Dashuria për këngën – çelësi i sukseseve të këngëtares Mejreme Kurti …

Intervistë

Nga Hasan Hasanramaj

Mejreme Kurti  është këngëtarja e mirënjohur në botën shqiptare dhe ma larg  e cila me këngët e saja të bukura ka prekur në masë të madhe në zemrat dhe shpirtra  publikun shqiptarë në të gjitha trojet e botës shqiptare, e cila ka arritur të grumbullojë çdo ditë e më tepër klikime të shumta. E gjithë kjo ka ardhur falë bukurisë dhe interpretimeve të veçanta të saj e cila në shumë festivale, koncerte  dhe manifestime të tjera popullore shqiptare  ka arrit të fitojë simpatinë e madhe dhe çmime të shumta si femër dhe si këngëtare shqiptare. Në këtë reportazhe , Mejrem Kurti na foli për pasionin e saj profesionale, për këngën folklorike dhe atë popullore, për  planet e saja në të ardhmen dhe shumë çështje të tjera. Kjo këngëtare e mirënjohur në botën shqiptare dhe me larg ka një vajzë e cila quhet Aroma dhe  bashkëshortin  Vaitin i cili  është me i merituari  i të arriturave të  kësaj këngëtare dhe pikërisht këtë suksese kjo këngëtare ia  kushtoi familjes së saj në Shqipëri dhe bashkëshortit të sajë. Në bisedën që e zhvilluam me te  që çka mbeti e shkruar  në bllokun tonë gazetaresk:

– Kur keni fillua të këndoni  dhe nga kush është zbuluat talenti i juaj si këngëtare dhe cili  është çelësi i sukseseve të juaja?

Mejreme Kurti:  Kjo  këngëtare qysh në bankat e shkollës fillore  u vrenjtë talenti i saj i rrallë që kishte për muzikën, e sidomos për  çiftelinë dhe këngët folklorike burimore  shqiptare. Pasioni të kjo  artiste të mirënjohur  sa vinte dhe shtohej me performancat e saja në festa shkollës, të kooperativave dhe mjediset tjera brenda Shqipërisë. Atë  kohë në moshën saj të rinisë merrte pjesë në Ansamblin Folklorik te këngëve dhe të valleve në Mat, ku e zë vendin si këngëtare-soliste pranë këtij  Ansambli e cila  aktivitetin  e saja e zhvilloi anë e kënd Shqipërisë dhe trojeve tjera shqiptare dhe në diasporë- ku pas një kohe  të shkurtë  e shohim një ngritje të karrierës së saj e cila merr rrugëtimin edhe jashtë kufijve te Shqipërisë drejt Evropës dhe  në koncertet dhe festivalet në qytetet e  Maqedonisë – pikërisht në qytetin e Tetovës, ku edhe u martua.

– Keni këndua këngë të shumë – cila  pre tyre e keni  veçua si   suksesin e juaj në skenën shqiptare dhe atë ndërkombëtare ?

Mejreme Kurti:  Kam këndua  shumë këngë secila me të bukur se tjetra, për mua dhe publikun shqiptar të cilët i vlerësoj  me ndryshe  qofte nga tematika e tekstit muzikës e gjithë çka ka brenda tyre. Unë  si këngëtare e  muzikës popullore dhe asaj folklorike pëlqej të gjitha këngët  e pasteta  shqipe. Por, me shpirt e zemër e këndoi  këngën  kushtua rrugës së kurbetit me titullin “Pa bukë në sofër”. Kjo këngë e prek çdo familje shqiptare dhe çdo adhurues të këngës popullore në  zemër dhe shpirt  si e tillë është  shume  mirëpritur nga adhuruesit e muzikës popullore kudo që janë. Veçoj edhe këngën “Katër motra -katër bija”, këngët e shumta kushtua bashkimit kombëtar e të tjera. Thuaj të gjitha këngët e mija- na tha në vazhdim Kurti kanë të bëjnë me atdheut dhe popullit  shqiptar. Po mos të distancohem edhe  nga shume e shume këngë tjera lirike …

– Ju keni këndua brenda dhe jashtë vendit për publikun shqiptar kudo që keni qenë – ku qëndrojnë  sukseset që jeni bërë e mirëpritur për publikun shqiptar?

Mejreme Kurti: Bashkë me jetën  e cila ma dhuroi  talentin. Më dha intuitën të kuptoj situatat, ndryshimet e viteve, të kuptoj publikun, sepse edhe intuita është pjesë e punës sime. Pra, nuk mjafton të kesh një zë. Ose të dish të këndosh. Unë jam njeri dhe mundohem të kuptoj veten çfarë jam. Kam këndua  shumë këngë secila me bukur së tjera, për mua dhe publikun të cilat janë të mira të gjitha. Unë po të mos kisha publik, për kë do të këndoja?  Punoj shumë. Nuk kënaqëm kurrë më çfarë kam arritur. Jam gjithmonë në kërkim të  ndonjë risie . Pra, nuk mjafton të kesh një zë. Ose të dish të këndosh.

 –  Cili  është mendimi i juaj për këngëtaret e rinj shqiptar?

Mejreme Kurti:  Te gjithë jemi njësoj, nuk dëshiroj të flas për tjerët, sepse natyra dhe etika e punës sime si këngëtare është e tille që edhe të tjerët duhet shpalosin  talentin e tyre, për me tepër tu jepet hapësirë për të dalë në skenë para publikut pse jo.

–  A është i bukur profesioni i juaj si këngëtare e muzikës folklorike dhe asaj popullore?

Mejreme Kurti:  Po e dua shume, e sidomos jetën  e bukur, kur çdo moment jam  me këngën. Avantazhi që kemi në autorët pak më të vjetër është se kemi shumë përvojë, gjë që i pengon pak të rinjtë, por siç e thashë, ne jemi të ndryshëm dhe kjo gjë më mban edhe mua në lëvizje të vazhdueshme, me  rryma të ndryshme,  sepse siç e thashë më lart, njeriu ka nevojë, të këndoi, të qeshë e të qajë e të ledhatojë dhe  të kërcejë e të grindet  ndonjëherë.

–  A keni bashkëpunua dhe a bashkëpunoni me persona të shumet të muzikës popullore dhe cila është përkrahja e tyre për ju?   

Mejreme Kurti: Kam bashkëpunua dhe bashkëpunoi me shume koleg e kolege, me tekst-shkrues dhe kompozitore nga te gjitha trevat shqiptare, ku ka shqiptarë, nga të cilët  kam pas dhe  kam përkrahjen dhe bashkëpunimin e tyre  të përhershme nga secili në maksimum. Avantazhi që kemi në autorët pak më të vjetër është se kemi shumë përvojë, gjë që i pengon pak të rinjtë.

  –  Cila janë planet e juaja për të ardhmen?

Mejreme Kurti: Planet e mia si këngëtare për të ardhmen janë  që të merrem me muzikën për të cilën i kam hartua tri projekte të reja të cilat i kam fillua  dhe së shpejti do të jenë gati për dashamiret dhe adhuruesit e këngës së bukur popullore. Sigurisht nuk mund ti nxjerrë të gjitha këngë për  një ditë. Me radhë, publiku do të shijojë disa këngë që do të pëlqehen nga adhuruesit e muzikës popullore kudo që janë …

Këngëtarja Mejreme Kurti me bashkëshortin Vaitin dhe vajzën bukuroshe Aromën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube