ÇAMËRIA, UDHA PËR TEK VETJA

Çamët dhe arvanitët me gjilpërë po ngritin një ngjitje për vete dhe atdheun!

Nga Atdhe Geci – Dortmund

Libri i Atdhe Gecit, “Çamëria, kthim në histori” i botuar këto ditë në Prishtinë ka një adresë, Pavarësinë e Çamërisë. Shkrimtari, Bedri Tahiri. e vlerësoi librin, Çamëria, kthim në histori” libër të rëndësisë së veçantë për Atdheun dhe për Kombin. Ne nuk guxojmë t´i nënshtrohemi rrethit të heshtur për të kaluarën që na i kanë marrë dhe për të tashmen që na kërkojnë të na e marrin. Ky libër prej 7 qind faqesh dhe i ilustruar me foto me ngjyra nga aktivitretet e Lëvizjes Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë, shpalon sovranitetin e fjalës së lirë dhe të veprimit intelegjentë të Lëvizjes Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë.

Libri, “Çamëria, kthim në histori”, shpalosë dhe adreson një mision dhe, një sërë problemesh të ndërlikuara të origjinës së gjuhës, të prejardhjes sonë pellazgo shqiptare, si dhe të tërësisë dhe të teritorit të atdheut tonë.

Libri, “Çamëria, kthim në histori” i Atdhe Gecit, çmonton heshtjen dhe korrupcionin e studiuesve dhe të akademikëve të korruptuar shqiptarë për Shqipërinë deri në Prevezë e më përtej…

Në librin, “Çamëria, kthim në histori”, lexuesi mund të njihet me tragjedinë e popullit të tij që nga Pellazgo-Shqiptarët e lashtë e këtej. Duart e shkronjave pellazge janë kudo në gjuhën tonë. Në këtë libër përveç shkrimeve të Atdhe Gecit, lexuesi i ka të gatshme të gjitha tekstet e traktateve, konferencave, protokolleve, e marrëveshjeve që shembën dhe copëtuan Atdheun tonë të dashur. Në kët libër lexuesi mund të lexoj, ”Himnin e Çamërisë” të autorit, Atdhe Gecit, me Kompozitor, Izet Kallabën dhe Soliste, Ylberina I. Avdylin, si dhe, tekstin e Shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë dhe Deklaratën e Pavarësisë së Çamërisë e shkrime të tjera.

Në librin, “Çamëria, kthim në histori” janë botuar shkrime të autorëve të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Libri, “Çamëria , kthim në histori”, ka shumë autorë; Naim Frashërin, Sami Frashërin, Abdyl Frashërin, Aristidh Kolën, Faik Konicën, Antonio Belushin, Ismail Kadarenë, Elena Kocaqin, Robert Elsin, Nermin Vlora Falaskin, Georg Bajronin, Georg Wiliamsin, Rasim Bebon, Xhelal Zejnelin, Rexhep Kasumajn, Resmi Osmanin, Bardhyl Maliqin, Agim Maton, Luela Miftarin, Iris Ruçin, Syleman Abazin, Theodor Pangallosin, Përparim Kabon, Kolec Traboinin, Arben Kondin, Aleksandër Lambrecin, Bilal Xhaferrin, Laurent Bicajn, Spiro Kondën, Agron Dalipajn, Idajet Jahajn dhe Atdhe Gecin etj.

Libri, “Çamëria, kthim në histori” është dhe udhërrëfyes i Lëvizjes Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë për kohët në vijim.

Dortmund, 05 . 08 . 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube