Çfarë degjenerimi kulturor dhe estetik

Nga Ndue Ukaj

Skulptura është arti i krijimit të shtatoreve, busteve, përmendoreve, kurse këto vepra të dy figurave tona historike, të vendosura dje në Prizren, janë krejt e kundërta e artit dhe nuk u shërebjnë qëllimeve për çka janë vendosë aty.

Këto punime, nuk shprehin kurrfarë bukurie estetike dhe rrjedhimisht nuk e fisnikërojnë qytetin e as s’e ndihmojnë qytetërmin.

Këto punime, pa shije, pa bukuri, me një kompozicion krejt të deformuar, shprehin gjendjen e mjerë psikologjike të shoqërisë sonë të katandisur keq në amulli dhe mjegull mendore.

T’i shikosh këto pseudo vepra artistike, nuk mund të mos pësherëtish thellë nga trishtimi. Sepse, këto vepra të shëmtura, mjerisht bëhen burim i deformimit dhe shëmtimti të shijeve estetike për breznitë e reja.

Ngarendja m’ i mbushë sheshet dhe rrugët me shëmti të tilla estetike, duhet të ndalet. Përmendoret, shtatoter, bustet, duhet të jenë shprehje e bukurisë dhe njerëzit kur të kalojnë pranë tyre duhet të ndjehen të kënaqur, të joshur, pra të pasurohen shpritërisht dhe estetikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube