BETEJA E KOSHARES

Nga Prof. Xhelal Zejneli

Beteja e Koshares u zhvillua më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të Operacionit Shigjeta, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë së Jugosllavisë (JNA)Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori mbështetje nga Ushtria e Shqipërisë dhe nga Forcat ajrore të NATO-s. Është njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më të suksesshme të Luftës së Kosovës. Në këtë betejë Ushtria Jugosllave e humbi kontrollin e kufirit KosovëShqipëri. Kjo ishte një fitore e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ajo i detyroi ushtarët serbë të largoheshin nga kufiri dhe bëri të mundur kalimin e sigurt të armëve dhe të vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë.

Beteja e Koshares zgjati nga 9 prilli deri më 10 qershor të vitit 1999, kur edhe u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës e cila i dha fund Luftës së Kosovës.

Thyerja e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të vitit 1999, shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendi të Kosovës. Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet shqiptare, të bashkuar në “Brigadën 138”, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati 100-vjeçar i vënë midis Kosovës dhe Shqipërisë. Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme të zinxhirit të pashkëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.

Fillimi i Betejës – Ofensiva e UÇK-së filloi më 9-13 prill 1999. Më 14 prill pasoi kundërofensiva jugosllave ndaj Majës Gllava. Më 10-11 maj u ndërmor ofensiva jugosllave në Rrasën e Koshares. 4 maj u zhvilluan përleshjet përreth fshatit Mërcaj. Më 19 maj u ndërmor sulmi i UÇK-së afër Junikut. Më 21 maj ndodhi zjarri miqësor i NATO-s ndaj karakollit të Koshares.

*   *   *

Më 9 prill të vitit 1999, në orën 05:00 të mëngjesit, 136 luftëtarë të UÇK-së e thyen kufirin dhe sulmuan Batalionin e 53-të kufitar të Brigadës së motorizuar jugosllave 549, e cila mbështetej nga policia serbe, nga ushtarët serbë dhe nga mercenarët rusë.

Ushtarët e UÇK-së sulmuan në 3 drejtime: Drejtimi i parë ishte drejt Rrasës së Koshares. Drejtimi i dytë ishte drejt bazës ushtarake Serbe “Karaulla”, ndërsa drejtimi i tretë ishte drejt Majës Gllava. Në atë kohë, në vijën e frontit ishin vendosur rreth 300 ushtarë serbë. Luftimet e ashpra zgjatën 6 orë. Nga ana e UÇK-së ranë dëshmorë 4 luftëtarë, ndërsa një ushtar  u plagos. Në anën e Ushtrisë Jugosllave u vranë 23 ushtarë serbë. Më vonë UÇK-ja e mori Rrasën e Koshares dhe sakaq filloi të përforcohet. Të nesërmen, më 10 prill, me mbështetjen e artilerisë, UÇK-ja arriti që ta marrë edhe Majën Gllava. Tani filloi ta bombardojë bazën ushtarake serbe të Koshares. Kjo i detyroi ushtarët serbë të largohen nga pozicionet e tyre, kështu që e braktisën bazën e tyre. Në orën 19:00 të mbrëmjes, ushtarët e UÇK-së arritën të hynin në bazën ushtarake serbe. Këtu konfiskuan një sasi armësh, uniforma ushtarake serbe si dhe rezerva ushqimore që i kishin lënë ushtarët serbë.

Pas kësaj forcat serbe u tërhoqën drejt vijës së dytë të mbrojtjes mbi bazën ushtarake. Ato pozicione ishin shumë më të lehta për t’u mbrojtur. Të nesërmen, ushtarët rezervistë serbë mbërritën për të ndihmuar ushtrinë e parë serbe. Një grup i ushtarëve të UÇK-së arritën që ta ndërpresin vijën e komunikimit jugosllav. Shkatërruan një automjet ushtarak jugosllav – transportues të blinduar. Gjatë natës, UÇK-ja e sulmoi Ushtrinë Jugosllave në Opijaz, duke u përpjekur të shkatërronte qëndresën e ushtarëve serbë, por me pak sukses. Atë natë ranë disa dëshmorë. Të nesërmen UÇK-ja përsëri i sulmoi pozicionet serbe dhe ia doli që ta thyejë qëndresën e vijës së dytë mbrojtëse të Ushtrisë Jugosllave, duke i shkaktuar humbje të mëdha në ushtarë. Ndërkohë, Ushtria Jugosllave arriti t’i sjellë forcat speciale të saj, përfshi edhe forcat e artilerisë.

Më 13 prill 1999, pati përleshje midis Ushtrisë Shqiptare dhe Ushtrisë Jugosllave në kufirin pranë Krumës.

*   *   *

Më 14 prill 1999, sikundër u tha më lartë, pasoi  kundërofensiva jugosllave ndaj Majës Gllava. Artileria e Ushtrisë Shqiptare dhe e UÇK-së vazhdoi t’i granatonte pozicionet e Ushtrisë Jugosllave nga Maja Gllava dhe nga Rrasa e Koshares. Shtabi i Ushtrisë Jugosllave vendosi të nisë një sulm të papritur ndaj UÇK-së. Më 14 prill 1999, ushtarët serbë sulmuan Majën Gllava. Distanca midis dy llogoreve të armikut nuk ishte më e madhe se 50 metra. Ushtria Jugosllave nuk arriti që ta merrte Majën Gllava dhe me humbje të mëdha, përsëri u detyrua të tërhiqet. Fronti i Majës Gllava qëndroi stabil deri në fund të luftës, pa ndonjë ndryshim në vija.

Gjatë muajit prill të vitit 1999, nuk kishte ndonjë ndryshim në vijat e frontit në Rrasën e Koshares. Të dyja palët pësuan humbje të mëdha. Shumë ushtarë serbë u vranë nga bombardimet e pandërprera të artilerisë së UÇK-së. Gjatë përleshjeve të shumta me forcat serbe, u vranë edhe shumë luftëtarë të UÇK-së.

Më 10 deri 11 maj 1999, u ndërmor ofensiva jugosllave në Rrasën e Koshares. Muaji maj 1999, filloi me disa sulme të pasuksesshme të Ushtrisë Jugosllave, në përpjekje për ta marrë përsëri bazën serbe të Koshares. Sulmet e saj nuk patën sukses për shkak të zjarrit të vazhdueshëm të artilerisë shqiptare që synonte pozicionet e tyre. Për t’i parandaluar bombardimet e artilerisë shqiptare, më 6 maj 1999 Ushtria Jugosllave u përpoq të ndërmerrte një kundërsulm në Rrasën e Koshares. Pasoi një përleshje e përgjakshme, por Ushtria Jugosllave nuk arriti që ta merrte as Rrasën e Koshares. Për të ndihmuar në stabilizimin e ofensivës në Rrasën e Koshares, më 10 maj 1999, Ushtria Jugosllave dërgoi dy tanke të modelit T-55. Kur tanket depërtuan në linjat e UÇK-së, ata përparuan mbi 100 metra në territorin e kontrolluar nga luftëtarët e UÇK-së, por falë heroizmit dhe trimërisë së luftëtarëve shqiptarë, UÇK-ja përsëri ia doli të ruante kontrollin e Rrasës së Koshares. Gjatë natës së 10 dhe 11 majit 1999, aeroplanët e NATOs hodhën dhjetëra bomba mbi trupat serbe të cilët i kishin sulmuar pozicionet e UÇK-së rreth Rrasës së Koshares. Në këto sulme të NATO-s u vranë 16 ushtarë serbë dhe një oficer, ndërsa mbi 40 të tjerë u plagosën. UÇK-ja e shfrytëzoi rastin për t’i sulmuar pozicionet e ushtarëve serbë dhe i detyroi ata të ktheheshin mbrapa.

*   *   *

 

Përleshjet pranë fshatit Mërcaj – Gjatë mesit të muajit maj 1999, Ushtria Jugosllave ndërmori operacione luftarake të shumta. Në fshatin Mërcaj, midis dy ushtrive pati luftime të përgjakshme. Në këto luftime ranë dëshmorë shumë luftëtarë të UÇK-së, por humbjet në radhët e Ushtrisë Jugosllave ishin edhe më të mëdha.

*   *   *

Sulmi i UÇK-së afër Junikut – Më 19 maj 1999, UÇK-ja i sulmoi pozicionet e forcave speciale serbe afër Junikut. Pas luftimeve të ashpra mbetën të vrarë 14 oficerë serbë, ndërsa në radhët e UÇK-së nuk pati asnjë humbje. Njëri nga të vrarët ishte mercenari rus Vitalih Bulakh Gleboviç. Prej dokumenteve të marra nga trupi i Gleboviçit rezultonte se ai ishte një oficer i Ushtrisë Ruse. Moska konfirmoi se ekzistonte një oficer me të njëjtin emër i cili ishte shkarkuar nga Ushtria Ruse për arsye shëndetësore. UÇK-ja e paraqiti këtë si provë të përfshirjes së rusëve në Luftën e Kosovës, ndërsa ambasadës ruse në Tiranë i dërgoi një letër të ashpër proteste. Për ta dorëzuar trupin e Gleboviçit të vrarë, UÇK-ja i kërkoi Moskës si kompensim  5.000 armë zjarri me municion.

*   *   *

Sulmi i gabuar i NATO-s ndaj karakollit të Koshares – Më 21 maj 1999, aeroplanët e NATO-s i bombarduan gabimisht pozicionet e UÇK-së. Nga ky sulm mbetën të vrarë 67 luftëtarë. Kjo ishte tronditja më e madhe për UÇK-në nga gabimi i aleatit të saj. Gjenerali i NATO-s Vesli Klark (Wesley Clark) kërkoi falje për këtë gabim dhe tha se kishte ndodhur pa dashje. Gjatë muajit maj, NATO-ja zhvilloi operacione ajrore kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi. Nga disa sulme ajrore pati edhe dëme kolaterale, d.m.th. u vranë edhe civilë.

*   *   *

Beteja e Koshares është një ndër betejat më të mëdha midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë së RF të Jugosllavisë. Palët në këtë betejë kanë qenë të pabarabarta, por UÇK-ja ka pasur përparësi strategjike, pasi beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë administrative. Furnizimi ka qenë në nivel, ndërsa morali i luftëtarëve ka qenë i lartë. Në radhët e Ushtrisë Jugosllave ka pasur edhe mercenarë rusë dhe mercenarë serbë. Veteranët e kësaj beteje, luftën kundër forcave ushtarake dhe policore serbe në Koshare e konsiderojnë si një betejë historike të luftës së UÇK-së.

*   *   *

Duke e siguruar Postën kufitare në Koshare, UÇK-ja bëri të mundur që nëpërmjet kësaj rruge të sigurohet një korridori nga Shqipëria. Më 26 maj 1999, shpërtheu beteja e Pashtrikut. Edhe në këtë betejë UÇK-ja korri sukses.

*   *   *

Lufta e Kosovës zgjati deri më 10 qershor 1999. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, Ushtria Jugosllave, paramilitarët dhe forcat policore serbe u larguan nga Kosova me humbje të mëdha. Si forcë paqeruajtëse hyri në Kosovë KFOR-i. Sipas kushteve të Traktatit të Kumanovës, UÇK-ja u çarmatos dhe u shpërbë. Megjithëkëtë, shumë luftëtarë të saj u larguan nga Kosova dhe iu bashkuan forcave shqiptare në Luftën e Luginës së Preshevës dhe në Luftën e 2001-shit në Maqedoni.

*   *   *

Në vitin 2005, me rastin e 6-vjetorit të Betejës së Koshares, Presidenti Ibrahim Rugova  i dekoroi Agim Ramadanin dhe Sali Çeku si heronj të Kosovës.

Në qershor të vitit 2020, për Betejën e Koshares autoritetet serbe vendosën të xhirojnë film që pritet të realizohet në vitin 2022.

*   *   *

Beteja e Koshares zgjati 67 ditë. Te të dyja palët pati humbje jete. Në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë dëshmorë 114 luftëtarë shqiptarë, ndërsa në radhët e Ushtrisë Jugosllave u vranë 108 ushtarë serbë. Në mesin e tyre edhe mercenari rus Vitalih Bulakh Gleboviç. Numri i mercenarëve rusë besohet të jetë më i madh.

Në mesin e dëshmorëve të UÇK-së në Koshare, u vranë edhe 2 ushtarë të NATO-s, francezi Arnold Pierre dhe italiani Françesko Giuzeppe. Po ashtu u vra edhe ushtari nga Maroku Muhamed Murad Ali.

Nga humbjet e Ushtrisë Jugosllave në Koshare, u konstatua se 92 ushtarë serbë u vranë nga UÇK-ja, ndërsa 16 të tjerë gjetën vdekjen nga bombardimet e NATO-s. Nga kjo del se nga radhët e Ushtrisë Jugosllave janë vrarë 108 ushtarë. Ushtrisë Jugosllave iu shkatërruan edhe 3 tanke dhe 1 transportues  ushtarak i blinduar. Këto humbje i ka pohuar edhe Serbia, në dokumentarin serb për Betejën e Koshares, të shfaqur më 9 prill të vitit 2019 në Radiotelevizionin e Serbisë (RTS1). Në këtë dokumentar, pjesëmarrësit serbë të Betejës së Koshares, flasin për tmerrin dhe për humbjet që ua kishte shkaktuar UÇK-ja si dhe për disfatën e pësuar në këtë betejë.

Sipas të dhënave zyrtare serbe, në fushëbetejat e Koshares Ushtria Jugosllave ka të vrarë 108 ushtarëArkivuar më 23 tetor 2019 në Wayback Machine

 

*   *   *

PBS raportoi pas luftës se nga sulmi ajror – i gabuar – i NATO-s janë vrarë 67 ushtarë të UÇK-së.

*   *   *

Me Betejën e Koshares janë marrë studiuesit shqiptarë si dhe studiues të huaj. Midis tyre edhe:

Di Giovanni, Janina, 2012, Çmenduri e dukshme; Një kujtim i luftës; A&C Black, f. 22;

Tronditja e UÇK-së nga gabimi i NATO-s; The Guardian, 24 maj 1999;

Çetta, Muhamet, Me UÇK-në në Koshare: nga vija e parë e frontit dhe nëpër Kosovën e pasluftës: 3 (në shqip). Prishtinë: “Faik Konica”; 2003;

Musa Gjakova, 9 prill 2017; “Rrëfimi për Kosharen”, Telegrafi.com;

Plani hapësinor Zona e mbrojtur me interes të veçantë “Beteja e Koshares”;

“Pesëmbëdhjetë vjet nga Beteja e Koshares”, Telegrafi, 9 prill 2014;

“Një kronologji e Kosovës – Lufta në EvropëFrontline – PBS“;

– Kryeministri Mustafa: Bitka kod Košare, simbol jedinstva i uzvišene žrtve za oslobođenje Kosova (Beteja në Koshare, simbol i unitetit dhe viktimat e shenjta për çlirimin e Kosovës); (E ‘morto Giuseppe Bider, papà di Francesco il battletente UCK ucciso) në Kosovë.

*   *   *

Gashi, Bahri Muharrem, Kosharja, altari i lirisë: dimensionet e luftës së Koshares dhe format e saj. Shtëpia botuese “Faik Konica”, 2006;

Smiljanić, Spasoje, Agresija NATO: ratno vazduhoplovstvo i protivvazdušna odbrana u odbrani otadžbine; 2009;

Nardulli, Bruce; Perry, Walter L.; Pirnie, Bruce R.; Gordin, John IV; McGinn, John G.; 2002, Disjointed War: Military Operations in Kosovo, 1999. Rand Corporation;

Coercive Diplomacy of NATO in Kosovo. Cambridge Scholars Publishing. 2015;

Hockenos, Paul, 2003, Homeland Calling: Exile Patriotism & the Balkan Wars. Cornell University Press;

*   *   *

Linqe të jashtme

– Jačanje upada iz Albanije; Glas javnosti, 11.11.1999; (“Intensifikimi i depërtimeve nga Shgqipëria”);

Steele, Jonathan, Ghost village marks the battle that ended the war. The Guardian. London; 17.07.1999;

“Na današnji dan počela bitka na Košaramapoginulo 108 pripadnika VJ. Građanin, 09.04. 2015; (“Ditën e sotme filloi beteja e Koshares – humbën jetën 108 pjesëtarë të UJ-së”);

Đorelijevski, Miloš, Heroji Košara: Da li je sve bilo uzalud?”; Mondo, 14.06.2016;

Kosovska vlada: Bitka na Košarama imala sveti ciljrazbijanje veštačke granice koja razdvaja Albance u dve odvojene države. KSP. 2015. (“Qeveria e Kosovës: Beteja e Koshares kishte qëllim të shenjtë – shkatërrimin e kufirit artificial që i ndan shqiptarët në dy shtete të ndara”); Arkivuar nga origjinali më 23. 06.2017; Marrë më 01.03. 2021;

Marković, Dimitrije, На данашњи дан, 9. априла 1999, био је Велики петак и почела је битка за Кошаре (видео)”. KM Novine, (09.04.2015); (“Ditën e sotme, më 9 prill 1999, ishte e premte e Madhe, kur filloi beteja për Kosharen (video);

Battle of Kosare: When 200 heroes stood against 2000 KLA and NATO soldiers. in Serbia; 12.04.2015;

Podsjećanje na 9. april 1999. – bio je Veliki petak i počeo je pakao Košara (video)”. in4s. 2015. (“Rikujtim i 9 prillit të vitit 1999 – ishte e Premte e Madhe kur filloi ferri i Koshares (video);

“У паклу Кошаранеиспричана ратна прича, Politika. 2013; (“Në ferrin e Koshares – rrëfim i panjohur nga lufta”);

Pavković otkriva kako je izgledala bitka na Košarama: NATO, OVK i albanska vojska nisu nam oteli ni pedalj zemlje!”. Srbija danas. 20.06.2017; (“Pavkoviqi flet sesi dukej Beteja e Koshares: NATO-ja, UÇK-ja dhe ushtria shqiptare nuk kanë rrëmbyer asnjë pëllëmbë toke!”;

Bitka na Paštrikubitka za Srbiju. Svedok; (“Beteja e Pashtrikut – betejë për Serbinë”; Dëshmitari); Arkivuar nga origjinali më 11.12.20217;

“Komandant odbrane Košara o najtežoj bici kopnene agresije na SRJ; Srbel.net. (“Komandanti i mbrojtjes i Koshares për betejën më të rëndë të agresionit tokësor ndaj RFJ-së”, Srbel.net); Arkivuar nga origjinali më 12.05. 2013.

*   *   *

 

Beteja e Koshares është pjesë e luftës së Kosovës. Baza ushtarake serbe “Karaulla” në Koshare u shkatërrua gjatë Luftës së Kosovës. Data e betejës, përkatësisht e luftës shtrihet në periudhën 9 prill 1999 deri më 10 qershor 1999. Beteja u zhvillua në Koshare, komuna e Gjakovës, Kosovë, kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë. Pas përfundimit të luftës, u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës. Luftën e fitoi UÇK-ja. Ushtria Jugosllave u tërhoq nga Kosharja, përkatësisht nga Kosova, me humbje dhe si humbëse.

*   *   *

Pjesëmarrës të betejës ishin Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe NATO-ja, në një anë dhe Ushtria Jugosllave dhe mercenarët rusë, në anën tjetër. Për mbrojtjen e sovranitetit të Shqipërisë ishte në gjendje gatishmërie edhe Ushtria e Shqipërisë.

Komandantë dhe udhëheqës të betejës, përkatësisht të luftës ishin Agim Ramadani, Sali Çeku, Anton Quni, Rustem Berisha, Hisen Berisha, Uesli Klark (Wesley Clark).

Njësitë pushtuese serbe drejtoheshin dhe komandoheshin prej ushtarakëve Nebojsha Pavkoviq, Dragutin Dimçevski, Vidoje Kovaçeviq, Dushko Shlivançanin, Dragan Zhivanoviq, Lubinko Gjurkoviq.

*   *   *

Në betejë, përkatësisht në luftë vepruan Grupi operativ i tretë GO-3, që më vonë u riemërua në Brigada 138 “Agim Ramadani” dhe Divizioni ajror i 82-të (ShBA).

Në anën e armikut ishin të angazhuara: njësia e Korpusit të Prishtinës, Brigada 549 e motorizuar, Batalioni kufitar i 53-të, Brigada e 125-të e motorizuar, Brigada e 63-të parashutiste.

*   *   *

Palët ndërluftuese kishin angazhuar forcat luftarake,si: Në fillim UÇK-ja kishte të angazhuar 136 luftëtarë, ndërsa në muajin maj – 2.600 luftëtarë. Për mbrojtjen e sovranitetit, Ushtria e Shqipërisë mbante në gjendje gatishmërie artileri dhe tanke. ShBA-ja vepronte me aeroplanët luftarak B-52 dhe A-10.

Armiku serb kishte angazhuar, si: në fillim 300 ushtarë. Në muajin maj, 4.000 ushtarë. Krahas tyre luftonin edhe 600 paramilitarë serbë dhe mercenarë rusë

*   *   *

Viktima dhe humbje ka pasur nga të dyja palët, si nga pala çlirimtare – shqiptare, ashtu edhe nga pala armike – serbe.

Në anën shqiptare ka pasur 114 të vrarë dhe 170 të plagosur. Në betejë u vranë edhe tre vullnetarë të huaj – një nga Italia, një nga Franca dhe një nga Maroku.

Në anën e armikut janë vrarë 108 luftëtarë, ndërsa 200 të tjerë janë plagosur. Në mesin e të vrarëve është edhe një mercenar rus. Ushtrisë Jugosllave iu shkatërruan edhe një transportues ushtarak i blinduar si dhe tre tanke.

*   *   *

Përpara marsit të vitit 1999 Ushtria Çlirimtare e Kosovës zhvilloi Betejën e Koshares, sulin në Prekaz, betejën e Bardhit të Madh, betejën e Loxhes, betejën e Glloxhanit, betejën e Junikut. Në këtë kohë armiku shkaktoi masakrën në Arbri të Epërme.

*   *   *

Për ta parandaluar tragjedinë humanitare të përmasave biblike, ndërhyri edhe NATO-ja. Armiku kishte kryer dhe vazhdonte të kryente masakër ndaj popullsisë civile shqiptare. Historia ka shënuar: masakrën e Mejës, masakrën e Reçakut, masakrën e Krushës së Madhe, masakrën e Qyshkut, masakrën e burgut të Dubravës, masakrën e Izbicës, masakrën e Podujevës, masakrën e Suharekës, masakrën e Bela Cerkës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube