Shqiptarët «duhet» të heqin dorë nga Shqipëria

Që nga thyerja e embargove gjatë luftës në Kosovës, që nga çelësi, nëpërmjet minishengenit e deri tek festivali i birrës, Shqipëria tenton tu kumtojë shqiptarëve jashtë saj një mesazh, të cilin këta jashtë siç duket nuk duan ta kuptojnë.

Nga Xhemal Ahmeti

Afera u bë e padurueshme. Reagimi i kosovarëve është i kuptueshëm. Debati në Shqipëri rreth temave se a është Arti politikë dhe ansjelltas u përngjan atyre debateve që bënin muzhikët rus pas revolucionit të Tetorit, të cilët kërkonin që edhe dhitë e tyre luftarake stepore të shpallen artefakte mobile, si barakat dhe zahiretë e Korçës. Koncepte idiotësh që rezultojnë nga diploma e tituj akademik me vlerën as sa ajo letra higjienike për… Kosmopolitizmi është kryefjala tjetër. Dhe atë si kundërarmë e nacionalizmit. Shihet se kanë ngatërruar nga njëra anë kosmopolitizmin me dashurinë binacionale dhe internacionalen famëkeqe të tipit rus dhe nga ana tjetër nacionalizmin e konsiderojnë vetëm njëdimensionalisht = s’jam ore nacionalist. Mirë de, e tjetri? Po ç’di unë.

Bashkia e Korçës ç’a është? Formacion blegtorësh apo politik? Festivali mbahet për macet apo për shtetasit, qytetarë të një polisi, bashkie? Po «kallashnikovi» është simbol i vëllazërisë ndërmjet popujve dhe motrave apo sinonim i politikës militariste sovjetike? Defincioni bazë i politikës thotë: të jenë strukturat, proceset dhe përmbajtjet që rregullojnë [të bazuara në pushtet] jetën e një bashkësie (shteti, komune, krahine, fmailje, relacioni). Vetëm ai që bën Art jashtë bashkësive (nëse e bën nga revolta është serish politik), pra në ndonjë ishull të çarë nga humaniteti dhe pushtetet e tij mund të thotë bëj art të zhveshur nga çdo shenjë, nga çdo perceptim, interpretim apo konotim politik – në këtë e sipër duhet edhe gjuhën ta flas ndryshe nga gjitha bota.

Kaq sa për artin dhe politikën.

Tash Bregovici e ka një precedent. Dy shtete ia anuluan koncertet për shkak të sjelljes dhe deklaratave të tij që u konstatuan si statemente të nacionalizmit shoven serb (pansllav rus) karshi perëndimit dhe popujve tjerë. Nga ana tjetër ai njihet se i ka qëndruar krah Millosheviqit dhe strukturave të tij, gjersa i fundit kryente gjenocide gadishullit. Dihet se ky Bregoviçi ishte i afërt me plotë që u dënuan nga Haga për krime lufte. Po u çua e gjithë Shqipëria të tentojë ta lajë nga kjo biografi politike, nuk mundet. Politikisht është i padezinfektueshëm. Me art a arsyetohet? Cili art? Ai ulurin serbisht, instrumentalizon stereotipet floskative kryqetërthor Ballkanit, funksionalizon mbetjet folklorike sllavo-orinetale të me rok-e tehno- melodira oskidentale për të zbavitur masa që dridhen si gypa jo nga përmbjatjet por nga intensiteti i zhurmës. Të flasish për Art dhe kosmopolitizëm me Bregun në qafë donë të thotë të jesh injorant dhe të kesh halle tjera, se këto që donë t’i përdorësh si maskë s’mundesh. Maska bie me djersët e para.

Atëherë ku është problemi i bashkisë korçare dhe organizatorëve? Politika dhe Arti s’mund të jenë ngase s’marrin vesh nga ato. Shihet nga mënyra e mbrojtjes = është qesharake, banale, idiote. Mesazhi që duan ta përçojnë “vllezërit e gjuhës” është ky, i cili banalçe mund të përkthehet: “ik ore shkërdhatë kosovare, kinez i qelbur se ç’më ha trapi mua se ç’te ka bërë serbi ty, ne i duam serbet, i duam më shumë se ju. Ju keni shtetin tuaj ne tonin”.

Vëlla a motër nuk bën me zor dikë. Kosovarët duhet ta lexojnë mirë këtë mesazh dhe vërtet nuk kanë pse u kërkojnë llogari: ata (shteti) edhe politikisht si ashtu moti kanë vendosur që nga çelësi e deri tek mini-shengeni, të jenë më afër serbëve se shqiptarëve jashtë kufijve të shtetit që mban emrin e këtyre. Atyre nuk u kërkohet përgjegjësi në emër të kombit, kulturës, me parulla “jemi një” se nuk duan, s’duan të jenë një. Lerëni. Kosovarët në vend se të humbin energji me gjuhënjejtit e mendësisë muzhike sllave duhet ta ndërtojnë shtetin e tyre, bashkësinë politike ku vetë i përcaktojnë rregullat se a mundet një progjenocdiash tu këndoj shesheve apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok