen dhe përvojën nga vendlindja, Europa.

Më poshtë po cekim disa rrjeshta të marra nga libri “Capitjet e mia nëpër Shqipëri” të një gjermaneje tjetër Waltraud Bejko(Tunger), shkurt Vala, e cila punoi e jetoi një jetë të tërë në vendin tonë. “Firma Gösel kishte ftuar drejtoren e qëndistarisë dhe mua si përkthyese që pala shqiptare të njihej me firmën dhe proceset e punës së saj në vend, në Austri. Zoti Blüm na njoftoi këtë lajm të mrekullueshëm në një darkë të veçantë në hotelin turistik të Krujës. Unë nuk e besova dot. Por kur ky i solli ftesat në janar 1991, brenda meje filluan të këndonin violinat. Gëzimin tim të madh unë ia njoftova menjëherë Petër Platzmanit,(Lutzen) nga i cili mora lajmin që ai do të vinte në Salcburg për të na takuar. Kjo ishte e mrekullueshme. Pasi u rregulluan të gjitha dokumentet e nevojshme, më 15 prill 1991 u nisëm me aeroplan drejt Salcburgut… Të premten në mëngjes kishin ardhur Platzman (Lutzen) për të na takuar… Peteri bisedonte me Shqipen gjerë e gjatë, e cila u habit për njohuritë e tij të gjuhës shqipe. Në bisedat e tij ai i tha Shqipes se do të vinte me ne në Shqipëri, sepse kishte marrë një ftesë nga shokët e tij shqiptare….  Peteri, qëndronte i  rrethuar nga një grup shqiptarësh, që donin ta merrnin me vete për ta mbajtur në shtëpitë e tyre. Pas disa replikash, ai donte të vinte një herë disa ditë në Krujë. Shoku i tij Bashkimi do të vinte të enjten për ta marrë. “

Petri në lidhjet e Austriakëve me prodhuesit artistikë të Krujës ka rolin e vet aktiv. Gjeografia e ndihmës ndaj bisnesmenëve shqiptarë, me përkthime, lidhje mardhënie, sidomos në vitet e fillimit, ka qënë e madhe dhe vendimtare për ecurinë e tyre. Edhe investimet në lumen e Setës në Dibër për kultivimin e troftës ka rolin e tij aktiv.

Kush ka qënë në fshatin turistik Dardhë, ka vënë re se cdo vit aty ka ndryshime cilësore, sidomos në ndërtim, në sistemim ambjentesh duke e bërë jetën më të bukur e turizmin më atraktiv. Shtrimi i rrugëve dhe pedonales me një kalldrëm të bukur me gurë ka ndryshuar gjendjen e pamjen e Dardhës. Ndërtimet me bazë materialet e vendit dhe traditën cdo ditë e më tepëer ndryshojnë faqen e fshatit turistik. Aty ka dorë dhe Petri. Në stendat e afishuara në qendër të fshatit apo në museum do të shikosh vec fotove dhe hartën topografike të zmadhuar, rrugët e shtigjet, si dhe largësinë në km. për cdo pikë për rreth, që është punë e mirfilltë e Petrit. Kur po më tregonte emërtimin e majave të maleve për rreth, tha midis të tjerave:”Ajo maja atje quhet “Shënpjetri” ajo është maja që mban emrin tim” tha duke qeshur. Bëra një koregjim. I them vërtet ashtu duhet emërtuar, por ti hiqet shkronja “J” të mbetet e emërtuar maja .”Petri Lutzen”.Ka vend që dhe një nga rrugët e Dardhës të quhet “Peter Lutzen”.Ai e meriton. Dardharët janë aq të mencur që ta bëjnë këtë vlerësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube