Cisco Networking AcademyProgram

Cisco Systems është udhëheqës botëror në teknologjinë e rrjeteve kompjuterike dhe Internetit. Më 1997, duke pasur parasysh se bota e rrjeteve, po bëhej gjithnjë e më e ndërlikuar dhe më dinamike dhe nevoja për profesionalistë me kualifikim të lartë në lëmin e rrjeteve kompjuterike po rritej furishëm, Cisco reagoi me lansimin e programit të Cisco Networking Academy program (CNAP).

Sot, me mbi 500.000 studentë dhe 25.000 akademi në mbarë botën, programi i Cisco Networking Academy është një ndër komunitetet më të mëdha të “mësimit elektronik” të njohur si e-learning. Programi shfrytëzon metodat e mësimit dhe vlerësimit të dijes on-line për t’í përgatitur studentët për çertifikim të pranuar nga industria. Qofshin synimet e juaja të drejtuara nga shkollimi/trajnimi i mëtejshëm apo nga tregu i punës, programi i akademisë ju ofron shkathtësitë dhe vetëbesimin e nevojshëm.

Kurikullumi dhe kurset e akademisë

Përveç kursit kryesor 4 semestral për disenjimin, mirëmbajtjen dhe ndërtimin e rrjeteve kompjuterike, që përgatitë studentët për Cisco Certified Network Associate (CCNA) certifikim, kurikullumi i akademisë ofron edhe IT kurse të tjera. Që nga janari 2001, ofertat e kurseve të Ciscos janë zgjeruar për të përfshirë kurikullume të sponzoruara nga partnerët e ekosistemit të Ciscos. Cacttus është i licencuar të ofroj këto kurse të sponzoruara.

  • IT Essentials I: PC Hardware and Software , i sponzoruar nga Hewlett-Packard
  • IT Essentials II : Network Operating Systems , i sponzoruar nga Hewlett-Packard;
  • Fundamentals of UNIX , i sponzoruar nga Sun Microsystems.
  • Fundamentals of Wireless LAN.

Per me shume informacion per kete kurs ju lutem na kontaktoni

http://www.merbraha.com/contact.php

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube